Eliben 500 mg ( klaritromicine ) Reviewed by Momizat on . ELIBEN 1. PËRCAKTIM I PRODUKTIT FARMACEUTIK 1.1 Emërtimi: ELIBEN FLETËUDHËZUES PËR PËRDORUESI ELIBEN 1.2 Përbërja: Lënda aktive: Çdo tabletë përmban ELIBEN Clar ELIBEN 1. PËRCAKTIM I PRODUKTIT FARMACEUTIK 1.1 Emërtimi: ELIBEN FLETËUDHËZUES PËR PËRDORUESI ELIBEN 1.2 Përbërja: Lënda aktive: Çdo tabletë përmban ELIBEN Clar Rating: 0
You Are Here: Home » E » Eliben 500 mg ( klaritromicine )

Eliben 500 mg ( klaritromicine )

ELIBEN

eliben
1. PËRCAKTIM I PRODUKTIT FARMACEUTIK
1.1 Emërtimi: ELIBEN

FLETËUDHËZUES PËR PËRDORUESI ELIBEN

1.2 Përbërja:
Lënda aktive: Çdo tabletë përmban ELIBEN Clarithromycin 500mg.

Përbërësit e tjerë: Croscarmellose Sodium, Cellulose Microcrystalline, Starch Maize Pregelatinised, Silicon Dioxide Colloidal, Povidone. Stearic Acid, Magnesium Stearate.

Përbërja e veshjes: Hypromellose, Propylene Glycol, Sorbitan Monooleate, Titanium Dioxide ( E171 ). Sorbic Acid, Vanillin.

1.3 Forma farmaceutike:
Tableta të veshura me film të hollë.

1.4 Pëshkrimi- Paketimi:
Kutia përmban 21 tableta të veshura me film të hollë prej 500 mg/tabletë në blistera.

1.5 Kategoria farmaceutike:
Bar antibiotik i grupit makrolide.

2. ÇFARË DUHET TË DIJË PACIENTI PËR BARIN QË JU KA DHËNË MJEKU JUAJ

2.1 Informacione të përgjithshme:
Eliben është një antibiotik për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikrobe të ndjeshëm ndaj klaritromicinës.

2.2 Indikacione: Eliben ofrohet për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj tij.

Infeksionet e tilla janë:

  1. Infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes ( p.sh., bronkit, pneumoni ).
  2. Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ( p.sh., faringit, sinusit).
  3. Infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta ( p.sh. folikulitis, celuliti,  erizipelë ).
  4. Trajtim plotësues (  në kombinim me barna të tjera antimikobakteriale ) për trajtim të infeksioneve të përgjithshme ose të lokalizuar për shkak mikobakteresh atipike ( psh. Mycobacterium avium ose Mycobacterium intracellulare, Mycobacterium chelonae, Mycobacterium fortutiun 06e Mycobacterium kansassii).
  5. Çrrënjosje e Helicobacter pylori për trajtim të ulçerave duodenale dhe parandalimin e rikthimit të tyre, nëse jepet me reflues të sekretimit gastrik.
  6. Infeksione të dhëmbëve, si bar i zgjedhjes së dytë.

2.3 Kundërindikacione

Nëse keni ndjeshmëri të lartë ndaj antibiotikeve makrolide, nuk duhet të merrni Eliben.

Nuk duhet të merrni klaritromicinë me barna që përmbajnë astemizol, cisapride, pimozide, terfenadine dhe ergotaminë ose dihidroergotamine.

2.4 Masa paraprake dhe paralajmërime të veçanta gjatë përdorimit:

Konsultohuni me mjekun tuaj në rastet e mëposhtme:

  1. Në rast insufiçience renale.
  2. Në rast shtatzënie apo ushqyerje me gji.
  3. Në rast sëmundjesh hepatite.
  4. Nëse keni marramendje gjatë trajtimit me klaritromicinë, duhet të bëni kujdes, pasi këto marramendje mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të drejtuar automjete ose për të përdorur makineri.
  5. Në rast hipokalemie.
  6. Ne rastet e diarrese së vazhdueshme.
  7. Në rast përdorimi se bashku me kolkicinë.

