Cefaclor (kapsula) Reviewed by Momizat on . Cefaclor (kapsula) Përbërja: 1 kapsulë përmban: 250 mg, 500 mg cefaklor monohidrat. Suspensioni përmban: 125 mg/5 ml dhe 250 mg/5 ml cefaklor monohidrat. Përbër Cefaclor (kapsula) Përbërja: 1 kapsulë përmban: 250 mg, 500 mg cefaklor monohidrat. Suspensioni përmban: 125 mg/5 ml dhe 250 mg/5 ml cefaklor monohidrat. Përbër Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cefaclor (kapsula)

Cefaclor (kapsula)

Cefaclor (kapsula)

cefaclor

Përbërja:
1 kapsulë përmban: 250 mg, 500 mg cefaklor monohidrat.
Suspensioni përmban: 125 mg/5 ml dhe 250 mg/5 ml cefaklor monohidrat.
Përbërsit e tjerë janë Erythrosine aluminium laktate, Methylcelulose 15 Natrium lauril sulfat.

Veprimi
Cefalosporinat janë baktericidë të fuqishëm me spektër të gjërë veprimi.
Veprojnë në koket gram-pozitive (streptokoku beta-hemolitik, Streptococcus viridans, stafilokoku, pneumokoku), në bacilet gram-negative (Escherichia coli, Proteus mirabilis, Klebsiella, pneumoniae-aerogenes, Heamophilus influenzae, Salmonela spp, Shigela spp) në llojet rezistente të neiserias (cefuroksimi dhe cefotaksimi), si dhe në anaerobin Bacteroides fragilis (cefoksitina).
Cefalosporinat, sikurse penicilinat, pengojnë krijimin e murit të qelizës bakteriale në fazën e ndarjes.
Sipas përbërjes kimike, vetive farmakodinamike dhe farmakokinetike janë të ngjashme me penicilinët dhe më pak toksike (alergjia shfaqet më rrallë).
Duket se të gjithë beta – laktamët posedojnë ngjashmëri në mekanizmat e tyre të veprimit.
Në esencë, ata duhet të hyjnë brenda qelizës bakteriale nëpër kanalet e njohura si “porine” dhe të lidhen për proteine të njohura si proteina penicillinë – lidhëse.
Proteinat lidhëse të penicillinës, të cilat dallojnë në mes të tipeve të ndryshme të bakterieve, janë përgjegjëse për disa hapa në sintezën e murit të qelizës bakteriale dhe janë gjetur në sasi prej disa qindra deri në disa mijëra molekula për qelizë.
Duket se gonokoket përmbajnë të tre nëntipat, derisa së paku 10 nëntipa janë gjetur në E.coli. aktiviteti i brendshëm i beta – laktamëve të dhënë varet nga afërsia e tyre për të hyrë dhe për t’u lidhur me proteinat lidhëse të penicillinës.
Qelizat e tilla në fund përjetojnë lizë, dukuri që është e ndërmjetësuar nga enzimet autolitike të murit qelizor (p.sh. autolozina).
Marrëdhënia në mes të proteinave lidhëse të penicillinës dhe autolizinës është e paqartë por e mundshme se beta – laktamët pengojnë një inkibitor të autolizinës.

Indikimet
Cefaklori përdoret për mjekimin e infeksioneve të sistemit respirator (pneumoni, bronkiti, faringiti, tonsitliti, sinuziti), otitis media, infeksione të lëkurës dhe të indeve të buta, infeksionet akute dhe kronike të traktit urinar përfshirë edhe pielonefritin e cistitin.

Kundërindikimet
Mbindieshmëria ndaj cefalosporinave.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Doza e zakonshme ditore për fëmijë është 20 mg/kg peshë, që jepet në 3 doza të ndara (çdo 8 orë).
Doza maksimale ditore për fëmijët është 1 g dhe për të rriturit 4 g.
Në qoftëse i sëmuri harron që të marrë një dozë, doza e ardhshme duhet të merret sa më parë, dhe ate duhet marrë vetëm një dozë.
Te infeksionet e rënda doza mund të dyfishohet. Në otitis media dhe faringit, doza ditore mund të ndahet në dy doza.

Veprimet anësore
Diarrea dhe në raste të rralla kolit pseudomembranoz, të përziera dhe të vjella; reaksione alergjike siç janë: ekzantema, kruarje, ethe dhe artralgji, si dhe anafilaksi, eritemë multiforme, nekrolizë toksike epidermike; më rrallë janë konstatuar edhe euzinofili, trombocitopeni, neutropeni; çrregullime në enzimat e mëlçisë dhe ikter kolestatik.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë nën 25ºC, në paketim origjinal.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është i shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 16 kapsula nga 250 mg dhe 500 mg
Suspension oral 125 mg/5 ml dhe 250 mg/5 ml.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top