Forvit (tableta) Reviewed by Momizat on . Forvit (tableta) Forvit është një integrator ushqimor, i dobishëm në rastet kur marrja e vitaminave dhe e lëndëve minerale nga ushqimi është e mangët ose nevoja Forvit (tableta) Forvit është një integrator ushqimor, i dobishëm në rastet kur marrja e vitaminave dhe e lëndëve minerale nga ushqimi është e mangët ose nevoja Rating: 0
You Are Here: Home » F » Forvit (tableta)

Forvit (tableta)

Forvit (tableta)

Forvit

Forvit është një integrator ushqimor, i dobishëm në rastet kur marrja e vitaminave dhe e lëndëve minerale nga ushqimi është e mangët ose nevoja fiziologjike për ato është e rritur.

Përmbajtja për çdo tabletë DDK
Hekur 14 mg 100%
Magnez 23 mg
Zink 15 mg 100%
Bakër 1.20 mg
Kalium 50 mg
Manganez 2.4 mg
Fluor 1.5 mg
Klor 30 mg
Selen 55 mcg
Vitaminë B12 1 mcg 100%
Vitaminë D 5 mcg 100%
Vitaminë K 70 mcg
Vitaminë H 150 mcg 100%
Acid folik 200 mcg 100%
Vitaminë A 800 mcg 100%
Vitaminë B1 1.4 mg 100%
Vitaminë B2 1.6 mg 100%
Vitaminë B6 2 mg 100%
Vitaminë B5 6 mg 100%
Vitaminë E 10 mg 100%
Vitaminë PP 18 mg 100%
Vitaminë C 60 mg 100%
Forvit siguron dozën ditore të këshilluar (DDK) të vitaminave dhe lëndëve mineral si për të rinjtë (duke filluar nga mosha 12 vjeç), ashtu edhe për të rriturit.
Vitaminat dhe lëndët minerale janë substanca esenciale dhe të domosdoshme, që sigurojnë zhvillimin në drejtimin e duhur të metabolizmit qelizor, rritjen dhe mirëqënien e organizmit.

Indikimet
Forvit indikohet në ato gjendje ku vitaminat dhe lëndët minerale janë të pamjaftueshme (defiçitare), të cilat shfaqen si pasojë e zakoneve të papërshtatshme lidhur me ushqyerjen.
Forvit është i dobishëm në kohën e ndërrimit të stinëve, në periudhat e konvaleshencës, në pacientët e dobësuar, në rastet e humbjes së oreksit, gjatë trajtimit me antibiotikë, gjatë stresit, etj.
Forvit, gjithashtu, indikohet në rastet kur vërehet një rritje fiziologjike e nevojave për vitamina dhe lëndë minerale, si rrjedhojë e shtimit të veprimtarisë mendore–fizike, gjatë rritjes ose në pleqëri.

Mënyra e përdorimit
Këshillohet që të merret një tabletë në ditë, ose sipas udhëzimit të mjekut, mundësisht gjatë ose menjëherë pas ushqimit.

Paralajmërime
Për shkak të përmbajtjes së selenit, doza ditore e këshilluar nuk duhet të tejkalohet.
Nuk duhet të përdoren produkte të tjera, farmaceutike ose dietetike, që përmbajnë vitaminë A ose vitaminë D.
Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të mos tejkalohet doza ditore e këshilluar.
Integratorët nuk duhet të konsiderohen si zëvendësues të dietës së pasur ushqimore.
Produkti duhet të mbahet në një vend të thatë, të freskët dhe të mbrojtur nga drita dhe larg burimeve të nxehtësisë.
Data e skadimit e treguar në kuti i referohet preparatit të paketuar, të ruajtur në kushte korrekte.

 

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top