2.5 Bashkëveprimi me barna apo substanca të tjera:

Informoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë barna që përmbajnë:

  • teofilinë
  • valproate
  • karbamazepine
  • cisapride
  • cilostazol
  • specijale
  • antikoagulantë që merren nga goja ( p.sh warfarin )
  • derivate të ergotaminës
  • triazolam
  • midazolam
  • alprazolam
  • metilprednisolone
  • disopiramide
  • fenitoin
  • astemizole
  • terfenadine
  • takrolimus
  • ciklosporine
  • pimozide
  • quinidine
  • rifabutin
  • sildenafil
  • simvastatinë
  • lovastatinë
  • omeprazole
  • vinblastine

Mund të nevojitet modifikim doze i këtyre barnave gjatë terapisë me klaritromicinë ( shih 2.3 Kundërindikacione ).

Ndërveprimet e mëposhtme, që lidhen me isoenzimën CYP3A, janë vënë re me eritromicinë dhe/ose klaritromicinë pas qarkullimit.
Rrallë janë shënuar raste të rabdomiolizes me përdorim të njëkohshëm të klantromicinës dhe inhibitorëve të reduktazës HMG-CoA, lovostatin, simvastatin.
Nëse vuani nga insufiçienca renale dhe merrni terapi paralele me ritonavir dhe klaritromicinë, informoni mjekun tuaj, sepse mund të ketë nevojë për reduktim të dozës së klaritromicinës.
Konsultohuni me mjekun tuaj.
Për të rriturit, në rast se njëkohësisht me klaritromicinë merret edhe bar që përmban zidovudinë, këto dy barna duhet të merren në orare të ndryshme.

2.6 Doza dhe mënyra e përdorimit:

Të gjithe infeksionet ku klaritromicina është e përshtatshme përveç  atyre të shënuar më poshtë :
Doza e zakonshme e rekomanduar e klaritromicinës është 250 mg ( 1 tabletë prej 250 mg ) dy herë në ditë.
Për infeksione të rënda, doza mund të rritet në 500 mg dy herë në dite. Kohëzgjatia e zakonshme e trajtimit është 6-14 ditë.
Dora merret në mëngjes dhe në mbrëmje.
Nëse vuani nga insufiçienca renale  doza e klaritromicines përgjysmohet, dmth 250 mg një herë në ditë ose 250 mg dy herë ditë në infeksione të rënda dhe trajtimi nuk duhet të zgjasë më shumë se 14 ditë.
Përmbajtjet e tabletave 250 mg dhe 500 mg nuk u jepen fëmjëve nën 12 vjeç.

Infeksione dhe mykobakteri
Klaritromicina duhet të përdoret në kombinim me barna të tjera antibakteriale.
Doza e rekomanduar për të rriturit me infeksion të përgjithshëm ose të lokalizuar nga mykobaktere  ( M. Avium,  M. intracellulare, M. chelonae, M. Fortuitum ) është 500 mg dy here në ditë.
Trajtimi vazhdon për aq sa zgjat trajtimi klinik.
Dozat merren në mëngjes dhe në mbrëmje.

Çrrënjosja e Helicobacter pylori:

Formë e trefishtë terapie:
Eliben 500 mg ( 2 tableta prej 250 mg ose 1 tabletë 500 mg ) dy herë në ditë në kombinim me Amoksicilinë 1000 mg dy herë në ditë dhe Omeprazole 20 mg dy herë në ditë, për 7 ditë.
Eliben 500 mg ( 2 tableta prej 250 mg ose 1 tabletë 500mg ) dy herë në ditë në kombinim me Amoksicilinë 1000 mg dy herë në dite dhe Omeprazole 40 mg çdo dite për 7 ditë.

Formë e dyfishtë terapie:
Doza e rekomanduar është 500 mg tri herë në ditë për 14 ditë, në kombinim me inhibitorë të sekreimit gastrik.

Infeksionet dentare: 250 mg dy herë në ditë për 5 ditë.
Mjeku juaj do të zgjedhë terapinë që i pështatet rastit tuaj.
Edhe nëse gjëndja juaj shëndetësore është përmirësuar apo shëruar para përfundimit të terapisë, mos e ndëprisni marrjen e Eliben.
Vazhdoni trajtimin për aq ditë sa ju ka rekomanduar mjeku.

2.7-Mbidoza – Trajtimi:
Nga raportet ekzistuese, rezulton se pas një sasie të madhe klaritromicine priten simptoma gastrointestinale.
Reagimet negative që lidhen me doza të tepërta duhet të trajtohen me eliminimin e shpejtë të barit, i cili ende nuk është absorbuar, dhe me masa mbrojtëse.
Në këto raste, komunikoni me doktorin tuaj ose qendrën e helmimeve.

2.8 Çfarë duhet të dini, në rast se nuk arritët  të merrni një dozë:
Nëse duhet të merrni vazhdimisht këtë bar dhe harruat një dozë duhet të mermi dozën e harruar sa më shpejt të jetë e mundur.
Megjithatë, nëse është pothuajse koha për dozën tuaj të ardhshme, nuk do të merrni dozën e harruar, por vazhdoni trajtimin normal.

Mos dyfishoni dozat.

2.9 Efektet e padëshiruara:

Efektet anësore të Clarithromycin të përmendura më shpesh janë:
diarre, të vjella, dhimbje barku, të përziera, mostretje, skuqje e lëkurës, dhimbje koke apo shije e ndryshuar.

Më rrallë janë raportuar, glositi, stomatit, moniliasis oral, ndryshim ngjyre e dhëmbëve ( i kthyeshëm pas pastrimit dentar ), ndryshim ngjyre e gjuhës, çrregullim i nuhatjes, zakonisht në kombinim me çrregullim te shikimit, mosfunksionim hepatik, hepatit me ose pa verdhëz, anafilaksi ose Sindromi Stevens-Johnson / nekrolizë epidermale toksike, si dhe marramendje, vertigo, trullosje, pagjumësi, makthe, tringëllime në veshë, konfuzion, çorientim, haluçinacione, psikozë, depersonalizim, rënie deri në humbje të dëgjimit, QT afatgjatë, takikardi ventrikulare dhe torsades de pointes.
Janë raportuar raste të veçanta të rritjes së kreatininës në serum, por nuk u vërtetua lidhja me barin.
Kur merret bashkë me omeprazole, nganjëherë vërehet çngjyrim i kthyeshëm i gjuhës dhe çrregullim shijimi.
Ka pasur raportime të rralla të hipoglikemisë tek pacientë të cilët mermin njëkohësisht derivate hipoglikemike apo insulinë.
Gjithashtu raste të veçanta trombocitopenie.
Ka  raportime të rralla të pancreatitis dhe spazmave.
Ka raporte të nefritit intersticial, që përkuan me përdorimin e klaritromicinës.

Ka pasur raportime pas qarkullimit për toksikim të kolkicinës kur përdoren njëkohësisht klaritromicinë dhe kolkicinë, sidomos tek të moshuarit, disa prej rasteve kanë ndodhur tek pacientë me insufiçience renale.

Tek disa pacientë janë raportuar edhe vdekje ( Shih 2.5 Ndërveprimet: kolkicinë dhe 2.4 MASA PARAPRAKE ).

Efektet anësore tek pacientë me imunitet të dobësuar:

Pacientët me infeksione nga mikrobaktere që marrin për kohë të gjatë doza Eliben, duhet t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së rreptë mjekësore në mënyrë klinike dhe laboratorike.
Në rast shfaqjeje të ndonjë kundër-reagimi gjatë trajtimit, informoni mjekun tuaj.

2.10 Data e skadimit të produktit:

Informohuni për datën e skadimit të barit dhe treguesi në paketimin e jashtëm dhe të brendshëm të produktit.
Barnat në përgjithësi duhet të merren para datës së skadimit.

2.11 Masa të veçanta për ruajtjen e produktit:
Tableta Eliben duhet të ruhen nën 25°C.

3. INFORMACIONE MBI PËRDORIMIN E SAKTË TË BARNAVE

  • këtë bar, mjeku juaj e ka përshkruar vetëm për problemin tuaj të veçantë mjekësor. Nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë ose ta përdorni për shqetësime të tjera shëndetësore, pa u konsultuar më parë me mjekun.
  • Nëse gjatë terapisë shfaqet ndonjë problem me barin, informoni menjëherë mjekun apo farmacistin tuaj.
  • Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me informacionet që kanë të bëjnë me barin që merrni,ose keni nevojë për më shumë informacione në lidhje me problemin tuaj mjekësor, mos hezitoni të kërkoni këto informacione te mjeku ose farmacisti juaj.
  • Në mënyrëqë të jetë i sigurt dhe efektiv bari që ju është rekomanduar, duhet ta merrni sipas udhëzimeve që u kanë dhënë.
  • Mos mbani barna në raftet e banjës, pasi nxehtësia dhe lagështira mund të ndikojnë tek bari dhe ta bëjnë atë të dëmshëm për shëndetin tuaj.
  • Mos mbani barna që nuk janë më të nevojshëm, ose që tashmë kanë skaduar.
  • Për më shumë siguri, mbani të gjitha barnat në një vend te sigurt, larg fëmijëve.

4.Mënyra  e disponimit :
Ky bar jepet vetëm me recetë mjekësore.   Bennett  PHARMACEUTICALS

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top