Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Mucocis (shurup)

Mucocis (shurup)

mucocis

PËRBËRJA:

Mucocis 2% Shurup për fëmijë 100 ml shurup përmbajnë:
Lënde aktive: carbocisteinë 2 gr.
Përbërës të tjerë: benzoat sodio, metil p-hidroksibenzoat, etil p-hidroksibenzoat, propil p- hidroksibenzoat, saharoze, vanilje, aroma bur-karamel, karamel E 150, ujë i depuruar.

Mucocis 5% Shurup për të rritur 100 ml shurup përmbajnë:
Princip aktiv:carbocisteine 5 gr.
Përbërës të tjerë: benzoat sodiumi, metil p-hidroksibenzoat, etil p-hidroksibenzoat, propil p-hidroksibenzoat, saharoze, vanilje, aroma bur-karamel E 150. ujë i depuruar.

Forma farmaceutike:
Shurup flakon prej 200 ml.

Kategoria farmakoterapeutike:
Mukolitik.

Indikimet terapeutike:
Mukolitik dhe fluidifikant në afeksionet akute dhe kronike të aparatit respirator.

Përdorimi në shtatzani dhe gjidhënie:
Risku i efekteve të dëmshme për fetusin nuk mund të përjashtohet,për këtë arsye përdorimi i mucocisit në shtatëzëni,sidomos në trimestrin e parë është i rezervuar sipas gjykimit të mjekut vetem në raste të domosdoshmërisë absolute.

Ndërveprime me barna të tjerë dhe në përgjithësi:
Nuk janë vënë re.

Këshillë e veçantë:
Përderisa carbocisteina nuk çrregullon gjëndjen normale zgjuar , nuk njihen efekte negative të barit në aftësinë për ngarje dhe përdorim makinerish.

Bari nuk duhet të arrihet nga fëmijët

Doza, mënyra, dhe koha e marrjes:

Mukocis 2% për fëmijë:
Për fëmijë deri 5 vjeç : 1 lugë kafeje 2-3 herë në ditë
Për fëmijë mbi 5 vjeç: 1 lugë kafeje 3-4 herë në ditë

Këto doza mund të rriten sipas këshilles së mjekut.
Në neonatët doza mund të llogaritet sipas formules 1ml/kg peshë në ditë.

Mukocis 5% për të rritur
2-3 lugë gjelle në ditë.
Doza mund të rritet sipas këshillës së mjekut.

Mbidozimi:
Edhe pse nuk janë shënuar raste me mbidozim, është e mundur që bari të provokojë çrregullime gastro- intestinale.
Në këtë rast është e nevojshme të provokohet e vjella , madje mund të bëhet edhe lavazh gastrik.

Efekte të padëshiruara:
Mund të verifikohet ndonjë ndjenjë marrje mendsh apo fenomene digjestive si dhimbje stomaku, nauzea dhe diarre.
Në këto raste është e nevojshme të zvogëlohet doza.
Efektet e padëshiruara të papërshkruara në fletën ilustrative duhet ti komunikohen mjekut ose farmacistit.

  • carbocisteinë
  • carbocisteinë 2gr
  • carbocisteinë 5gr
  • efektet anesore te Mucocis
  • efektet anesore te Mucocis shurup për fëmijë
  • menyra e perdorimit te Mucocis
  • menyra e perdorimit te Mucocis shurup për fëmijë
  • mjekimi me Mucocis gjate gjidhenies
  • mjekimi me Mucocis gjate shtatzanise
  • Mucocis shurup për fëmijë
  • Mucocis shurup për të rritur
  • mukolitik
  • shurup per kollen
  • shurup per kollen per femije
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes