ERITROMICINE 250 mg Reviewed by Momizat on . Eritromicinë tableta 250 mg FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: lnformacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. Eritromicinë tableta 250 mg FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: lnformacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. Rating: 0
You Are Here: Home » E » ERITROMICINE 250 mg

ERITROMICINE 250 mg

Eritromicinë tableta 250 mg

eritromicine

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: lnformacion për pacientin
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë së ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonje efekt tjeter anësor që nuk përmendet në këtë fleteudhezues,ju  lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Eritromicinë dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të merrni Eritromicinë
  3. Si ta merrni Eritromicinë
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Eritromicinë
  6. Informacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË ERITROMICINË DHE PËRSE PËRDORET
Eritromicinë, është një antibiotik që i përket një grupi barnash të quajtura makrolide.
Këta antibiotikë e kryejne veprimin duke vrarë ose duke ndaluar shtimin e baktereve qe po shkaktojnë infeksion tek ju.
Eritromicinë, ashtu si antibiotikët e tjerë, nuk vepron ndaj infeksioneve virale siç është gripi.
Eritromicinë përdoret për të trajtuar infeksione në pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga baktere.
Për shembull:

  • alternativë e penicilinës në rastet me mbindjeshmëri ndaj kësaj të fundit ;
  • difteri dhe pertus;
  • sëmundje e Legionnaire;
  • bronkitin akut ( infeksion i bronkeve që shkakton kollë );
  • pneumonine ( infeksion i mushkerive i karakterizuar nga temperature, pafuqi, dhimbje koke )
  • entent dhe kampilobakter
  • uretritin jogonokoksik, prostatit kronik , sifihiz, akne vulgaris dhe rozacea

Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Eritromicinë për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Eritromicinë.

2, PËRPARA SE TË MERRNI ERITROMICINË
Mos merrni Eritromicinë në qofte së:

  • jeni alergjik ndaj Eritromicinës ose ndaj ndonjë antibiotiku tjetër makrolid p.sh.: azitromicin, klaritromicin ose roksitromicine.
  • jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktivë të përmendur në fund të këtij fletëudhëzuesi.
  • vuani nga anameza për sëmundje gastroitenstinale.
  • keni probleme të renda me mëlçinë ose me tëmthin .
  • keni probleme me dëgjimin.

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjëndjet e përmendura më sipër, mos merrni tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të veçante me Eritromicinë
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë së:

  • jeni alergjike ndaj: Barnave te tjera, veçanërisht në qoftë se janë në të njëjtën klasë barnash me Eritromicinë.
  • në qoftë së keni në plan të ngeleni shtatzanë gjate kohës që jeni duke përdorur Eritromicinë.
  • në qoftë se jeni duke ushqyer foshnjen me gji ose po planifikoni të ushqeni foshnjen me gji.

Eritromicinë kalon në qumështin e gjirit.
Mjeku juaj do të diskutoje rreziqet dhe benefitet e përdorimit të Eritromicinë gjatë ushqimit të foshnjes me gji.
në qoftë së keni ose keni pasur ndonjë problem shëndetësor, në veçanti të mëposhtmet:

  • Funksion të dëmtuar hepatik dhe biliar.
  • Si dhe në qoftë se përdorni barna hepatotoksike.

Marrja e eritromicines me ushqim dhe pije .
Ushqimi nuk ndikon në përthithjen e estolatit te eritromicinës.

Shtatzania
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë.
Si shumica e barnave të këtij lloji, Eritromicinë nuk është mirë të përdoret gjatë shtatzanisë.
Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj gjatë shtatzanisë.

Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri.
Eritromicinë kalon në qumështin e gjirit.
Mjeku ose farmacisti do te diskutojnë mbi rreziqet dhe përftimet e marrjes së saj në qoftë se jeni duke ushqyer foshnjen me gji ose keni në plan të bëni këtë.

Drejtimi i makines dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimt të makinerive derisa të shihni se si Eritromicinë ndikon tek ju.
Eritromicinë mund të shkaktojë marramendje ose trullosje në disa pacientë, vecanërisht pas marrjes së dozës së parë.

Marrja e barnave te tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë.
lnformoni mjekun tuaj në qoftë se jeni duke marrë ndonjë prej këtyre barnave:

  • teotiline, një bar i përdorur për trajtimin e astmës;
  • disa barna për trajtimin e migrenës si ergotamina ose dihidroergotamina;
  • Karbamazepina , një bar i  përdorur për trajtimin e epilepsisë;
  • terfenadine dhe astemizol, barna OTC të përdorura për trajtimin e alergjive;
  • varfarine, një bar që përdoret për parandalimin e trombeve në gjak;
  • digoksine, një bar i përdorur për trajtimin e insuficences kardiake;
  • lovastatine , një bar që përdoret uljen e kolesterorit;
  • ciklosporine, një bar i përdorur për parandalimin e mospranimit të transplantit ose për trajtimin e problemeve të caktuara të sistemit imun;
  • cisaprid, një bar i përdorur për trajtimin e problemeve gastrointestinale;
  • pimozid, një bar antipsikotik.

Këto barna mund të ndikohen nga Eritromicinë, ose mund të ndikojnë në mënyrën se si vepron.
Mund të keni nevojë të përdorni sasi të ndryshme të këtij bari ose të merrni barna të tjera.
Mjeku ose farmacisti juaj do tu këshillojë.

3. SI TA MERRNI ERITROMICINË
Gjithmonë merrini tabletat eritromicines vetëm sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se ndjeni që efektet e eritromicinës janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat mund të merren me ose pa ushqim.
Këshillojmë që tabletat t’i merrni në të njëjtën orë çdo ditë.
Tabletat e Eritromicines disponohen në formëdozën 250 mg.
Doza e rekomanduar për të rritur dhe fëmijët mbi 8 vjeç : 250 —500 mg , çdo 6 orë ose 0.5 – 1g, çdo 12 orë :në infeksionet e rëndë mund të përdoren deri në 4 g në ditë.
Doza e rekomanduar për fëmijët deri në 2 vjeç : 125 mg, çdo 6 orë ; 2 – 8 vjeç: 250 mg. çdo 6 orë ; në infeksionet e rëndë doza dyfshohet.
Në sifilizin e hershëm përdoren 500 mg , 4 here në ditë , për 14 ditë, kurse në klamidien gjenitale të pandërlikuar dhe në uretritin jogonokoksik jepen 500 mg, 2 herë në ditë , për 14 ditë.
Megjithatë, mjeku juaj mund t ju këshillojë të merrni një dozë tjetër në varësi të gjendjes tuaj dhe reagimit ndaj medikamentit.
Mjeku juaj mund tju kërkojë të merrni Eritromicinë për një kohë më të gjatë.
Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë së nuk jeni të sigurt për sa kohe duhet ta merrni.
Tabletat e Eritromicinë duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë.

Në qoftë se keni marrë më shumë Eritromicinë:
Në qoftë se keni marrë më shumë Eritromicinë se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Eritromicinë:
Në qoftë se harroni një doze merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË ERITROMICINË
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson:

  • reaksione alergjie — ekzantema , urtikarie .
  • humbje e prapësueshme e degjimit pas perdorimit te dozave të forta dhe në të sëmurët e moshuar ose me insufiçencë renale dhe hepatike
  • Nauze, të vjella, diarre, ( pas marrjes së dozave të larta )
  • ikter kolestatik në qoftë së përdoret më shumë se 14 ditë
  • efekte në zemer ( përfshirë dhembje e gjoksit dhe artmitë )
  • sindromin Stivens — Xhonson .
  • nekrolize epidermike toksike .

Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5.SI TA RUANI ERITROMICINË
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdomi Eritromicinë pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.

6. INFORMACON I MËTEJSHËM
Çfare përmban Eritromicinë
Lënda vepruese është: Eritromicinë estolat.
Çdo tabletë përmban Eritromicinë estolat ekuivalent me 250 mg eritromicine bazë.
Përberesit e tjëre janë:
Talk, Stearat magnezi, Amidon , xhelatinë , sodium starch glikolat.

Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit: kuti me 50 tableta.   PROFARMA  

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top