VITAMINE C 100mg Profarma Reviewed by Momizat on . VITAMINE C — Tableta - 100 mg  FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e bar VITAMINE C — Tableta - 100 mg  FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e bar Rating: 0
You Are Here: Home » V » VITAMINE C 100mg Profarma

VITAMINE C 100mg Profarma

VITAMINE C — Tableta – 100 mg 

vitamine c profarma

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përseri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Vitamine C dhe për çfarë përdoret .
  2. Përpara se të merrni Vitamine C.
  3. Si ta merrni Vitamine C.
  4. Efekte anësore të mundshme.
  5. Si të ruani Vitamine C.
  6. Informacion i mëtejshëm.

1.ÇFARË ËSHTË VITAMINE C DHE PËRSE PËRDORET
Vitamine C është një vitaminë e tretshme në ujë thelbësore për sintezën e kolagjenit dhe materialit ndërqelizor.

Vitamine C indikohet në:

  • parandalimin dhe trajtimin e skorbutit;
  • parandalimin dhe trajtimin e situatave që kërkojnë një sasi më të madhe të vitaminës C të tilla si: shtatzania dhe ushqyerja me gji, hipertiroidizmi infeksione mesatare ose të rëndë, hemorragji nga gingival, methemoglobinemi, shërimin e plagëve;
  • acidifikimin e urinës.

Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Vitamine C për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Vitamine C.

2. PËRPARA SE TË MERRNI VITAMINE C

Mos merrni Vitamine C në qoftë se:

  • vuani nga mbindjeshmeria ndaj acidit askorbik ose ndaj përbërësve të tjerë të formulës;
  • vuani nga hiperoksaluria.

Tregoni kujdes të veçantë me Vitamine C

Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Vitamine C në qoftë se:

  • jeni trajtuar për një kohë të gjatë me acid askorbik sepse kjo mund të çojë në një rritje të metabolizmit të barit (“rrethana sistemike”) dhe mund të shfaqet skorbuti në periudhën kur marrja e vitamines C reduktohet në sasi normale. Marrja e dozave të mëdha të vitaminës gjatë shtatzanisë ka rezultuar në neonatë të cilët vuajnë nga skorbuti.
  • keni një predispozitë gjenetike për hemokromatozë sepse në këtë rast mund të kemi një risk të shtuar të absorbimit më të madh të hekurit. Mund të shtojmë se natyra e fortë prooksiduese e kompleksit hekur-askorbat shton shqetësimet që lidhen me konsumimin e suplementeve të vitaminës C nga individët që kanë depozita të mëdha të hekurit në organizëm të cilat mund të kontribuojnë në dëmtime oksidative in vivo. Acidi askorbik i marrë nga dieta mund të shtojë absorbimin intestinal të hekurit johemik.
  • keni neonatë të cilët vuajnë nga defiçienca e glukoze-6-fosfat dehidrogjenazës sepse ekziston risku i hemolizës.

Marrja e Vitamine C me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Vitamine C mund të administrohet në mënyre të sigurtë tek gratë shtatzëna ose tek ato që ushqejnë ende me gji foshnjen e tyre nëse përdoren dozat e rekomanduara nga mjeku. Ky bar e kalon placentën. Përqëndrimi i acidit askorbik në qumështin e gjirit është 30 — 55 mg/I.
Nëse merren dozat e rekomanduara të Vitamine C mund të vazhdohet ushqyerja me gji gjatë kohës së trajtimit me ketë preparat.

Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Vitamine C.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Vitamine C në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.

Kini kujdes kur merrni Vitamine C së bashku me:

  • 30 mg hekur sepse vitamina C rrit përthithjen e hekurit nga trakti gastro-intestinal;
  • aspirinën sepse vihet re rritja e ekskretimi urinar të acidit askorbik dhe zvogëlohet ekskretimi i aspirinës;
  • salicilatet sepse këto të fundit inhibojnë kapjen e acidit askorbik nga leukocitet dhe nga pllakëzat e gjakut (trombocitet) kështu që kemi rritje të përqëndrimit plazmatik të acidit askorbik;
  • varfarinën sepse kemi një ulje të efektit antikoagulant të kësaj të fundit;
  • flufenazinën sepse marrja e njëkohshme çon në një renie të përqëndrimit plazmatik të kësaj të fundit.

Përsa i përket Vitamine C për të acidifikuar urinën është vënë re se acidifikimi i urinës mund të përndryshojë ekskretimin e barnave të tjera.

3. SI TA MERRNI VITAMINE C
Gjithmonë merreni Vitamine C sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Vitamine C janë shumë të fortë ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë ujë (200-250 ml ujë).

