Azacid 500mg Reviewed by Momizat on . Azacid 500mg Azitromicin dihidrat(Makrolid) Përdoret për të trajtuar infeksione të shkaktuara nga baktere të cilat janë sensitive nga azitromicina. Ky medikamen Azacid 500mg Azitromicin dihidrat(Makrolid) Përdoret për të trajtuar infeksione të shkaktuara nga baktere të cilat janë sensitive nga azitromicina. Ky medikamen Rating: 0
You Are Here: Home » A » Azacid 500mg

Azacid 500mg

Azacid 500mg

azacid

Azitromicin dihidrat(Makrolid)
Përdoret për të trajtuar infeksione të shkaktuara nga baktere të cilat janë sensitive nga azitromicina.

Ky medikament përshkruhet për:

  • Infeksione të traktit të sipërm respirator si otitis media, sinuzit, tonsilit, faringit.
  • Infeksione të traktit të poshtëm respirator si bronkit dhe pneumoni.
  • Infeksionet odonto stomatologjike.
  • Infeksione të ndryshme të lëkurës.

Përdorimi i azacid 500mg është i kundërindikuar në pacientët me hipersensibilitet ndaj azitromicinës, ndaj grupit të makrolideve si dhe ndaj eksipienteve të këtij produkti.
Azitromicina eleminohet nga organizmi nëpërmjet heparit, ndaj duhet patur shumë kujdes ndaj pacientëve të cilët kanë probleme me heparin.

Administrimi i azacidit 500mg

Të rritur
Në trajtimin e infeksioneve të traktit të sipërm dhe të poshtëm respirator si dhe të lëkurës doza totale e përgjithshme është 1500mg, pra 500 mg në ditë si dozë e vetme për tre ditë.
Në infeksione jo shumë të komplikuara genitale merret 1 g në ditë, pra dy tableta 500mg si një marrje e vetme.

Në infeksione të traktit gastrointestinal si dhe ato duodenale të shkaktuara nga helikobakter pylori doza është 1g një herë në ditë, pra 2 tableta 500mg si një marrje e vetme për 3 ditë.
E kombinuar me barna të tjerë antisekretor.

Fëmijët
Azacid 500mg është e përshtatshme për fëmijë me peshë trupore më të madhe se 45 kg.
Për këta mund të përdoret doza njësoj si për të rriturit.
Mund të merret me ose pa ushqim, në mungesë të ushqimit mund të shkaktojë probleme gastrointestinale.

Ndërveprimi me barna të tjera

-Antiacidet
Nuk ka të dhëna për ndryshim ne bioefektivitetin e azitromicinës në rastet kur merret me një antiacid, nuk duhet të merren njëkohësisht.

-Cetirizinë
Marrja për 5 ditë e azitromicinës dhe cetirizinës se bashku, rezulton që nuk ka ndërveprime tek njëra tjetra.

-Didanozinë
Administrimi i 1200mg/ditë azitromicine dhe 400 mg/ditë didanozine në hiv positive,azitromicina nuk jep ndyshim në përthithjen e didanozinës.

-Digoksinë
Makrolidet sipas disa studimeve,ndryshojnë metabolizmin e digoksinës te disa pacientë, administrimi i azitromicinës ,ul nivelin e digoksinës në organizëm.

-Zidovudinë
Administrimi i 1200 apo 600mg azitromicine jep një efekt në farmakokinetikën e zidovudinës dhe përveç kësaj dhe në urinë.
Administrimi i azitromicinës bën të mundur rritjen e nivelit të metaboliteve aktive të zidovudinës,në qelizat periferike të gjakut mononuclear.
Rëndësia klinike e konstatimit është e paqartë, por mund të jetë e rëndësishme për pacientët.

Dhënia e azitromicinës me derivatet e ergot-it nuk është e rekomanduar

-Atorvastatin
Nëse marrim 10 mg atorvastatinë në ditë dhe 500mg azitromicinë.

-Karbamazepinë
Nuk është vënë re efekt i dukshëm në nivelin plazmatik të karbamzepinës dhe metabolitëve të saj nga përdorimi njëkohësisht dhe i azitromicinës.

-Cimetidinë
Në studimet farmakokinetike të bëra, që shohin efektet e një doze cimetidine e dhënë 2 orë përpara azitromicinës, nuk janë vënë re ndërveprime të këtyre preparative me njëri tjetrin.

-Antikoagulantët oral
Azitromicina nuk prek efektin e antikoagulantëve orale, si varfarina,doza 15mg, e provuar kjo në vullnetarë të shëndetshëm.

-Ciklosporin
Nëse përdorim azitromicin për tre ditë, me dozë 500mg dhe 10mg/kg ciklosporin,përqëndrimi maksimal i ciklosporinës do të rritet, duhet patur kujdes dhe duhet mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në rastet kur duhet të përdoren të dyja.

Rifabutin dhe azitromicin së bashku mund të shkaktojnë neutropeni.

Përkujdesie dhe parandalime
Si të gjithe makrolidet e tjerë dhe gjatë administrimit të azitomicinës ,shumë rrallë janë vënë re reaksione alergjike të tipit angioedeme apo shok anafilaktik.
Duke qenë se heparin është organi që bën të mundur eliminimin e azitromicinës përdorimi i saj nga pacientë me probleme në hepar duhet të bëhet në mbikqyrje dhe me shumë kujdes.
Nuk duhen marrë së bashku azitromicina me derivate të ergot-it.
Si gjithë antibiotikët dhe azitromicina mund të shkaktoje myk, kështu që gjatë përdorimit të saj duhet të marrim një preparat antimykotik.
Janë raportuar shpesh herë raste me diarre, kështu që është e nevojshme trajtimi me antibakterial, është vënë re që pacienti mund të paraqitet me diarre edhe pas dy muajsh pasi është trajtuar me antibiotik.
Në pacientët me probleme renale duhet patur shumë kujdes gjatë trajtimit me azitromicin, këta duhet të mbahen në vëzhgim.
Ky medikament nuk duhet përdorur gjate kohës që ju jeni shtatzanë, nëse planifikoni një shtatzani si dhe nëse jeni duke ushqyer fëmijën tuaj me gji.
Përdoret ky preparat vetëm në rast se perfitimi është më i madh se dëmi,ose është e domosdoshme përdorimi i tij,gjithmonë për këtë vendos mjeku.

Efektet anësore të azacid 500mg

Gastrointestinale:Diarre,dhimbje barku, krampe, flatulencë, nauzea, të vjella, dispepsi.

Probleme në aparatin e dëgjimit: Humbje dëgjimi deri në shurdhim.

Në lëkurë: Reaksione alergjike, rash.

Në sistemin e gjakut: Trombocitopeni.

Në sistemin imun: Anafilaksi.

Sistemin vaskular: Hipotension.

Metabolizëm: Anoreksi.

Zemër: Aritmi,takikardi ventrikulare.

Sistemin nervor: Konvulsione, dhimbje koke, axhitim, sinkope.

Shpesh herë azitromicina përdoret dhe në të sëmurët me HIV.

Efektet anësore që vihen re janë:

diarre, dhimbje koke, dhimbje barku, nauze,të vjella, flatulencë, dispepsi, prurit.

Kushtet e ruajtjes
Të ruhet në vende me temperaturë nën 25°C, në paketimin origjinal.
Të mbahet në vende që nuk shihen dhe nuk arrihen nga fëmijët.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top