Dicloftil (solucion) Reviewed by Momizat on . Dicloftil (solucion) Përbërja 100 ml përmbajne: Diclofenac sodik 100mg (të njëvlefshme me 93.084 mg diclofenac). Shtesat: Arginina, Acid borik, Boraks, Povidone Dicloftil (solucion) Përbërja 100 ml përmbajne: Diclofenac sodik 100mg (të njëvlefshme me 93.084 mg diclofenac). Shtesat: Arginina, Acid borik, Boraks, Povidone Rating: 0
You Are Here: Home » D » Dicloftil (solucion)

Dicloftil (solucion)

Dicloftil (solucion)

dicloftil

Përbërja

100 ml përmbajne: Diclofenac sodik 100mg (të njëvlefshme me 93.084 mg diclofenac).

Shtesat: Arginina, Acid borik, Boraks, Povidone, K25,Glicerilpolietilenglikol ricinoleat; Klorur benzalconi, Sode edetat ; ujë i sterilizuar.

Forma farmaceutike dhe përmbajtja:
Kolir, solucion, flakon me 5 ml të solucionit 0.1%

Kategoria farmakoterapeutike:
Antiinflamator josteroid.

Indikimet:
Gjëndje inflamatore të dhimbshme dhe jo me bazë infektive, në ngarkim të segmentit të përparmë të syrit dhe në veçanti për ndërhyrjet gjatë katarakteve.

Kundërindikimet:
Ndjeshmëri e shtuar ndaj çdo lloj përbërësi të preparatit dhe antiinflamatorëve të tjere jo steroide(acidi acetilsalicilik, indometacina etj.).

Kujdesje gjatë përdorimit:
Tek mbajtësit e lenteve të kontaktit Dicloftili përdoret me dozime të ndryshme.
Në rastin e pranisë të inflamacioneve të shoqëruar edhe me infeksione bakteriale , duhet të shoqërohet trajtimi dhe me mjekimin me terapi antibiotike.
Në rastet të shoqërimit të preparatit edhe me medikamente të tjera duhet të kihet parasysh që për një përthithje sa më të mirë, një interval të paktën 5 min, nga aplikimi në sy i DICLOFTILIT dhe atij të një solucioni tjetër.
Gjatë shtatëzënisë, dhe gjatë gjidhënies preparati duhet të përdoret vetëm me recetën dhe nën kontrollin e mjekut.

Ndërveprime me preparate të tjera:
Nuk jane të njohura.
Mbajeni preparatin në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.

Mënyra e dhënies:
Sipas përshkrimit të mjekut.

Efektet anësore:
Në raste të rralla është vënë re një djegie e lehtë gjatë hedhjes fillestare .
Ftohen pacientët të flasin me mjekun ose farmacistin e tyre për çfarëdo efekti anësor të preparatit që nuk është përshkruar në fletën shoqëruese.

Skadenca dhe ruajtja:
Mos e ruani mbi 25 grade celsius.
Shikoni datën e skadencës të treguar mbi paketim:
kjo datë nënkupton që produkti ështe i ruajtur në mënyrë korrekte.

Kujdes: mos e përdor medikamentin pas datës së skadencës të treguar në kuti.
Produkti duhet të përdoret deri në 30 ditë pas hapjes së parë të ilaçit.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top