Mucobron (shurup)
Përbërja
Shurup 3 %. Në 100 ml shurup përmban 3. 0 gr ambroksol.
Përbërësit
Glicerol, Sorbitol 70 %, Estere, Alkool etilik , Alkol metilik, Acidi paraokssibenzoik, Aromë manafere, Ujë i distiluar.
Kategoria farmaceutike
Ekspektorant ,mukolitik.
Indikacionet
Mucobroni indikohet në trajtimin e çrregullimeve të sekrecioneve të aparatit respirator (kollë me sputum).
Kundraindikacionet
Mucobroni nuk duhet të përdoret në pacientë që kanë manifestuar hipersensibilitet nga kjo përbërje, si dhe në ata me patologji të rënduara.
Kujdes
Mucobroni nuk duhet të përdoret në pacientet me ulçer peptike.
Nuk është e këshillueshme të merret ky preparat gjatë 3 mujorit të parë të shtatzanisë.
Doza dhe mënyra e dhënies
Të rriturit: në fillim (2 ditët e para) 2 lugë gjelle 3 herë në ditë, dhe vazhdohet me 1 lugë 3 herë në ditë për 5 ditë të tjera.
Fëmijë deri në 2 vjeç: një lugë kafe 2 herë në ditë.
Fëmijët nga 2 – 5 vjeç: 1 lugë kafe 2 herë në ditë.
Fëmijët nga 5 – 14 vjeç: 2 lugë kafe 2 herë në ditë.