XANAX 0.5 mg tableta Reviewed by Momizat on . XANAX 0.5 mg tableta (alprazolam) Ky fletë-udhëzues përmban: 1. Çfarë është Xanax dhe përse përdoret 2. Përpara se të merrni Xanax 3. 3.Si ta merrni Xanax 4. Ef XANAX 0.5 mg tableta (alprazolam) Ky fletë-udhëzues përmban: 1. Çfarë është Xanax dhe përse përdoret 2. Përpara se të merrni Xanax 3. 3.Si ta merrni Xanax 4. Ef Rating: 0
You Are Here: Home » X » XANAX 0.5 mg tableta

XANAX 0.5 mg tableta

XANAX 0.5 mg tableta

xanax 0.5mg

(alprazolam)

Ky fletë-udhëzues përmban:
1. Çfarë është Xanax dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Xanax 3.
3.Si ta merrni Xanax
4. Efekte të padëshirueshme të mundshme
5. Ruajtja
6. Informacion i mëtejshëm

Lexoni me kujdes këtë fletë-udhëzues përpara se të përdorni këtë bar.

  • Ky fletë-udhëzues përmban informacion të rëndësishëm për përdorimin e sigurt dhe efikas të barit tuaj.
  • Ruajeni këtë fletë-udhëzues sepse mund të keni nevojë që ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

1. Çfarë është Xanax dhe përse përdoret

  • Xanax është një qetësues që përmban si substancë aktive alprazolamin. Alprazolami i përket një grupi barnash të quajtur benzodiazepina. Benzodiazepinat ndikojnë në aktivitetin kimik në tru duke nxitur gjumin dhe duke reduktuar ankthin dhe shqetësimin.
  • Tabletat Xanax përdoren vetëm për trajtimin e ankthit të theksuar, dhe ankthit të shoqëruar me depresion.
  • Xanax nuk këshillohet për trajtimin e depresionit.
  • Tabletat Xanax duhet të përdoren vetëm për një kohë të shkurtër për trajtimin e ankthit. Kohëzgjatja e trajtimit nuk duhet të jetë më shumë se 12 javë, duke përfshirë edhe periudhën në të cilën doza reduktohet gradualisht.

2. Përpara se të përdorni Xanax

Mos përdomi Xanax nëse:

  • Jeni alergjik ndaj alprazolamit ose benzodiazepinave të tjera të ngjashme me të, apo ndaj përbërësve të tjerë të këtij bari (shiko paragrafin 6 për më shumë informacion).
  • Vuani nga sëmundja miastenia gravis, e cila shoqërohet nga muskuj shumë të dobët dhe të lodhur.
  • Keni probleme serioze të kraharorit ose vështirësi në frymëmarrje (p.sh. bronkit kronik ose emfizema).
  • Keni probleme serioze me mëlçinë.
  • Keni “apne gjatë gjumit”-një gjëndje ku frymërnarrja bëhet e çrregullt, madje ndalon për periudha të shkurtra ndërsa ju jeni në gjumë.
  • Jeni shtatzënë, po planifikoni të mbeteni shtatzënë, ose po ushqeni fëmijën tuaj me gji (Për më shumë informacion shiko paragrafin mbi `Shtatzaninë’ dhe `Ushqyerja me gji’ ).

Përkujdesje të veçanta

Flisni me mjekun nëse keni ndonjë prej shenjave të mëposhtme:

  • Keni rënë në depresion dhe keni menduar të vetëvriteni.
  • Keni vuajtur ndonjëherë nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon trajtim spitalor.
  • Jeni nën 18 vjeç.
  • Keni probleme me mushkëritë, veshkat, mëlçinë.
  • Keni abuzuar me përdorimin e alkoolit ose keni marrë drogë në të kaluarën, ose keni vështirësi në heqjen dorë nga përdorimi i barnave, alkoolit apo drogave të tjera.

Mjeku mund t’ju japë një ndihmë të veçantë kur t’ju nevojitet që të ndërprisni marrjen e këtyre tabletave.

Marrja e barnave të tjerë

Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke përdorur ndonjë prej barnave të mëposhtme, sepse mund të ndikojnë në efektin e Xanax duke e përforcuar veprimin e tij nëse merren njëkohësisht:

  • Barna të tjera që përdoren për trajtimin e ankthit ose depresionit, apo gjumësjellës.
  • Disa analgjezikë të fortë (psh morfinë ose kodeinë).
  • Barna antipsikotik të përdorur për trajtimin e sëmundjeve mendore si skizofrenia.
  • Barna për trajtimin e epilepsisë.
  • Antihistaminikë (si antialergjikë).
  • Barna për trajtimin e infeksioneve mykotike (psh ketokonazol).
  • Kontraceptivët oralë (Pilulat).
  • Antibiotikë të caktuar (psh eritromicina).
  • Cimetidin (për trajtimin e ulçerës gastrike).
  • Diltiazem (të përdorur në angina dhe presion të lartë të gjakut).
  • Ritonavir ose barna të tjera të ngjashme të përdorura për trajtimin e HIV.

Nëse do të bëni një ndërhyrje ku do t’i nënshtroheni një anestezie të përgjithshme, informoni mjekun ose anestezistin që keni përdorur Xanax.

Marrja e Xanax me ushqim dhe pije
Është e rëndësishme që të mos konsumoni alkool ndërsa përdorni Xanax, sepse alkooli rrit efektet e këtij bari.

Shtatëzania
Nuk duhet të përdorni Xanax gjatë shtatzënisë ose kohës që përpiqeni të mbeteni shtatzënë, sepse mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijës tuaj, prandaj në këtë rast flisni menjëherë me mjekun tuaj.

Ushqimi me gji
Mos ushqeni fëmijën tuaj me gji ndërkohë që jeni duke përdorur Xanax sepse ky bar mund të kalojë në qurnështin e gjirit.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Xanax mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur ose konfuz dhe ju mund të humbisni përqëndrimin, prandaj është shumë e rëndësishme që të mos drejtoni automjet ose të punoni me makineri derisa të kuptoni sesi ndikojnë tabletat tek ju.

Informacion i rëndësishëm për disa prej përbërësve të Xanax
Xanax përmban një përbërës të quajtur laktozë (një tip sheqeri).
Nëse mjeku ju ka treguar që ju keni intolerancë ndaj disa sheqernave  përpara se të merrni barin kontaktoni me mjekun tuaj.

3. Si ta merrni Xanax
Mjeku juaj do t’ju tregojë se sa tableta duhet të merrni, dhe kur t’i merrni ato.
Ky informacion është i shkruar gjithashtu edhe në paketimin e tabletave.
Nëse keni paqartësi, kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Mos i merrni tabletat së bashku me pije alkolike.

Të rriturit:
Zakonisht fillohet nga marrja e një tablete 0.25 mg ose 0.5 mg tre herë në ditë.
Doza totale shkon nga 0.75 mg deri në 1.5 mg çdo ditë .
Kjo dozë mund të rritet gradualisht deri në 3 mg në ditë në doza të ndara gjatë ditës.
Kur nevojitet të rritet doza, fillohet nga rritja e dozës së mbrëmjes, dhe më pas e dozës së ditës, për t’u siguruar që gjatë ditës të ruani vigjilencën.
Nëse filloni të vëreni efekte anësore mjeku mund t’ja u ulë dozën.

Të moshuarit:
Nëse jeni një person i moshuar ose nëse keni probleme me veshkën apo me mëlçinë dhe ju nevojitet një dozë më e ulët, do të filloni me 0.25 mg dy ose tre herë në ditë.
Kjo dozë mund të rritet ngadalë nëse nevojitet, dhe nëse juve nuk ju shfaqet ndonjë efekt anësor.

Fëmijët:
Xanax nuk rekomandohet për përdorim në fëmijët dhe adoleshentët.

Nëse merrni më shumë Xanax sesa nevojitet.
Ju nuk duhet të merrni më shumë tableta sesa i’u është këshilluar.
Nëse aksidentalisht ju merrni më shumë sesa nevojitet atëherë duhet të kërkoni menjëherë përkujdesje mjekësore.

Nëse harroni të merrni Xanax
Nëse harroni të merrni një dozë të barit, merreni sapo të kujtoheni, përveç rasteve kur jeni afër orarit për të marrë dozën tjetër.
Mos merrni dyfishin e dozës për të zëvendësuar dozën e harruar .

Kohëzgjatja e trajtimit
Tabletat e Xanax përdoren vetëm për kohë të shkurtër trajtimi ( jo më shumë se 12 javë).
Ky bar nuk do t’ju përshkruhet për një periudhë më të gjatë se 4 javë, dhe do të konsultoheni me mjekun gjatë kësaj periudhe.

Ndalimi i trajtimit 
Përpara se të ndërprisni Xanax, konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj sepse doza duhet të zvogëlohet gradualisht.
Nëse ndërprisni së marri Xanax ose reduktoni dozën papritur ju mund të pësoni efektin ‘e rikthimit’, që mund t’ju shkaktojë gjëndje të përkohshme ankthi dhe shqetësimi, apo vështirësi për të fjetur.
Këto simptoma do të largohen ndërsa organizmi juaj do të përshtatet.
Nëse jeni të shqetësuar, mjeku juaj mund t’ju flasë më shumë për këtë gjendje.

4. Efekte të padëshirueshme të mundshme
Si të gjitha barnat, Xanax mund të shkaktojë efekte të padëshirueshme megjithëse jo të gjithë i përjetojnë ato, madje edhe nëse ato shfaqen, intensiteti i tyre është i ndryshëm në persona të ndryshëm.

Arsye për të ndërprerë menjëherë Xanax

  • Trajtime rastësore me Xanax mund të shkaktojnë sjellje ose efekte psikiatrike serioze si acarim, shqetësim, agresivitet, irritim, mat i dhunshëm, iluzione, makthe dhe haluçinacione apo sjellje të tjera të papërshtatshme.
  • Teshtitje e papritur, vështirësi në gëlltitje ose marrje fryme, fryrje e qepallave të syrit, buzëve apo fytyrës, urtikarie ose kruarje (veçanërisht kur prek të gjithë trupin).

Nëse ju shfaqet ndonjë prej simptomave, shkoni menjëherë tek mjeku sepse nevojitet që trajtimi juaj të ndërpritet.

Mjeku do t’ju këshillojë si ta ndërprisni mjekimin.

Arsye që të vizitoheni patjetër tek mjeku juaj:

Tregojini mjekut menjëherë nëse vëreni ndonjë prej simptomave të mëposhtme pasi mund të nevojitet ndryshim i trajtimit tuaj:

  • Humbje memorie (amnezi) ose
  • Zverdhje e lëkurès dhe zbardhje e syve (verdhez).

Simptomat e ndërprerjes dhe varësisë nga bari
Ka mundësi të bëheni të varur nga barna si Xanax ndërsa i merrni ato, duke rritur mundësinë për të shfaqur simptomat e ndërprerjes kur ju ndërprisni trajtimin.

Simptomat e ndërprerjes janë më të shpeshta nëse ju:

  • Ndaloni menjëherë mjekimin;
  • Keni përdorur doza të larta të barit;
  • Keni përdorur për një kohë të gjatë këtë bar;
  • Keni abuzuar në të kaluarën me përdorimin e barnave ose alkoolit.

Kjo mund të japë efekte si dhimbje koke, dhimbje muskujsh, ankth i tepërt, tension, shqetësim, konfuzion, ndryshime të humorit, vështirësi për të fjetur dhe irritim.
Në raste të rënda të varësisë nga bari mund të pësoni edhe efekte të tilla: të përziera, të vjella, djersitje, spazma në stomak, ndjenjë joreale ose shkëputje nga realiteti, rritje e ndjeshmërisë ndaj zërave, dritës apo kontakteve fizike, shpim apo mbirje e kërnbëve dhe duarve, haluçinacione (të parit ose të dëgjuarit zëra që nuk ekzistojnë ndërsa jeni zgjuar), dridhje ose shpërthim të ndonjë krize epileptike.

Të tjera efekte anësore që mund të vërehen:

Informoni menjëherë mjekun ose famacistin tuaj nëse përjetoni një nga këto efekte anësore:

  • Humbje të vigjilencës ose përqëndrimit;
  • Lodhje ;
  • Pagjumësi (vështirësi për të fjetur ose shqetësim gjatë gjumit);
  • Përgjumje ose humbje të ekuilibrit (të ngjashme me gjendjen e dehjes) veçanërisht gjatë ditës;
  • Gjëndje të fikti;
  • Nervozizëm apo ndjenja ankthi;
  • Shikim dysh apo vizion i turbullt;
  • Rritje e presionit në sy që mund të ndikojë në të parët;
  • Dridhje;
  • Paqartësi në të folur;
  • Çrregullime të stomakut;
  • Humbje të oreksit ose ndryshim të peshës suaj;
  • Spazma muskulare ose dobësi muskulare; L
  • ëvizje të pakordinuara, plogështi;
  • Dhimbje koke;
  • Vështirësi në urinim ose probleme të kontrollit të fshikëzës urinare;
  • Marrje mendsh;
  • Reaksione në lëkurë;
  • Probleme me funksionin e mëlçisë (kjo vërehet në analizat e gjakut);
  • Në femrat, çrregullim të ciklit menstrual apo preodhim të tepërt prolaktine (hormoni që nxit prodhimin e qumështit);
  • Ndryshim i dëshirës seksuale (burra dhe gra);

Nëse ju shfaqet ndonjë prej efekteve të mësipërme ose ndonjë efekt tjetër anësor që nuk është shënuar në këtë fletë-udhëzues, lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. Ruajtja e Xanax
Tabletat Xanax nuk duhet të përdoren pas datës së skadencës të printuar në karton apo blister.
Mos i ruani tabletat mbi 25 °C, dhe ruajeni blisterin në kuti.
Si të gjitha barnat e tjera ruajeni barin larg nga fëmijët.

6. Informacion i mëtejshëm
Si paraqitet Xanax dhe përmbajtja e paketimit

Xanax 0.5 mg janë tableta rozë ovale, të shënuara `UPJOHN 55′ dhe të vijëzuara nga ana tjetër.
Qarkullojnë si blistera të paketuar me nga 30 tableta.

Çfarë përmban Xanax
Substanca vepruese është alprazolam.

Krahas substancës aktive, tabletat përmbajnë gjithashtu edhe laktozë monohidër, celuloze mikrokristalore, silic koloidal anhidër, amidon misri, stearat magnezi, dokusalat natriumi, dhe benzoat natriumi.

Tabletat 0.5 mg përmbajnë gjithashtu ngjyruesin e eritrozinës së natriumit e aluminit.

Prodhuesi: “Pfizer Italia S.r.l.”- Itali

Mbajtësi i të drejtës së tregëtimit: “Pfizer SA” -Belgjikë

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top