Vitamine E Reviewed by Momizat on . VITAMINE E Përgatesë vitaminike Drazhë lnjeksion   Përbërja 1 drazhë përmban : Lëndë aktive : 10 mg alfa - tokoferol acetat ( vitaminë E ). Lëndë joaktive VITAMINE E Përgatesë vitaminike Drazhë lnjeksion   Përbërja 1 drazhë përmban : Lëndë aktive : 10 mg alfa - tokoferol acetat ( vitaminë E ). Lëndë joaktive Rating: 0
You Are Here: Home » V » Vitamine E

Vitamine E

VITAMINE E
Përgatesë vitaminike
Drazhë
lnjeksion

vitamin e

 

Përbërja
1 drazhë përmban : Lëndë aktive : 10 mg alfa – tokoferol acetat ( vitaminë E ).
Lëndë joaktive :Amidon, laktozë, xhelatinë, aerosil, talk, stearat magnezi masë drazhifikuese.
1 ampulë 1 mL përmban : Lëndë aktive: 30 mg alfa -tokoferol acetat (  vitaminë E ) ( tretesirë vajore për injeksion 3% ).
Lëndë joaktive : Hidrokinon , vaj farmaceutik aq sa duhet.

Veprimet
Vitamina E bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrna.
Me termin vitaminë E kuptohet një numër i madh komponimesh natyrore ose sintetike.
Lëndët më të rëndësishme janë tokoferolet, nga të cilat alfa – tokoferolet janë më vepruesit dhe më të përhapurat në natyrë; lëndë të tjera të grupit të tokoferoleve janë: beta gama-dhe delta-tokoferolet, por këto nuk përdoren ne terapi, ndonëse janë të pranishme në produktet ushqimore.
Një grup tjetër lëndësh që kanë veprimtarinë e vitaminës E janë tokotrienolet.
Tokoferolet janë përftuar edhe me sintezë, ndonëse alfa – tokoferofi sintetik ( d – alfa – tokoferoli ) ka një veprimtari biologjike më të ulët se tokoferoli i veçuar nga burimet natyrore ( d-alfa-tokoferoli ).
Rol parësor i vitaminës E është parandalimi i oksidimit të acideve yndyrore të pangopura.
Vitamina E bashkëvepron me rrënjët ( radikale ) e lira, të cilat janë shkaku i dëmtimit oksidues të membranës qelizore.
Pamjaftueshmëria e vitaminës E shfaqet kur dieta ushqimore është e papërshtatshme, ndonëse kjo pamjaftueshmeri është e rrallë.
Në fëmijët me çrregullime të bashkëlindura, si psh. fibroza cistike ose atrezia biliare, keqpërthithja e yndyrnave mund të shpjerë në pamjaftueshmëri të vitaminës E; në mënyrë të ngjashme kjo pamjaftueshmën mund të shfaqet në fëmijët me çrregullime të transportit të lipideve, siç është psh. abetalipoproteinemia.
Përqëndrime të ulëta të vitaminës  E janë gjetur në foshnjat e lindura para kohe ose të lindur me peshë shumë të ulët.
Shenjat kryesore të pamjaftueshmërisë së vitaminës E janë çrregullimet miopatike dhe neurologjike.

Farmakokinetika
Përthithja e vitaminës E nga aparati tretës varet nga prania e lëngut biliar dhe nga funksioni pankreatik normal.
Sasia e vitaminës E të përthithur ulet me rritjen e dozës.
Ajo hyn në rrymën e gjakut përmes kilomikroneve të limfës dhe shpërndahet gjërësisht në të gjitha indet dhe ruhet në indin dhjamor.
Një pjesë e vitaminës E metabolohet në mëlçi në glukuronide të acidit tokoferonik dhe të gama – laktonit të tij.
Jashtëqitet përmes urinës, por shumica e dozës së marrë jashtëqitet ngadalë përmes tëmthit.
Vitamina E shfaqet në qumështin e gjirit, por ajo e kalon pak placentën.

