Amoksiklav
(tableta)
Amocilinum/Acidum Clavulanicum
Paketimi:
Tableta të veshura me film 625mg,në blister me 10 tableta.
Tableta të veshura me film 1000mg,në blister me 10 tableta.
Përbërësit veprues:
Trihidrati i amoksicilines dhe klavulanat kaliumi.
Përbërësit joveprues:
Përbërja e brendshme:
silice koloidale anhider,krospovidon,kroskarameloze natriumi,stearat magnezi,
celuloze mikrokristaline.
Veshja e jashtme:
hidroksipropilceluloze,etilceluloze, Polisorbat 80. trietil citrati, dioksid titani E171. talk.
Për çfarë përdoret:
Çdo tabletë 625mg përmban 500mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe 125mg acid
klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit.
Çdo tabletë 1000mg përmban 875mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe 125mg acid
klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit.
Amoksiklav 2x është një antibiotik i grupit të penicilinave(beta-laktamik).
Ai është një antibiotik me spektër te gjerë, me veprim baktericid (vrasës) kundrejt baktereve të ndryshëm shkaktare të infeksioneve.
Amoksiklav përdoret për trajtimin e infeksioneve të mëposhtme:
- Infeksione të rrugeve të sipërme të frymëmarrjes
- infeksione akute dhe kronike te kaviteteve paranazale (sinusit),
- infeksione akute dhe kronike të veshit të mesëm (otite),
- infeksione rekurente të tonsilave(tonsilit),
- proçese qelbëzuese të indit rreth tonsilave (absces peritonsilar)
- infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes (bronkit,pneumoni)
- infeksione të traktit urinar;
- infeksione gjinekologjike;
- gonorrhea;
- kafshime nga kafshët dhe njerëzit;
- infeksione të lëkures dhe të indeve të buta;
- infeksione të kockave dhe artikulacioneve;
- inflamacion i vezikes bilare dhe duktuseve biliare(kolecistit,kolangit;)
- kankroid;
- infeksione të kavitetit abdominal;
- infeksione të përziera të shkaktuara nga baktere gram negative, gram pozitive ose mikroorganizma anaerobe.
- infeksione të gojës dhe dhëmbëve (infeksione odontogenike).
Kur nuk duhet përdorur:
- Keni reaksione mbindjeshmërie (alergji) ndaj amoksicilinës ose përbërësve të tjerë të barit.
- Keni reaksione mbindjeshmerie ndaj antibiotikëve të tjerë të grupit të penicilinave.
Mënyra e përdorimit:
Tableta duhet të gëlltitet pa u përtypur,e ndihmuar nga një gotë ujë.
Doza e zakonshme ditore për të rritur dhe fëmijë me peshë mbi 40kg është një tabletë cdo 12 orë (d.m.th një tabletë 1000mg dy herë në ditë, në infeksionet e formave të rënda dhe një tabletë 625 mg dy herë në ditë në infeksionet e formave të mesme.
Tek pacientet me dëmtim te funksionit të veshkave tabletat 1000 mg nuk janë të përshtatshme, në këto raste nevojitet një përshtatje e kujdeshme e dozave.
Tabletat 625mg dhe 1000mg nuk janë të përshtatshme për fëmijet nën 12 vjec apo me peshë nën 40kg.
Mos e përdorni barin më shume se dy jave pa u këshilluar me mjekun.