Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Ibuprofen (tableta)

Ibuprofen (tableta)

Ibuprofen

Veprimi
Ibuprofeni është antiinflamator josteroid, me veprim analgjezik dhe antipiretik, i grupit të derivateve të acidit propionik.
Mekanizmi i veprimit të ibuprofenit është inkibimi i enzimit ciklooksigjenaza -1 (COX-1) dhe ciklooksigjenaza -2 (COX-2), gjë që shpie deri te redukimi i biosintezës së prostaglandinave, mediatorë më të rëndësishëm të inflamacionit, dhembjes dhe hiperpireksisë.

Ibuprofeni në masë të njëjtë inhibon COX-1 dhe COX-2, që shpjegohet me një veprim të mirë antiinflamator me veprime anësore gastrointestinale të lehta.
Me veprimin e tij antiinflamator dhe analgjezik, ibuprofeni në mënyrë efikase redukon dhe kontrollon simptomat e ndryshimeve reumatike dhe joreumatike të sëmundjeve muskuloskeletale.

Indikimet

  • Mjekimi i artritit reumatoid (artriti reumatoid, osteoartriti, spondiliti ankilizant);
  • artropatitë degjenerative (gonartroza, koksartroza, poliartroza);
  • sëmundjet inflamatore reumatike dhe joreumatike të indeve të buta (periartriti, mioziti, burziti, sinoviti, tendiniti, tendosinoviti);
  • në dhembjet e lehta deri mesatare (duke përfshirë dismenorrenë),
  • në analgjezinë pasoperative, pastraumatike,
  • në dhembjet e kokës,
  • dhembjet e dhëmbit,
  • në ethet dhe dhembjet te fëmijët.

Kundërindikimet

  • Tremujori i parë i shtatzënësisë dhe gjidhënia;
  • mbindjeshmëria ndaj ibuprofenit ose acidit acetilsalicilik;
  • ulçera peptike me gjakderdhje në traktin digjestiv;
  • insufiçenca hepatike dhe renale;
  • përdorimi i njëkohshëm edhe i barnave tjera josteroide antiinflamatore;

Ibuprofeni ose antiinflamatorët tjerë josteroidë mund të shkaktojnë sindromën e polipeve nazale, reaktivitet bronkospastik ose angjioedemë;në të sëmurë të tillë janë shfaqur reaksione astmatike dhe anafilaktoide fatale.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Tabletat dhe film tabletat Ibuprofen merren per os.

Të rriturit: në fillim përdoren 1200 mg në ditë, në doza të ndara.
Në raste të rënda mund të përdoren deri 1800 mg në ditë, ndërsa kur faza akute e sëmundjes të jetë vënë nën kontroll, të sëmurëve mund tu jepet dozë mbajtëse në kufijtë prej 600-1200 mg në ditë, e ndarë në 3-4 doza të barabarta.
Por në raste të rënda dhe të rralla, doza mund të rritet maksimalisht deri 3200 mg në ditë.

Fëmijët: marrin 20 mg/kg peshë në ditë, në doza të ndara (në artritin juvenil deri në 40 mg/kg peshë në ditë); nuk rekomandohet për fëmjët me peshë më të vogël se 7 kg.

Efektet anësore
Ibuprofeni tolerohet mirë gjatë përdorimit të gjatë. Efektet anësore janë të lehta dhe të rikthyeshme.
Më të shpeshta janë nga trakti digjestiv: mundim, dhembje epigastrike, ndjenjë e djegies në stomak, vjellje, flatulencë. Efektet anësore, që rrallë mund të shkaktohen janë: ulçera peptike, perforimi i ulçerës peptike dhe hemorragjia, hemorragja gastrointestinale, hepatiti, çrregullimi i testeve funksionale të mëlçisë.

Ruajtja:
Të ruhet në temperaturë nën 25Gradë Celcius, në vend të thatë.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 30 tableta nga 200 mg dhe 400 mg.

  • Antiinflamator josteroid
  • artropatitë degjenerative
  • burziti
  • dhembjet e dhëmbit
  • dhembjet e kokës
  • dhembjet te fëmijët
  • dismenorrea
  • ë analgjezinë pasoperative
  • efektet anesore te ibuprofen
  • ethet te femijet
  • gonartroza
  • koksartroza
  • menyra e perdorimit te ibuprofen
  • mioziti
  • Mjekimi i artritit reumatoid
  • osteoartriti
  • periartriti
  • poliartroza
  • sëmundjet inflamatore joreumatike
  • sëmundjet inflamatore reumatike
  • sinoviti
  • spondiliti ankilizant
  • tendiniti
  • tendosinoviti
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes