Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

AMOKSIKLAV

Amoksiklav
amoksiklav
(tableta)

Amocilinum/Acidum Clavulanicum

Paketimi:
Tableta të veshura me film 625mg,në blister me 10 tableta.
Tableta të veshura me film 1000mg,në blister me 10 tableta.

Përbërësit veprues:
Trihidrati i amoksicilines dhe klavulanat kaliumi.

Përbërësit joveprues:
Përbërja e brendshme:
silice koloidale anhider,krospovidon,kroskarameloze natriumi,stearat magnezi,
celuloze mikrokristaline.

Veshja e jashtme:
hidroksipropilceluloze,etilceluloze, Polisorbat 80. trietil citrati, dioksid titani E171. talk.

Për çfarë përdoret:
Çdo tabletë 625mg përmban 500mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe 125mg acid
klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit.
Çdo tabletë 1000mg përmban 875mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe 125mg acid
klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit.
Amoksiklav 2x është një antibiotik i grupit të penicilinave(beta-laktamik).
Ai është një antibiotik me spektër te gjerë, me veprim baktericid (vrasës) kundrejt baktereve të ndryshëm shkaktare të infeksioneve.
Amoksiklav përdoret për trajtimin e infeksioneve të mëposhtme:

  • Infeksione të rrugeve të sipërme të frymëmarrjes
  • infeksione akute dhe kronike te kaviteteve paranazale (sinusit),
  • infeksione akute dhe kronike të veshit të mesëm (otite),
  • infeksione rekurente të tonsilave(tonsilit),
  • proçese qelbëzuese të indit rreth tonsilave (absces peritonsilar)
  • infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes (bronkit,pneumoni)
  • infeksione të traktit urinar;
  • infeksione gjinekologjike;
  • gonorrhea;
  • kafshime nga kafshët dhe njerëzit;
  • infeksione të lëkures dhe të indeve të buta;
  • infeksione të kockave dhe artikulacioneve;
  • inflamacion i vezikes bilare dhe duktuseve biliare(kolecistit,kolangit;)
  • kankroid;
  • infeksione të kavitetit abdominal;
  • infeksione të përziera të shkaktuara nga baktere gram negative, gram pozitive ose mikroorganizma anaerobe.
  • infeksione të gojës dhe dhëmbëve (infeksione odontogenike).

Kur nuk duhet përdorur:

  • Keni reaksione mbindjeshmërie (alergji) ndaj amoksicilinës ose përbërësve të tjerë të barit.
  • Keni reaksione mbindjeshmerie ndaj antibiotikëve të tjerë të grupit të penicilinave.

Mënyra e përdorimit:
Tableta duhet të gëlltitet pa u përtypur,e ndihmuar nga një gotë ujë.
Doza e zakonshme ditore për të rritur dhe fëmijë me peshë mbi 40kg është një tabletë cdo 12 orë (d.m.th një tabletë 1000mg dy herë në ditë, në infeksionet e formave të rënda dhe një tabletë 625 mg dy herë në ditë në infeksionet e formave të mesme.
Tek pacientet me dëmtim te funksionit të veshkave tabletat 1000 mg nuk janë të përshtatshme, në këto raste nevojitet një përshtatje e kujdeshme e dozave.
Tabletat 625mg dhe 1000mg nuk janë të përshtatshme për fëmijet nën 12 vjec apo me peshë nën 40kg.
Mos e përdorni barin më shume se dy jave pa u këshilluar me mjekun.

  • acid klavunolik
  • amoksiklav 1000mg
  • amoksiklav 625mg
  • amoksikline
  • bronkit
  • efektet anesore te amoksiklav
  • gonorrhea
  • infeksion te artikulacioneve
  • infeksione akute dhe kronike te kaviteteve paranazale
  • infeksione gjinekologjike
  • infeksione te gojes ose dhembeve
  • infeksione te indeve te buta
  • infeksione te kavitetit abdominal
  • infeksione te kockave
  • infeksione te rrugeve te siperme te frymemarrjes
  • infeksione te shkaktuara nga baktere gram pozitive
  • infeksione te shkaktuara nga bakteret gram negative
  • infeksione te traktit urinar
  • infeksione te veshit te mesem
  • kafshime nga kafshet
  • kankroid
  • menyra e perdorimit te amoksiklav
  • pneumoni
  • proceset qelbezuese te init rreth tonsilave
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes