Zetalax (suposte) Reviewed by Momizat on . Zetalax (suposte) Para përdorimit lexoni me kujdes gjithë informacionin që përmbahet në fletëudhëzimin. Ky është medikament për vetëmjekim që mund të përdoret p Zetalax (suposte) Para përdorimit lexoni me kujdes gjithë informacionin që përmbahet në fletëudhëzimin. Ky është medikament për vetëmjekim që mund të përdoret p Rating: 0
You Are Here: Home » Z » Zetalax (suposte)

Zetalax (suposte)

Zetalax (suposte)

zetalax

Para përdorimit lexoni me kujdes gjithë informacionin që përmbahet në fletëudhëzimin.

  • Ky është medikament për vetëmjekim që mund të përdoret per të mjekuar shqetësimet e lehta dhe tranzitore që kuptohen lehtë dhe nuk ka nevojë për ndihmën e mjekut.
  • Mund të merret pa recetë por të përdoret në mënyre korrekte për të siguruar efikasitet dhe të ulë efektet e padëshiruara
  • Për informacione të mëtejshme këshillohet ti drejtoheni farmacistit.
  • Konsultohuni me mjekun nëse shqetësimi nuk zgjidhet pas një periudhe të shkurtër mjekimi.

ZETALAX SUPOSTE TË GLICERINËS PËR TË RRITUR, FËMIJË DHE BEBE

PËRMBAJTJA
-Suposto për të rritur
çdo supost nga 2,48g përmban:
Princip aktiv:Glicerol 2250 mg
Shtesat:sodë stearat dhe sodë karbonat

-Suposto për fëmijë
Çdo supost 1,515 g përmban:
Princip aktiv:Glicerol 1375 mg
Shtesat:sodë stearat dhe sodë karbonat

-Suposto për bebe
Çdo suposto 1,00g përmban:
Princip aktiv:glicerol 908 mg
Shtesat:sodë stearat dhe sodë karbonat

SI PREZANTOHET
Zetalax supost i glicerinës prezantohet në formë suposti.

Përmbajtja e konfeksionit është:
-Konfeksion për të rritur:
kuti me 18 supostë.
-Konfeksion për fëmijë:
kuti me 18 supostë.
-Konfeksion për bebe:
kuti me 12 supostë.

ÇFARË ËSHTË
Zetalax supost i glicerinës është një laksativ(ATC;A06AX01)

PËRSE PËRDORET
Zetalax supost i glicerinës përdoret në rastet e konstipacionit.

KUR NUK DUHET TË PËRDORET
Hipersensibilitet ndaj përbërësve ose ndaj substancave të tjera të ngjashme nga pikëpamja kimike.

ÇFARË KËSHILLOHET GJATË SHTATZANISË DHE GJIDHËNIES:
Zetalax suposti i glicerinës mund të përdoret gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.

KËSHILLA MBI PËRDORIMIN
Mos përdorni laksativët nëse keni dhimbje abdomonale,nausea ose të vjella.
Pas një periudhe të shkurtër trajtimi pa rezultate të dukshme konsultohuni me mjekun.

CILËT MEDIKAMENTE OSE USHQIME MUND TË MODIFIKOJË EFEKTIN E MEDIKAMENTIT
Nuk janë raportuar ndërveprime me medikamente ose lloje të tjera.
Nëse përdorni preparate të tjera konsultohuni me mjekun ose farmacistin

ËSHTË E RËNDËSISHME TË DIHET QË:
Ruajeni në ambient te freskët.
Nëse supostët do të duken të ngrira,para se ti hapni tundini pa i hapur në ujë të ftohtë
Përdorimi i zgjatur i laksativëve mund të provokojë diskomfort ose dhimbje të tipeve të ndryshme.

VËREJTJE MBI EDUKIMIN SHËNDETËSOR
Në rastet e konstipacionit,këshillohet së pari të korrigjohen zakonet e ushqimit ku përfshihet dieta ditore me një raport të drejtë të fibrave dhe ujit dhe në rast mos suksesi mund të fillojë përdorimi i zetalaxit.

SI PËRDORET KY MEDIKAMENT

Sasia,kur dhe përsa kohe

-të rritur dhe të rinj:
1supost për të rritur në rast nevoje ose sipas përshkrimit të mjekut.

-fëmijë mbi 2 vjeç:
1 supost për fëmijë në rast nevoje ose sipas përshkrimit të mjekut

-bebe
1 supost për bebet në rast nevoje ose sipas përshkrimit të mjekut.

Kujdes:mos tejkaloni dozën pa u konsultuar me mjekun.

Kujdes:përdoreni vetëm për periudhë të shkurtër trajtimi.

Konsultohuni me mjekun nëse shqetësimet shfaqen shpesh ose nëse keni vënë re çfarëdo lloj ndryshimi të karakteristikave të vjetra.

SI PËRDORET
Hiqni supostin nga paketimi dhe nëse është e nevojshme njomeni supostin për ta përdorur më lehtë.

ÇFARË TË BËNI NË RASTET E MARRJES TË DOZAVE TË LARTA
Nuk janë vënë re raste te mbidozës.Ne rastet e marrjes aksidentale të dozave të rritura të Zetalax supost i glicerinës lajmeroni menjëherë mjekun ose paraqituni ne spitalin më të afërt.

EFEKTE TË PADESHIRUARA
Nuk janë raportuar raste me efekte të padëshiruara.
Respektimi i instruksioneve të fletësudhëzimit ul riskun e efekteve të padëshiruara.Keto efekte të padëshirueshme janë zakonisht tranzitore.
Në rast se shfaqen konsultohuni me mjekun ose farmacistin.
Është e rëndësishme të komunikohet me mjekun ose farmacistin në rast shfaqjeje të efekteve të padëshiruara të papërshkruara në fletëudhëzimin.
Kërkoni dhe mbushni skedën e shenjave të efekteve anësore te disponueshme në farmaci(modeli B).

SKADENCA DHE RUAJTJA
Ruajeni në ambient të freskët.
Kujdes:mos përdorni medikamentin pas datës të skadencës të treguar në paketim.

Mos përdorni produktin nëse paketimi paraqet shenja të dukshme dëmtimi.
Mbani medikamentin larg fëmijëve.
Është e rëndësishme të keni në dispozicion informacionet mbi medikamentin,për këtë ruani si kutinë dhe fletëudhëzimin.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top