Diclofenak (tableta, kapsula, suposte,xhel) Reviewed by Momizat on . Diclofenak (tableta, kapsula, suposte, gel) Përbërja: 1 tabletë retard përmban: 50 mg, 100 mg diklofenac natrium, 1 kapsulë përmban: 75 mg, 100 mg diklofenak na Diclofenak (tableta, kapsula, suposte, gel) Përbërja: 1 tabletë retard përmban: 50 mg, 100 mg diklofenac natrium, 1 kapsulë përmban: 75 mg, 100 mg diklofenak na Rating: 0
You Are Here: Home » D » Diclofenak (tableta, kapsula, suposte,xhel)

Diclofenak (tableta, kapsula, suposte,xhel)

Diclofenak (tableta, kapsula, suposte, gel)

diklofenak

Përbërja:
1 tabletë retard përmban: 50 mg, 100 mg diklofenac natrium,
1 kapsulë përmban: 75 mg, 100 mg diklofenak natrium,
1 supostë përmban: 12.5 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg diklofenak natriumi,
1 g xhel përmban 11.6 mg diklofenak natriumi.

Veprimi:
Diklofenaku është antireumatik josteroid, derivat i acidit fenilacetik me ndikim të fuqishëm analgjezik, antiinflamator dhe antipiretik.
Diklofenaku në mënyrë të pakthyeshme lidhet me ciklooksigjenazën, enzim i përfshirë në sintezën e mediatorëve të inflamacionit – prostaglandinave, tromboksanit dhe prostaciklinës.
Prostaglandinat janë shkaktarë të rritjes së ndjeshmërisë së mbaresave nervore në mediatorët e dhëmbjes, kjo do të thotë se zvogëlojnë pragun e dhimbjes.
Janë prekursorë të mukozës së organeve digjestive, kurse në veshka janë përgjegjës për perfuzion normal me gjak.
Tromboksani A2 (në trombocite) nxit agregimin e trombociteve dhe shkakton konstriksion të muskujve arterialë.
Prostaciklina vepron në intimën e enëve të gjakut, inhibon agregimin e trombociteve dhe dilaton enët e gjakut.
Në mënyrë plotësuese frenon sintezën uterotrope të prostaglandinave, në këtë mënyrë zvogëlon ndjeshmërinë dhe hiperkontraktilitetin e uterusit.
Me bllokimin e sintezës së prostaglandinave në pjesën e inflamuar, zvogëlohet reaksioni inflamator dhe dhimbja, ndërsa në sistemin nervor përsëri vendoset kontrolli i qëndrës së termorregullimit, që shpie deri te rënia e temperaturës së lartë trupore.
Me ndërprerjen e sintezës së tromboksanit, diklofenaku frenon agregimin e trombociteve dhe zgjat kohën e gjakderdhjes.
Diklofenaku duke zvogëluar zgjerimin e proçesit inflamator, ndërpret migrimin e leukociteve polimorfonukleare dhe stabilizon membranën e lizozomeve.

Indikimet:
● Forma degjenerative e reumatizmit (artriti reumatoid, artriti reumatoid juvenil,spondiliti ankilizant, osteoartroza, spondili artrik);
● sindroma me dhimbje të shtyllës kurrizore (lumbago);
● inflamacioni dhe edema me dhimbje pastraumatike e pasoperatore, p.sh. pas një operacioni dentar ose ortopedik;
● sëmundjet me dhimbje ose ato inflamatore në gjinekologji, p.sh. dismenorea primareose adneksiti;
● si mjet ndihmës në infeksionet inflamatore me dhimbje të forta të veshit, hundës osegrykës, p.sh. në faringotonsilit, otit;
● kolikat e veshkave dhe të rrugëve biliare;

Kundërindikimet

Kundërindikimet absolute:
● Mbindjeshmëria ndaj diklofenakut të natriumit;
● ulçerat akute dhe kronike gastrike dhe duodenale;
● gjakderdhjet gastrointestinale;
● dëmtimi i palcës kockore.

Kundërindikimet relative:
● Dëmtimet e rënda të mëlçisë;
● shtatëzënia dhe gjidhënia.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rriturit
Doza e zakonshme e diklofenakut është 100 -150 mg/ditë, e ndarë në 2-3 doza të barabarta.
Të sëmurëve me dhimbje të lehta, dhe fëmijëve me moshë mbi 14 vjeç u jepen 75-100 mg/ditë.
Te dhimbjet e forta, doza ditore mund të rritet në 200 mg/ditë.

Fëmijët mbi moshën njëvjeçare
Te artriti reumatoid foshnjor jepen 1-3 mg/kg, në 2-3 doza të barabarta.
Diklofenaku merret gjatë kohës së ushqimit ose pas ushqimit, me pak ujë.

Efektet anësore
Efektet anësore të diklofenakut më së tepërmi janë të lehta dhe kalimtare, vetëm pak pacientë duhet të ndërprejnë terapinë.
Efektet anësore më të shpeshta manifestohen nga trakti digjestiv në formë: mundimi, çrregullimit të oreksit, konstipacioni ose diarreja, çrregullimesh në pjesët e poshtme të zorrëve (kolit hemorragjik jospecifik dhe acarim i kolitit ulçeroz).
Është e mundur paraqitja e ulçerës peptike me gjakderdhje që mund të përfundojë me perforim.

Ruatja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15˚C-25˚C, në vend të thatë të mbrojtur nga drita.
Bari të ruhet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 tableta të veshura nga 50 mg.
Kutia me 20 tableta retard nga 100 mg.
Kutia me 30 kapsula nga 75 mg, 100 mg.
Kutia me 10 suposte nga 12.5 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg.
Tubetë me 60 g gel.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top