Vitamine B kompleks Reviewed by Momizat on . VITAMINE B KOMPLEKS drazhe   FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e VITAMINE B KOMPLEKS drazhe   FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e Rating: 0
You Are Here: Home » V » Vitamine B kompleks

Vitamine B kompleks

VITAMINE B KOMPLEKS
drazhe

vitamine b kompleks

 

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këte fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet, ose në qoftë se vereni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fleteudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues do të lexoni:

  1. Çfare është VITAMINE B KOMPLEKS dhe përse përdoret
  2. Përpara se të merrni VITAMINE B KOMPLEKS
  3. Si ta merrni VITAMINE B KOMPLEKS
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani VITAMINE B KOMPLEKS
  6. Informacion mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË VITAMINE B KOMPLEKS DHE PËRSE PËRDORET

Vitamine B kompleks merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Pamjaftueshmëria e ndonjërës prej këtyre vitaminave ose rritja e nevojave për to, shkakton një kërkesë më të madhe për të gjithë vitaminat e këtij grupi.

Vitamine B kompleks — drazhe është përdorur ne:

  • profilaksinë dhe mjekimin e hipovitaminozës B dhe të avitaminozës;
  • rritjen e nevojave për vitaminat e kompleksit B ( si p.sh., rritja dhe zhvillimi i fëmijëve, periudha e shtatzanisë dhe e ushqyerjes se fëmijëve me gji );
  • çrregullimet e përthithjes së vitaminave në sëmundje te ndryshme të aparatit tretës dhe në sëmundje të mëlçisë;
  • beriberi;
  • neuralgji;
  • neurodermatoza.

2. PËRPARA SE TË MERRNI VITAMINË B KOMPLEKS

Mos merrni Vitamine B kompleks dhe thuajini mjekut tuaj në qoftë se:

  • keni mbindjeshmëri të njohur ndaj kompleksit të vitaminës B.

Në këto raste konsultohuni me mjekun tuaj ose shkoni direkt në spital.

Tregoni kujdes të veçantë me Vitamine B kompleks.

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se te merrni Vitamine B kompleks.
Gjatë përdorimit të vitaminës B kompleks urina mund të marrë ngjyrë portokalli, për shkak të pranise së riboflavinës.

Marrja e barnave të tjera:

Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Vitamine B kompleks.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë edhe ato të marra pa recetë.

Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Vitamine B kompleks në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetët gjatë traitimit sepse:

  • përdorimi i njëhershëm i vitaminës B kompleks dhe i levodopës mund të shkaktoje uljen e efektit të këtij të fundit ( për shkak të piridoksinës ).

Shtatzania dhe ushqimi me gji

Kërkoni këshillën e mjekut ose të farmacistit tuaj përpara se të merrni këtë bar.

Shtatzania

Rreziku në shtatzani: Kategoria C.
Deri tani nuk janë kryer studime në gratë shtatzëna, tek njerëzit dhe as tek kafshët.
Rekomandohet që te merret vetëm në rastet kur përfitimet janë më te mëdha sesa risqet për fetusin.

Gjidhënia

Përbërësit e vitaminës B kompleks jashtëqiten përmes urinës dhe një pjesë me qumështin e gjirit. Vitamina B kompleks duhet marrë gjatë yshqyerjes me gji të foshnjës pas rekomandimit të mjekut.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive

Nuk ndikon në aftësinë e drejtimit të automjetit, për këtë arsye mund të merret pa problem nga pacientët.

3. SI TA MERRNI VITAMINË B KOMPLEKS

Gjithmonë merreni Vitamine B kompleks sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose me farmacistin tuaj.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Vitamine B kompleks janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose me farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të merren nga goja me të paktën një gotë ujë ( me 250 ml ujë ).
Ju këshillojmë që të mos merrni pije alkoolike gjatë kohës që merrni këtë bar.

Dozimi: 

Të rriturit 1 – 2 drazhe, 2- 3 herë në ditë.

Fëmijët nga 5- 14 vje9: 1 drazhe, 1 herë në ditë.

Në qoftë se keni marrë më shumë VITAMINE B KOMPLEKS:

Nuk ka të dhëna për mbidozimin nga Vitamine B kompleks.

Në qoftë se keni harruar të merrni VITAMINE B KOMPLEKS:

Në qoftë se harroni të merrni një dozë Vitamine B kompIeks ( ose më shumë doza ), merrni dozën pasardhëse kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose më të madhe ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi perdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË VITAMINE B KOMPLEKS

Si të gjithë barnat e tjera. Vitamine B kompleks mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston ato.
Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve anësore të mundshme.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Disa efekte anësore mund të shfaqen në fillim të trajtimit dhe të zhduken spontanisht gjatë vazhdimit ë trajtimit.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të poshtëshënuara përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju Iutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.
Vitamine B kompleks shfaq efekte anësore në rasta tepër të rralla dhe në personat e ndjeshëm.
Tek këta persona mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie.

5. SI TA RUANI VITAMINË B KOMPLEKS

Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Vitamine B kompleks pas datës së skadencës e cila është shënuar në paketim.
Ruajeni nën temperaturën 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia!

6. INFORMACION I MËTEJSHËM

Çfarë përmban VITAMINË B KOMPLEKS

Lëndët vepruese jane:

Tiaminë klorhidrat, piridoksinë klorhidrat, riboflavine dhe nikotinamid.
Çdo tabletë përmban 5 mg liaminë klorhidrat, 2 mg piridoksinë klorhidrat, 2 mg riboflavinë dhe 30 mg nikotinamid.

Përbërësit e tjerë janë:

pantotenat kalçiumi, celuioze mikrokristalore, laktozë, xhelatinë, stearat magnezi, glikolat natriumi i amidonit, masë drazhifikuese ( për veshjen e tabletës ).

Përmbajtja e paketimit

Forma e paketimit: kuti me 30 ose 60 tableta.                                                                         PROFARMA

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top