Megastar Complex (flakon) Reviewed by Momizat on . Megastar Complex (flakon) Integrator alimentar me ekstrakte vegjetale të pasur me bioflavonoid, katalizator i veprimeve adatogjene. Gjithashtu ai është i pasur Megastar Complex (flakon) Integrator alimentar me ekstrakte vegjetale të pasur me bioflavonoid, katalizator i veprimeve adatogjene. Gjithashtu ai është i pasur Rating: 0
You Are Here: Home » M » Megastar Complex (flakon)

Megastar Complex (flakon)

Megastar Complex (flakon)

Megastar Complex

Integrator alimentar me ekstrakte vegjetale të pasur me bioflavonoid, katalizator i veprimeve adatogjene.
Gjithashtu ai është i pasur me vitamina të ndryshme që shërbejnë për rritjen e rezistencës dhe në rastet kur trupi ka konsum energjie të lartë.

Përbërësit për flakon:
1. Vitamina të grupit B, vit B5 (acid pantotenik) 3.0 mg, vit B3 (niacin) 9.0 mg, vit B6 1.0 mg, vit B1 (tiamin) 0.7 mg, vit B8 (biotin) 75.0 mcg dhe vit B12 0.5 mcg. Këto vitamina luajnë një rol tepër të rëndësishëm në proçeset metabolike dhe energjetike të organizmit nëpërmjet veprimit të tyre si koenzima.
2. Substanca energjizante, Fruktoz dhe Mjalt Akacie.
3. Substanca natyrale, ekstrakt nga rrënjët e Ginseg-ut 60.0 mg, bimës së Guaranës 15.0 mg dhe frutit të Mirtillos 5.0 mg. Ekstraktet e rrënjës se Ginseg kane efekt adaptues duke i dhënë mundësi organizmit të ruaj një gjëndje stabël nëpërmjet rritjes së rezistencës së tij dhe duke reduktuar në mënyrë të menjëhershme faktorët stresant mbi qelizat e organizmit Ekstraktet e Guaranes, falë cafeinës luajnë rol nxitës në sistemin nervor dhe kardiovaskular. Në nivel cerebral stimulon neuronet kortikale duke potenciuar vëmendjen dhe përqëndrimin e individit. Ndërsa në sistemin kadiovaskular rrit forcën kontraktuese të zemrës si pasojë edhe konsumin e oksigjenin dhe mundëson një vazodilatacion periferik. Ekstraktet e frutit te Mirtillos falë antociani të tij është në gjëndje të favorizojë rigjenerimin e rodopsinës duke lehtësuar adaptimin e receptorëve e kështu duke rritur mprehtësinë vizive.
4. Bioflavonoid 10.0 mg, ky kompleks vitaminoz përmban edhe multibioflavonoid si një nga përbërjet natyrale më të fuqishme antioksiduese.
5. Vitamina C, perpos veprimit të saj në mikrovaskulature duke ruajtur permeabilitetin e membranave kapilare, rrit edhe mbrojtjen antioksidante duke duke limituar plakjen qelizore.
6. Papa reale 65.0 mg (qumësht blete), përmban të gjitha substancat e nevojshme për një ushqyerje korrekte, është e pasur me sheqer të asimilueshëm në mënyrë të menjëhershme pasi ai administrohet, yndyra të pangopura, aminoacide, proteina vitamina e kripëra minerale me origjinë natyrale duke rritur rezistencën psiko-fizike.

Kujdes
Nuk duhet të përdoret gjatë shtatëzënise.
Doza ditore nuk duhet të rritet pa këshillen e mjekut.
Duhet mbajtur në vende të pa arritshme nga fëmijët.

Mënyra e dhënies
1-2 flakon në ditë sipas këshillës së mjekut.

Ruajtja
Të ruhet në vend të thatë dhe nën temperaturën 25 Gradë Celcius.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top