Bronles 125mg / 5ml 250mg / 5ml (tretësirë orale) Reviewed by Momizat on . Bronles 125mg / 5ml 250mg / 5ml (tretësirë orale) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta bleni pa Bronles 125mg / 5ml 250mg / 5ml (tretësirë orale) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju. Këtë bar mund ta bleni pa Rating: 0
You Are Here: Home » B » Bronles 125mg / 5ml 250mg / 5ml (tretësirë orale)

Bronles 125mg / 5ml 250mg / 5ml (tretësirë orale)

Bronles 125mg / 5ml 250mg / 5ml (tretësirë orale)

bronles tretesire orale

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim sepse përmban informacion të rëndësishëm për ju.
Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
Pavarësisht kësaj,duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
Ruajeni fletëudhëzuesin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet më shumë informacion apo këshillë.
Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas  ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çfarë është Bronles-i dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Bronles
3. Si të merret Bronles -i
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
6. Informata shtesë

Substanca aktive është karbocisteina
Përmbajtja e substancave ndihmese: 125 mg/5 ml tretësirës orale për fëmijë: metil parahidroksibenzoat E218; hidroksid natriumi; acid hidroklorik; sukrozë; aromë mjedre; aromë qershije; aromë vanilje;  ponceau  E124; ujë i purifikuar.
250 mg/5 ml oral solution: metil parahidroksibenzoat E218; hidroksid natriumi; acid hidroklorik; sukrozë; aromë karameli, arom rum; ujë i purifikuar.

1. ÇFARË ËSHTË BRONLES -i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
5 ml e tretësirës orale për fëmijë përmbajnë 125 mg karbocisteinë.
5 ml e tretësirës orale përmbajnë 250 mg karbocisteinë.

Forma farmaceutike dhe përbërja:
Tretësirë orale
Bronles për fëmijë: lëng viskoz i kuq me aromë vanilje.
Bronles: lëng viskoz i verdhë i errët me aromë rumi.

Paketimi
Tretësira është e paketuar në shishe të kaftë të errët, e mbyllur me kapak plastik.
Kutia përmban 1 shishe me 150ml tretësirë orale, douesin plastik dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Bronles?
Bronles (karbocisteinë) i përket grupit të barnave të quajtura mukolitik. Ky vepron në gëlbazë (mucus) duke e bërë ate më pak ngjitëse.
Kjo e lehtëson nxjerrjen e tij jashtë me anën e kollitjes.

Kur përdoret Bronles?
Bronles merret gjatë problemeve me rrugët e frymëmarrjes(traktit respirator), të cilat shfaqen kur krijohet gëlbazë e bollshme, ose nëse ajo është e dendur dhe ngjitëse.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BRONLES?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Bronles?
Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në karbocisteinë ose në cilindo përbërës tjetër të Bronles-it.
Simptomet e reaksioneve alergjike përfshijnë:skuqje, vështirësi gjatë gëlltitjes, enjtje e buzëve, fytyrës, fytit ose gjuhës.
-Nëse keni ulçerë të stomakut ose zorrëve.

Përkujdesje të veçanta me Bronles
Nuk ka përkujdesje të veçanta për përdorim.

Përdorimi i Bronles-it me ushqime dhe pije
Bronles mund të merren me ose pa ushqim.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni ndonjë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë i keni këto gjendje:
• Nëse jeni shtatzënë, nëse dyshoni se jeni shtatzënë ose tentoni të mbeteni shtatzënë. Ky bar nuk duhet të merret gjatë tremujorit të pare të shtatzënisë.
• Nëse jeni gjidhënëse ose planifikoni të ushqeni fëmijën me gji.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk ka të dhëna të mjaftueshme lidhur me veprimin e karbocisteines në aftësitë psikofizike për ngarje ose për operim me makineri.

Informata të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Bronles-it
Nëse mjeku i juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Bronles 250mg/5ml  përmban 2.1g në 5ml tretësirë, ndërsa Bronles 125mg/5ml përmban 3.4g në 5ml tretësirë për këtë arsye duhet pasur kujdes te pacientet që vuajnë nga diabeti.
Tretësira orale për fëmijë përmban ngjyrë (E124), e cila mund të shkaktojë reaksione alergjike.
Ky bar përmban metil parahidroksibenzoat i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike (ka mundësi edhe reaksione të vonuara).

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Nuk ka ndërveprime me barna të tjera dhe forma të tjera të ndërveprimeve.

3. SI TË MERRET BRONLES-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Të rriturit:
Doza fillestare është 15 ml e tretësirës orale tri here në ditë.
Nëse keni përmirësime të sëmundjes, doza mund të zvoglohet në 10 ml tretësirë orale tri herë në ditë.
Fëmijët:
Fëmijët 2 – 5 vjeç: 2.5 – 5 ml katër herë në ditë.
Fëmijët 5 – 12 vjeç: 10 ml tri herë në ditë.
Pas disa ditësh mund të vёrehet efekti.

Nëse përdorni Bronles  më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Bronles-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Mund të manifestohen çrregullimet gastrointestinale që janë simptomat më të shpeshta nga mbidozimi.

Nëse keni harruar ta merrni Bronles-in
Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Bronles -it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Bronles-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Nëse vëreni disa nga këto simptome, menjëherë ndërpreni marrjen e barit dhe informoni mjekun ose drejtohuni te institucioni shëndetësor më i afërt:
Reaksione alergjike të cialt përfshijnë:skuqje vështirësi gjatë  frymëmarrjes, enjtje e buzëve, fytyrës, fytit dhe gjuhës.
Nëse vëreni disa nga këto efekte serioze menjëherë informoni mjekun tuaj:
Gjak nga stomaku gjatë vjelljes ose jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjërin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
ruajeni larg arritshmërisë nga fëmijët!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
Bari i hapur (pas hapjes së parë): bari ruhet në temperature prej 15°C deri 25°C .
Të ruhet në pako origjinale.

Afati i përorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako. Pas hapjes mund të përdoret 15 ditë.

Mënyra e marrjes së këtij bari.
Ky bar merret edhe pa recetë të mjekut(OTC).

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top