Difen supostë Reviewed by Momizat on . Difen supostë Udhëzimi për pacientin: Para përdorimit lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim! Nëse keni pyetje shtuese, drejtohuni mjekut ose farmacistit. Ky bar Difen supostë Udhëzimi për pacientin: Para përdorimit lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim! Nëse keni pyetje shtuese, drejtohuni mjekut ose farmacistit. Ky bar Rating: 0
You Are Here: Home » D » Difen supostë

Difen supostë

Difen supostë

difen suposte

Udhëzimi për pacientin:

  • Para përdorimit lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim!
  • Nëse keni pyetje shtuese, drejtohuni mjekut ose farmacistit.
  • Ky bar është rekomanduar personalisht Juve dhe nuk duhet t’ia jepni dikujt tjetër.
  • Të tjerëve ky bar mund të jetë i dëmshëm edhe nëse kanë shenja të sëmundjes të ngjajshme me të juajat.

Përmbajtja e përbërësve aktiv: Diklofenak natrium 100,0 mg.

Përmbajtja e përbërësve ndihmës: yndyrë neutrale tip CM, yndyrë neutrale tip AS2X, sorbitan monostarat, dioksid silici koloidal.

1. Çfarë janë DIFEN® supozitorjet dhe për çfarë përdoren?
DIFEN® supostDiklofenak natrium janë antireumatik josteroid, derivat i acidit fenilacetatik me veprim të fuqishëm analgjezik, antiinflamatorë dhe antipiretik.
DIFEN® suposto përmbajnë diklofenak natrium dhe janë të përshtashme në rastet kur është i vështirësuar përdorimi oral i diklofenakut.
Limitojnë intensitetin dhe zgjerimin e procesit inflamatorë duke inkibuar migrimin e leukocitëve polimorfonuklearë dhe duke stabilizuar membranën lizozomike.

Përmbajtja: 1 DIFEN suposte përmban: Diklofenak natrium 100,0 mg.

Paketimi: Kutia me 5 suposto.

Si veprojnë DIFEN ® supostë
DIFEN ® në mënyrë të fuqishme pengon aktivitetin e ciklooksigjenazës, enzimin e kyçur në biosintezën e mediatorëve të ndezjes së prostaglandineve, tromboksanit dhe prostaciklinës.
Me bllokimin e sintezës së prostaglandineve në zonën e inflamuar zvogëlohet reaksioni inflamatorë dhe dhembja, e në sistemin nervor qëndror përsëri rivendoset kontrolli i qendrës termoregulluese, që sjellë DIFEN® supostë 100 mg deri te zbritja e temperaturës së rritur trupore.
Me inhibimin e sintezës së tromboksanit, diklofenaku pengon agregimin e trombociteve dhe zgjatë kohën e gjakëderdhjes.
Diklofenaku limiton intensitetin dhe zgjerimin e procesit inflamatorë duke inhibuar migrimin e leukocitëve polimorfonuklearë dhe duke stabilizuar membranën lizozomike.

Kur përdoren DIFEN ® supostë?
DIFEN supostot përdoren në gjendjet akute të dhembjeve dhe inflamacionit të të gjitha intensiteteve tek gjendjet e ndryshme:
• Te sëmundjet reumatike dhe sëmundjet tjera muskuloskeletore ( artriti reumatoid, osteoartriti, periartriti, tendiniti, tenosinoviti,burziti, spondiliti ankilozant, sulmi akut i gihtit);
• Gjendjet posttraumatike ( përdredhjet, përkyerjet, dhe çrregullimet tjera të muskujve dhe kockave) si dhe inflamacionet dhe dhembjet postoperative ( në traumatologji dhe ortopedi);
• Dismenorea primare.

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni DIFEN ® supostë ?
Informoni mjekun nëse merrni barëra tjera, nëse keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim të metabolizmit, nëse jeni të tejndjeshëm në barëra ose keni pasur reaksione alergjike në ndonjërin prej tyre.

Kur nuk duhet ta përdorni DIFEN ® supostë ?
Nuk duhet të merrni DIFEN ® supostëte:

• Tejndjeshmëria në diklofenak dhe komponentet tjera të barit;
• Pacientët të cilët më herët kanë pasur astmë, rinit apo urtkarie, ose reaksione alergjike në aspirinë ose barëra tjera antinflamatore josteroide.
• Gjakëderdhjet gastrointestinale, ulçerat dhe perforacionet;
• Lezionet e ndezura dhe gjakëderdhjet në regjionin anorektal (proktiti, hemoroidet).

Përkujdesjet
Përkujdesje të veçanta duhen tek pacientët me ulçerë peptike ose duodenale , pasi që diklofenaku mund të shkaktojë ulçeracione , irritim dhe gjakëderdhje.
Përmes anamnezës duhet vërtetuar praninë e dëmtimeve të traktit gastrointestinal para terapisë me diklofenak.
Te personat e moshuar rritet reziku i paraqitjes së efekteve anësore serioze.
Nëse duhet përdorur DIFEN supozitorjet , atëherë duhet përdorur dozat më të vogla efikase të barit.
Të sëmurit me funksion të çrregulluar të zemrës, të veshkave apo të mëlçisë, dhe me porfiri, duhet të jenë nën kontrollin e rregullt të mjekut.
Me kujdes duhet aplikuar tek pacientët të cilët marrin diuretikë, pacientëve me probleme cirkulatore apo hipovolemi.
Tek pacientët me çrregullim të koagulacionit dhe funksionit të trombociteve kohë pas kohe duhet kontrrolluar hemogrami.

Marrja e DIFEN supozitorijeve me ushqim dhe pije
Prania e ushqimit në stomak nuk ndikon në veprimin e këtij bari.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Aplikimi i DIFENIT gjatë shtatzanisë nuk rekomandohet, posaçërisht gjatë tremujorit të tretë.
Bari të aplikohet vetëm nëse mjeku vlerëson se leverdia potenciale për nënën mbizotëron rrezikun e mundshëm për fetusin.
Nënat që japing gji që aplikojnë barin duhet të ndërprejnë dhënien gji dhe të aplikojnë ushqimin artificial të foshnjës.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për te përdoruar makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Çfarë duhet të dini mbi përbërësit ndihmës të cilat i përmbajnë DIFEN ® supostë?
Asnjëri nga përbërësit ndihmës në përmbajtjen e DIFEN supozitorjeve nuk ndikon në efikasitetin dhe sigurimin e barit.

Në çfarë duhet të keni kujdes nëse merrni barna të tjera
Këto informacione kanë të bëjnë edhe me barërat të cilat nuk i përdorni më, si edhe në barërat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Informoni mjekun tuaj nëse merrni ose nëse keni përdorur ndonjë bar rishtas, duke marë parasysh edhe barërat të cilat merren pa recetë mjekësore.

Nëse keni përdorur, përdorni ose do të përdorni barëra tjera, është me rëndësi që të dini:
• Diklofenaku mund të zvogëlojë veprimin diuretik dhe antihipertensiv të diuretikëve tiazidik (furosemid), e të rritë veprimin e diuretikëve që ruajnë kaliumin (spirinolaktoni).
• Mund të zvogëlojë klirensin e litiumit dhe të sjellë deri te rritja e koncentrimit të tij në plazmë, e të rritë koncentrimin serumik të digitalist dhe metotreksatit.
• Rritet reziku nga gjakëderdhjet nëse njëkohësisht jepen antiinflamatorët josteroid me antikoagulantë, si dhe rreziku nga efekti hipoglikemik me antidiabetikë.
• Rritet rreziku nga gjakëderdhjet gastrointestinale nëse njëkohësisht jepen antiinflamatorët josteroid me kortikosteroidët.
• Përdorimi i njëkohshëm i ciklosporinës dhe diklofenakut mund të sjellë deri te rritja e përqëndrimeve të diklofenakut në plazmë ose me veprim nefrotoksik të forcuar të ciklosporinës.
• Aplikimin e përbashkët të dy apo më tepër antiinflamatorëve josteroid ( duke përfshirë edhe aspirinën), duhet shmangur.
• Diklofenakun nuk duhet aplikuar 8-10 ditë pas aplikimit të mifepristonit, pasi që antiinflamatorët josteroid redukojnë veprimin e mifepristonit.

3. Si përdoren DIFEN supostot ?
DIFEN supostot 100 mg përdoren rektalisht.
Të rriturit : 100 mg diklofenak në ditë, 1 DIFEN suposto 100 mg/ ditë.
Doza maksimale ditore e diklofenakut është 150 mg .
Fëmijët: DIFEN supostot 100 mg nuk janë të dedikuara për përdorim tek fëmijët pediatrik.

Nëse përdorni DIFEN supostot më shumë se sa duhet.
Nëse keni aplikuar dozë më të madhe të DIFEN ® supostë menjëherë bisedoni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Simptomet: kokëdhembja, neveria, vjellja, gjakëderdhja intestinale, hutueshmëria, marramendja, konvulzionet dhe ndalja akute e punës së veshkave.
Në rast të mbidozimit me diklofenak nuk egziston antidot specifik.
Shërimi është simptomatik dhe suportiv.
Nxitja e vjelljes ose lavazhi i stomakut si dhe aplikimi i qymyrit medicinal pasi që janë shumë të dobishme dhe duhet aplikuar sa më parë.
Në rastet e paraqitjes së hipotensionit , të kompensohet vëllimi me plazma, e në rastet e ndaljes së veshkave aplikohet dopamina apo dobutamina.
Konvulzionet duhet trajtuar me antikonvulsivë bezodiazepinik (diazepam).
Diureza e forcuar, hemodializa ose hemoperfuzioni nuk kanë rëndësi, pasi që diklofenaku plotësisht lidhet për proteina të plazmës.

Nëse harroni të merrni DIFEN ® supozitorjet?
Asnjeherë mos e përdorni dozën e dyfishtë për të plotësuar atë që keni kapërcyer përdorimin e barit!
Nëse keni harruar të aplikoni dozën e DIFEN supozitorjeve, dozën e lëshuar aplikojeni sa më parë e pastaj vazhdoni përdorimin e barit në intervale të zakonshme.

Efektet anësore të mundshme
Si edhe të gjitha barërat tjera edhe DIFEN-i mund të ketë efekte të padëshiruara.
Efektet anësore të dikolfenakut janë më së shpeshti të dobëta dhe kaluese.
Përdorimi rektal i DIFEN supostove mund të shkaktojë reakcione lokale në formë të irritimit të dobët të mukozës rektale, kruarje, ndjenjen e djegjes, diare, egzacerbim të hemoroideve.
Efektet anësore të barit në SNQ manifestohen me maramendje, kokëdhembje, tinitus.
Plogështia , depresioni, përgjumësia, eksitabiliteti, skotomet, diplopitë, si dhe çrregullimi i shijës, gjithashtu janë efekte anësore të rralla.
Rritrja e aktivitetit të aminotransferazës kryesisht është t supozitorie rikthyeshme dhe shumë rrallë është në lidhje me sëmundjen klinike të evidentuar të mëlçisë.
Reaksionet e tejndjeshmërisë janë të rralla , e lajmërohen në formë të kruarjes , kurteshit të lëkurës, urtikarisë, dhe ndaljes së lëngjeve.
Diklofenaku rrallë ka efekte të padëshiruara në veshkë, edhe pse është e mundshme nefropatia e dobët.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Bari të ruhet larg nga duart e fëmijëve!

Afati i përdorimit
Është i shënuar mbi pako.
Bari nuk duhet të përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit.
DIFEN® suposto 100 mg

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet me recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top