Ibutop (krem, kapsula, gel) Reviewed by Momizat on . Ibutop (krem, kapsula, gel) Ibutop Fast përdoret në rast të:  dhimbjes së lehtë ose mesatare, ethes. Trajtimit simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në rast Ibutop (krem, kapsula, gel) Ibutop Fast përdoret në rast të:  dhimbjes së lehtë ose mesatare, ethes. Trajtimit simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në rast Rating: 0
You Are Here: Home » I » Ibutop (krem, kapsula, gel)

Ibutop (krem, kapsula, gel)

Ibutop (krem, kapsula, gel)

Ibutop

Ibutop Fast përdoret në rast të:  dhimbjes së lehtë ose mesatare, ethes.

Trajtimit simptomatik të dhimbjes dhe inflamacionit në rast të:

  • artritit akut.
  • artritit kronik, veçanërisht artritit rheumatoid (Poliartriti kronik).
  • Spondilitit ankilozant (Morbus Bechterew) dhe sëmundjeve të tjera inflamatore reumatizmale të shtyllës kurrizore.
  • Irritimet në rast të degjeneracionit të artikulacioneve dhe shtyllës kurrizore spondiloartrozis).
  • Inflamacionit reumatizmal të indeve të buta.
  • Enjtjeve të dhimbshme dhe inflamacionet që vijnë pas dëmtimeve ose operacioneve.

Si ta merrni Ibutop Fast?
Nëse nuk e keni marrë me recetën e mjekut, atëherë merreni sipas dozave të mëposhtme.
Për largimin e dhimbjes dhe në rast ethe: doza e ibuprofenit varet nga mosha dhe pesha trupore.
Për të rinjtë mbi moshën 15 vjeç dhe të rriturit rekomandohet një dozë e vetme 400 mg ibuprofen.
Doza totale ditore nuk duhet ti kalojë 1200 mg ibuprofen dhe duhet të merret 2-3 herë në ditë.
Për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale: doza e ibuprofenit varet nga mosha dhe pesha trupore.
Për të rinjtë mbi moshën 15 vjeç dhe të rritur kufiri i dozës totale ditore të rekomanduar është 1200 deri në 2400 mg ibuprofen në ditë.
Maksimumi që mund të merrni në një marrje nuk duhet ti kalojë 800mg ibuprofen.

Ibutop Crem
Indikacionet

Trajtim lokal ose plotësues në raste të:

  • reumatizimit muskular,
  • afeksioneve degjenerative të dhimbshme (artroza),
  • afeksioneve inflamatore reumatizmale të artikulacioneve dhe të shtyllës kurrizore,
  • enjtje ose pezmatimeve të indeve të buta pranë artikulacioneve (psh. bursa, tendineve, tubulet e tendinëve, ligamentet dhe kapsulat artikulare),
  • krahëror e shtrënguar,
  • mialgjia,
  • lumbalgjia,
  • dëmtimet sportive dhe të ngjashme siç janë kontuzionet, tërheqjet muskulare, ndrydhjet.

Dozimi
3-4 herë në ditë apliko 4-10cm gjerësisht në lëkurë dhe fërkoje.
Ibutop cream mund të përdoret si trajtim plotesues bashkë me format orale të Ibutop ose të medikamenteve antiinflamatore jo steroid te tjere.

Kohëzgjatja e trajtimit
Në shumicën e rasteve aplikimi ditor gjatë një periudhe prej 2-3 javësh është i mjaftueshëm.

Ibutop Gel
Indikacionet

Trajtim lokal plotësues në këto raste:

  • tërheqje akute, ndrydhje ose kontuzion të gjymtyrëve te shkaktuara nga trauma të mbyllura, p.sh. dëmtimet sportive;
  • reumatizmit muskular;
  • afeksioneve degjenerative të dhimbshme (artroza), afeksioneve inflamatore reumatizmale të artikulacioneve dhe të shtylles kurrizore, enjtje ose pezmatimeve të indeve të buta pranë artikulacioneve (psh. bursa, tendineve, tubulet e tendinëve, ligamentet dhe kapsulat artikulare), ngurtësim i shpatullës, dhimbje mesi, lumbalgji.

Dozimi
Ibutop Gel aplikohet 3-4 herë në ditë.
Në varësi të zonës së dhimbshme të dëmtuar, është e nevojshme një shtresë Geli prej 4-10cm, që i korrespondon një sasi Geli prej 2-5g (kjo është e barabartë me 100- 150mg ibuprofen).
Doza maksimale ditore shkon deri në 12g Gel (kjo është e barabartë me 600mg ibuprofen).

Kohëzgjatja e trajtimit
Në shumicën e rasteve aplikimi ditor gjatë një periudhe prej 2-3 javësh është i mjaftueshëm.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top