Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Gravid (tableta)

Gravid (tableta)

gravid

Integrator që përmban : acid folik, hekur, vitaminë C dhe fluor.
Gravid është një integrator që pëmban acid folik, hekur, vitaminë C dhe fluor, i dobishëm në gratë shtatzëna, në rastet kur marrja nëpëmjet dietës e substancave të sipërpërmendura është e pamjaftueshme apo kur nevojat fiziologjike për këto substanca janë të shtuara.
Gravid  përmban dozën ditore të këshilluar të acidit folik, si për gratë shtatzëna ashtu edhe për gratë në moshen e pjellshmërisë ,që planifikojnë të mbesin shtatzëna.

Përbërja:

  • Acid folik 400mcg,
  • Hekur14mg,
  • Vitamine C 60mg,
  • Fluor 1mg

Mënyra e përdorimit:
Këshillohet marrja e një tablete në ditë gjatë ose pas ushqimit(me stomak plot) ose sipas përshkrimit të mjekut.

Indikimet:
Gravid indikohet gjatë shtatëzanise me qëllim parandalimin e defekteve te tubit neuronal (Spina bifida).
Në të vërtetë është vërejtur që mungesa e acidit folik gjatë shtatzënisë përbën një faktor rreziku për shfaqjen e kësaj anomalie.
Në rastet kur planifikohet një shtatëzani, marrja e nje doze ditore 400mcg acidi folik, mundesisht katër javë përpara dhe për të paktën 12 javet e para të shtatzënisë (ose sipas përshkrimit të mjekut) ndikon në pakësimin e rrezikut për një zhvillim jo normal të embrionit.
Gravid përmban fluor, i cili ndihmon mineralizimin e dhëmbëve dhe te indit kockor gjatë periudhës së shtatzënisë si dhe trofizmin e dhëmbëve tek fetusi, pra mbron dhëmbet nga kariesi.
Gravid gjithashtu përmban hekur, i cili është i nevojshëm si për ruajtjen e gjendjes së depozitave të hekurit tek nënat, ashtu edhe për plotësimin e nevojave të fetusit.
Vitamina C ndikon në përthithjen e hekurit.

Paralajmërime:
Ngjyrosja jo e njëtrajtshme e tabletave ështe shkaktuar nga prania e hekurit.
Gravid nuk duhet marrë njëkohësisht me qumështin apo produktet e qumështit pasi ato pengojnë përthithjen e fluorit.

Mos e tejkaloni dozën ditore të këshilluar!

  • acid folik
  • efektet anesore te Gravid
  • Fluor
  • gjatë shtatëzanise
  • hekur
  • integrues ushqimor per grate shtatzena
  • menyra e perdorimit te Gravid
  • parandalimin e defekteve te tubit neuronal
  • për gratë në moshen e pjellshmërisë
  • për gratë shtatzëna
  • për plotësimin e nevojave të fetusit
  • Spina bifida
  • vitamine c
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes