Vitamin C (ampula) Reviewed by Momizat on . Vitamin C (ampula) 1. ÇFARË ËSHTË VITAMIN C TRETËSIRË PËR INJEKSION DHE PËR ÇFARË PËRDORET PËRMBAJTJA Forma Farmaceutike dhe përmbajtja: tretësirë për injeksion Vitamin C (ampula) 1. ÇFARË ËSHTË VITAMIN C TRETËSIRË PËR INJEKSION DHE PËR ÇFARË PËRDORET PËRMBAJTJA Forma Farmaceutike dhe përmbajtja: tretësirë për injeksion Rating: 0
You Are Here: Home » V » Vitamin C (ampula)

Vitamin C (ampula)

Vitamin C (ampula)

1. ÇFARË ËSHTË VITAMIN C TRETËSIRË PËR INJEKSION DHE PËR ÇFARË PËRDORET

PËRMBAJTJA

Forma Farmaceutike dhe përmbajtja: tretësirë për injeksion. 5 ml tretësire për injeksion përmbajnë 500 mg acid askorbik.

PARAQITJA
Tretësirë e kthjellët, gati e pa ngjyrë, në të verdhë të shëndritshme.

SI VEPRON VITAMIN C
VITAMIN C ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe ripërtrirjen e indeve, siç janë eshtrat, dhëmbët, si dhe enët e gjakut.
Eksitojnë të dhëna që Vitamina C merr pjesë në reaksionet e stresit si dhe shfaq edhe veti antioksidative.

KUR PËRDORET VITAMIN C
VITAMIN C përdoret në parandalimin e shfaqjes dhe në shërimin e skorbutit, mungesës së vitaminës C në organizëm.

2. ÇFARË DUHET TË DIJMË PARA SE TA MARRIM BARIN VITAMIN C
Paralajmëroni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, nga ndonjë çrregullim të metabolizmit, nëse jeni të mbindjeshëm në barna apo keni pasur ndonjëherë reaksione mbindjeshmërie prej ndonjë bari.

VËREJTJE DHE KUJDES
Para përdorimit të barit, paralajmëroni mjekun tuaj nëse: keni tepricë oksalatesh në urinë për shkak të mundësisë së formimit të gurëve në veshka, nëse keni mungesë enzyme glukozo-6-fosfat dehidrogenaza, nëse punoni disa nga testet laboratorike (përcaktimi i glukozës, acidit uric, kreatininës, gjakderdhje të padukshme dhe etinilestradiol).

APLIKIMI I BARIT VITAMIN C GJATË SHTATZANISË DHE GJIDHËNIES
Para se të filloni të merrni VITAMIN C ampula konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.
Në doza të zakonshme Vitamina C mund tju jepet shtatzanave dhe nënave gjatë gjidhënies. Dozat më të larta se 1g nuk duhet të merren gjatë kohës së shtatzanisë për shkak se nuk është vërtetuar veprimi i dozave më të larta tek fetusi.
Nëse shtatzënia merr më shumë se 5g Vitamin C në ditë mund të arrijë deri te aborti.

NDIKIMI I VITAMIN C NË NGARJEN E AUTOMJETIT DHE DREJTIMIN E MJETEVE TJERA MOTORIKE
Vitamina C nuk ndikon në aftësitë psiko-fizike të pacientit.

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME PËR DISA NGA SUBSTANCAT NDIHMËSE TË BARIT
Natrium-metabisulfiti (E 223) rrallë herë mund të shkaktojë reaksione të rënda hipertensive dhe bronkospazëm.

MARRJA ME BARNA TJERA
Keni parasysh se këto informacione mund të vlejnë edhe për barna që tani më nuk i pini, si dhe në barna që planifikoni ti merrni në të ardhmen. Paralajmëroni mjekun apo farmacistin tuaj nëse merrni apo deri dikur keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë këtu barna tjerë, përfshirë këtu edhe barnat që merren pa recetë të mjekut. Tregoni mjekut tuaj nëse merrni paracetamol, hekur, flufenazin dhe varfarin.

3. SI PËRDORET BARI VITAMIN C?
Mjeku juaj do të vendosë kur dhe sa injeksione VITAMIN C do të duhet të merrni.
Doza e zakonshme është 1 ampulë (500mg) në ditë në mënyrë intramuskulare apo intravenoze.
Nëse mendoni se bari VITAMIN C vepron shumë fortë apo shumë e dobët në organizmin tuaj atëherë drejtohuni mjekut apo farmacistit tuaj.

4.EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si të gjithë barnat tjera, ashtu edhe VITAMIN C mund të shfaqë reaksione të padëshiruara.
VITAMIN C zakonisht tolerohet mirë. Gjatë marrjes së VITAMIN C mund të shfaqet: diarre, formimi i gurëve oksalate, disbalancim i ujit dhe elektroliteve, anemi hemolitike, vështirësi në lëvizje të spermatozoideve nëpër qafën e mitrës.
Nëse vëreni ndonjë shenjë e cila mund të ishtë reaksion ndaj VITAMIN C e që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzim, lajmëroni mjekun tuaj.

5.SI TË RUHET BARI VITAMIN C

AFATI I PËRDORIMIT
2 vjet.
Bari nuk duhet të përdoret pas skadimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim!

RUAJTJA
Fëmijët të mos kenë arritje në këtë bar!
Të ruhet në temperaturë prej deri 25°C, i mbrojtur nga drita, në paketim origjinal.

KATEGORIA LIGJORE E BARIT
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top