lndikimet
Parandalim dhe mjekim i pamjaftueshmërisë së vitaminës E, që shfaqet si rezultat i keqpërthithjes, të shkaktuara nga fibroza cistike, kolestaza kronike dhe abetalipoproteinemia.
Në literaturë  përshkruhen edhe indikime të tjera për të cilat nuk ka të dhëna shkencore që të vërtetojnë vlerën e tyre.
Nga këto indikime mund të përmenden: rrezik aborti ose rrezik lindjeje para kohe, disa çrregullime të ciklit menstrual, oligospermi, astenospermi, sterilitet mashkullor, miopati, enurezë e natës, sindrom astenik neurotonik, distrofi muskulore parësore; si ndihmës në disa çrregullime endokrine, si psh. hipogonadizëm, tirotoksikozë.

Kundërindikimet
Mbindjeshmën e njohur ndaj vitaminës E.

Përkujdesjet
Ka të dhëna se vitamine E e shton rrezikun e trombozës në të sëmurët e predispozuar për këtë patologji, përfshirë këtu edhe të sëmurët që përdorin estrogjenë, çka duhet pasur parasysh edhe për gratë që përdorin kontraceptivë që merren nga goja e që përmbajnë estrogjenë.
Në fëmijët e lindur para kohe, me peshë të ulët ( më pak se 1.5kg ) është vërtetuar një incidencë e lartë e enterokolitit nekrotizues.
Dozat e larta të acetatit të tokoferolit nuk duhen përdorur gjatë periudhës së shtatzënisë, sidomos gjatë tremujorit të parë.

Efektet e padëshirueshme
Kur përdoren doza të larta mund të shfaqen diarre dhe dhembje barku.

Ndërveprimet
Vitamine E mund t’i antagonizojë efektet e vitaminës K, çka mund ta rrisë kohën e koagulimit në të sëmurët e predispozuar, siç janë edhe ata që përdorin kontraceptivë që merren nga goja ose estrogjenë.
Megjithatë rëndësia klinike e këtyre efekteve është e panjohur.

Dozimi
Të rriturit, në çrregullimet e keqpërthithjes përdoren dozat e mëposhtme, në fibrozë cistike: 100 -200 mg në ditë, nga goja në doza të ndara, kurse në abetalipoproteinemi përdoren 50- 100 mg/kg peshë në ditë, nga goja në doza të ndara.
Në çrregullimet e tjera, si: rrezik aborti, sterilitet mashkullor, parandalim i çrregullimeve në zhvillimin e fetusit përdoren 100 – 300 mg në ditë nga goja ose 30 – 60 mg me injektim në muskul.
Në amenorre, oligomenorre, hipomenorre përdoren 300 – 400 mg në ditë nga goja për 5 ditë rradhazi në gjysmën e dytë të ciklit.
Në dëmtimet e enëve të gjakut: 50- 100 mg në ditë nga goja ose 30 mg me injektim në muskul.
Në sëmundjet nervore dhe ato të lëkurës injektohen 30 mg në muskul në ditë ose 2 – 3 herë në ditë.
Fëmijët në çrregullimet e keqpërthithjes, për fëmijët nën 1 vjeç: 50 mg në ditë, mbi 1 vjeç: 100 mg në ditë.
Në abetalipoproteinemi: 50- 100 mg/kg peshë nga goja; në kolestazë kronike: 150- 200 mg/kg peshë në dite nga goja.

Ruajtja
Drazhetë dhe ampulat e vitaminës E ruhen në temperaturën e mjedisit dhe në vende të thata e pa dritë.
Përgatesat duhen mbajtur larg fëmijëve.

Ambalazhi
Drazhetë: Kuti kartoni me 60 tableta ( përkatësisht 4 blistera me nga 15 copë ).
Ampulat: Kuti kartoni me 10 ose 100 copë.                                                PROFARMA

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top