Tabletat e Vitamine C disponohen në formëdozën: 100 mg ose 500 mg.

Tretësira për injeksion e Vitamine C disponohet ne formëdozën: 100mg në ampula qelqi të errëta 2ml.

Dozimi jepet si më poshtë:
Për parandalimin e defiçiencës rekomandohen 25 — 75 mg në ditë, ndërsa per trajtimin e defiçiencës së vitaminës C rekomandohen 250 mg ose më shumë në ditë.

Zakonisht rekomandohen:

Nga goja. Për të rriturit: 300 — 500 mg, 2 — 3 herë në ditë.

Për fëmijët: 50 — 100 mg, 2 — 3 herë në ditë.

Me injektim nën lëkurë, në muskul ose në venë: 150 — 300 mg që mund të shkojë edhe deri në 500 mg në ditë, në varësi nga patologjia.

Në qoftë se keni marrë më shumë Vitamine C
Në qoftë se keni marrë më shumë Vitamine C se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.
Pas një trajtimi afatgjatë me doza të larta të vitaminës C (10 g në ditë), metaboliti kryesor i saj, oksalati, mund të shkaktojë formimin e gurëve në veshka.
Dozat shumë të larta të vitamines C mund të çojnë në çrregullim të ekuilibrit ujoro — elektrolitik, shtim të shkatërrimit të eritrociteve dhe frenim të aktivitetit të kobalaminës.
Gjithashtu dozat e larta të vitaminës C mund të interferojnë me antikoagulantët dhe mund të pengojnë ekskretimin e disa barnave të administruara njëkohësisht me të.

Në qoftë se keni harruar të merrni Vitamine C
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË VITAMINE C
Si të gjithë barnat e tjera Vitamine C mund të shkaktojë efekte anësore megjithëse jo çdokush i manifeston.
Vitamine C tolerohet mirë në dozat e rekomanduara.

Njoftoni mjekun tuaj për efektet anësore të mëposhtme që mund t’ju shfaqen:

  • çrregullime gastrointestinale të tilla si: diarrea;
  • hiperoksaluri dhe formim i gurëve në veshka si rezultat i precipitimit të oksalateve të kalçiumit;
  • tolerancë ndaj barit si rezultat i trajtimit per një kohë të gjatë me të:
  • hemolizë në qoftë se vuani nga defiçienca e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës;
  • erozion i zmaltit të dhëmbëve për shkak të marrjes së tabletave të acidit askorbik që përtypen për një periudhë 3 vjeçare (tabletat ulin pH e pështymës deri në ato vlera në të cilat kalçiumi largohet nga zmalti i dhëmbëve).

Për shkak se acidi askorbik është një agjent i fuqishëm reduktues interferon me testet laboratorike që përfshijnë reaksionet e oksidimit dhe ato të reduktimit.
Mund të dalin rezultate fals-negative të analizave të plazmës, feçeve ose mostrat e urinës që varen nga faktorë të tille si: doza e acidit askorbik dhe metodat specifike të përdorura.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.
Kur shfaqet ndonjë nga efektet anësore të mësipërme mjekimi me Vitamine C duhet ndërprerë dhe ju duhet të këshillloheni me mjekun ose me farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI VITAMINE C
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Vitamine C pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Ruajeni nën temperaturën 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia.

6.INFORMACION I MËTEJSHEM

Çfarë përmban Vitamine C
Lënda vepruese është: Acid askorbik .

Çdo tabletë përmban: Acid askorbik 100 mg ose 500 mg .

Përbërës të tjerë : acid tartrik, laktoze monohidrat (Tablettose 100), celulozë mikrokristalore (Vivapur 102), acid stearik, talk, glikolat natriumi i amidonit.

Çdo ampulë 2ml përmban : Acid ascorbik 100 mg.
Përberës të tjerë metabisulfit natriumi , bikarbonat natriumi, sulfit natriumi anhider, ujë për injeksion aq sa duhet.

Përmbajtja e paketimit
Tableta Vitamine C — 100 mg: Kuti me 60 tableta.
Tableta Vitamine C — 500 mg: Kuti me 30 tableta.
Tretësira për injeksion — Vitamine C — 100mg – ampulë e errët x 2 ml — kuti x 10 ampula dhe kuti x 100 ampula (përdorim spitalor).

Mbajtësi i autorizimit të tregtimit dhe prodhimit PROFARMA Sh.a. Rruga “Myslym Keta” Tel. Fax.: ++355 42 362 800 Tiranë – ALBANIA.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top