Heferol 350mg (kapsula të forta) Reviewed by Momizat on . Heferol 350mg (kapsula të forta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. - Ruajeni fletëudhëzim. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsër Heferol 350mg (kapsula të forta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. - Ruajeni fletëudhëzim. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsër Rating: 0
You Are Here: Home » H » Heferol 350mg (kapsula të forta)

Heferol 350mg (kapsula të forta)

Heferol 350mg (kapsula të forta)

heferol 350mg

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.
- Ruajeni fletëudhëzim. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
- Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
- Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.
- Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletëudhëzim ju lutemi tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Heferol dhe për çfarë përdoret
2. Para se ta merni Heferol
3. Si të merret Heferol
4. Efektet e mundshme të padëshiruara
5. Ruajtja e Heferol

Përbërja:

Substanca aktive është ferro fumarati.

Substancat ndihmëse janë: monohidrati i laktozës; silika, koloidale  anhidroze; natrium lauril sulfati; stearati i magneziumit;

Përbërësit e mbëshjellësit kapsular: xhelatina; dioksidi i titaniumit (E171); kinolin e verdhë (E104); azorubin (E122); patent blu (E131); briliant i zi (E151); metil hidroksibenzoati (E218); propil hidroksibenzoati (E216).

1. ÇFARË ËSHTË HEFEROL-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
Një kapsulë përmban 350 mg ferro fumarat (ekuivalent me 115 mg hekur elementar).

Forma farmaceutike e Heferol-it dhe paketimi
Kapsulat Heferol janë me ngjyrë fildishi të errët/të gjelbërt të errët, kapsula të forta xhelatinoze, të mbushura me pluhur me ngjyrë të kuqërremtë – braon dhe me përzierje të bardhë.

Paketimi:
Kapsulat gjenden në blister dhe në blister transparentë nga PVC/TE/PVdC/Al.
Secila blister përmban nga 10 kapsula. Kutia e kartonit përmban 30 kapsula (tri (3) blister) dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Heferol-i?
Heferol-i i përket grupit të barnave të quajtura antianemik.
Ky preparat përmban mineralin hekur, i cili ka një veprim të rëndësishëm në marrjen dhe transportin e oksigjenit në vendet e nevojshme në organizëm.
Hekuri gjendet në rruazat e kuqe të gjakut (eritrocite) dhe nga i cili krijohet hemoglobina.
Hemoglobina aktualisht e mbartë oksigjenin në organizëm.

Kur përdoret Heferol-i?
Përdoret për trajtimin e anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit.
Zvoglimi i rezervave të hekurit shkaktohet nga mungesa e hekurit në ushqim, nga përthithja e dobët nga zorrët e holla, gjatë shtatzënisë, gjatë gjidhënies, ose nga humbja e gjakut.
Hekuri rekomandohet gjatë shtatzënisë për parandalimin e anemisë.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI HEFEROL?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Heferol?
- Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cilindo përbërës të Heferol-it.
- Nëse keni hemokromatozë;
- Nëse keni hemosiderozë;
- Nëse keni tipin e anemisë e cila nuk është e shkaktuar nga mungesa e hekurit (anemia hemolitike, anemia aplastike dhe nga talasemia);
- Nëse ju keni hemoglobinopati;
- Nëse në të njejten kohë merrni preparate parenterale të hekurit.

Përkujdesje të veçanta me Heferol nëse keni:
- Anemi me origjinё tё panjohur
- Ulçerë të stomakut (ose çrregullime të tjera digjestive si enterit regjional ose kolit ulcerativ)
- Nëse e keni të hequr një pjesë të stomakut .
- Hepatitis;
- Transfuzione të përsëritura;
- Gjakderdhje të vazhdueshme, ose menorragji;
- Shtatzëni të përsëritura.

Përdorimi i Heferol-it me ushqime dhe pije:
- Ky bar duhet të merret me sasi të mjaftueshme të ujit për të mënjanuar problemet me kapsllëk;
- Nëse bari shkakton probleme me stomak, këtë mund ta merrni së bashku me ushqim;
- Duhet të shmanget marrja në të njejten kohë me ushqime të caktuara si me kafe, me çaj, me vezë, me qumësht dhe me prodhime të qumështit.
Për këtë arsye, Heferol-i duhet të merret një orë përpara ose 2 orë pas marrjes së këtyre produkteve. Absorbimi rritet me marrjen e vitaminës C.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nuk ka nevojë për përkujdesje të veçanta. Heferoli është i nevojshëm te mungesa e hekurit gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri:
Heferol-i nuk ndikon në aftësitë psikofizike për ngarje dhe për operim me makineri të rrezikshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Është me rëndësi të veçantё nëse ju jeni duke i marrur barnat në vijim:
- Antibiotikë (fluorokinolone, kloramfenikol, tetraciklina),
- Hekuri nuk duhet të merret në të njejten kohë me antacidë (si me kalcium karbonat, fosfate ose oksalate).
- Penicilaminë (për trajtimin e reumatoid artritit)
- Kolestiraminë (për zvoglimin e kolesterolit në gjak dhe për kontrollimin e diarreve),
- Levodopa, entakapone (për sëmundjen e Parkinson’it),
- Metildopa (për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut)
- Tiroksinë (hormon i tiroides),
- Bisfosfonate (për sëmundjet e eshtrave),
- Zink,
- Trientinë (për sëmundjen Wilson),
Ndonjëherë një përshtatje e thjeshtё, si marrja e dozës me 2 orë diferencë, ëshë e mjaftueshme për të shmangur problemet, por për këtë gjithnjë duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Heferol-it.
Heferol-i përmban monohidrat laktoze.
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.
Kapsulat e forta gjelatinoze përmbajnë substancën ngjyruese Azorubin (E122) dhe Brilliant e zi (E151) i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike dhe konzervuesit metil parahidroksibenzoat (E218) dhe propil parahidroksibenzoat (E216) të cilët mund të shkaktojnë reakssione alergjike (ndoshta edhe ato të vonuara).

3. SI TË MERRET HEFEROL-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Më së miri është që të merret në stomak të zbrazët.
Nëse keni çrregullime të stomakut, barin mund ta merrni edhe me ushqim.

Dozimi i rekomanduar është:

Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeçare:
Profilaksia: një kapsulë në ditë.
Trajtimi: dy herë në ditë nga një kapsulë.

Fëmijët nën moshën 12 vjeçare:
Nuk rekomandohet.
Kjo formë farmaceutike e ferro fumaratit nuk është e dedikuar për trajtimin e fëmijëve.

Pacientët e moshuar:
Doza për të rriturit është e përshtatshme.

Gratë shtatzëna gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë:
doza për të rriturit është e përshtatshme.
Kohëzgjatja e trajimit me hekur oral zakonisht përcaktohet nga suksesi në gjetjen e shkaktarit të anemisë. Me rastin e gjetjes së shkaktarit dhe të trajtimit të tij, kjo përafërsisht zgjatë 4 deri në 6 muaj të terapisë me hekur për të përmirësuar aneminë.
Shtesat e hekurit duhet të ndërprehen për parandalimin e depozitimit të hekurit në organizëm.
Përdorimi për kohë të gjatë duhet që patjetër të jetë nën kontrollin e mjekut.

Nëse përdorni Heferol  më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Heferol-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.
Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Duhet të ruhet që fëmijët sepse mund të jetë fatal.
Simptomat e mbidozimit janë dhembjet e barkut, diarrea, vjelljet dhe kolaps.

Nëse keni harruar ta merrni Heferol-in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si të gjitha barnat tjera, edhe Heferol-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Efektet e padëshiruara më të zakonshme, por më pak serioze mund të shfaqen nga trakti gastrointestinal si: humbja e oreksit, shija metalike në gojë, nauzeja, vjelljet, djegësima në gjoks, kapsllëku ose diarre dhe reaksionet aleregjike.
Mund të shfaqet edhe ngjyrimi i errët i fekaljeve, gjë që është normale.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5.  RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
të ruhet larg fëmijëve!
Ky bar të ruhet në temepraturë nën 30°C.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.
Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Mënyra e dhënies së barit .
Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top