Mucofar (tableta, shurup) Reviewed by Momizat on . Mucofar (tableta, shurup) Veprimi Ambroksoli është mukolitik sintetik dhe bronkosekretolitik, derivat i bromheksinës. Stimulon gjëndrat seromukoze bronkiale, qe Mucofar (tableta, shurup) Veprimi Ambroksoli është mukolitik sintetik dhe bronkosekretolitik, derivat i bromheksinës. Stimulon gjëndrat seromukoze bronkiale, qe Rating: 0
You Are Here: Home » M » Mucofar (tableta, shurup)

Mucofar (tableta, shurup)

Mucofar (tableta, shurup)

Mucofar

Veprimi
Ambroksoli është mukolitik sintetik dhe bronkosekretolitik, derivat i bromheksinës. Stimulon gjëndrat seromukoze bronkiale, qelizat Clara (Clara cells), pneumocitet II dhe epitelin ciliar. Normalizon vetitë fiziko-kimike të mukusit bronkial, rrit krijimin dhe lirimin e surfaktantit, substancë sipërfaqësore aktive e cila është e domosdoshme për normalizimin e funksionit të epitelit të rrugëve të frymëmarrjes, por vepron edhe si antioksidues, sepse zvogëlon zbërthimin e lipideve të pneumociteve membranore nën ndikimin e radikaleve të lira dhe citokinëve.

Indikimet
Sëmundjet akute dhe kronike të sistemit respirator me çrregullim të eliminimit të sekretit të mushkërive.
Këtu bëjnë pjesë: egzacerbimet akute të bronkitit kronik, bronkiektazitë, atelektaza e mushkërive, sinusiti maksilar, trakeiti, laringjiti, rhinitis sicca, pneumonia, emfizema, astma bronkiale, mukoviscidioza e fëmijëve, komplikimet bronkopulmonare pas ndërhyrjeve kirurgjikale me vështirësi në ekspektorim, përgatitja e pacientit për bronkoskopi, bronkografi, bronkoaspirim.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëria e njohur ndaj ambroksolit dhe përbërësve të tjerë të përgatesave, dëmtimi i rëndë i funksionit të mëlçisë dhe veshkave, ulçera e stomakut dhe duodenit.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Tableta
Të rriturit:
Trajtimi i shkurtër është 5 – 7 ditë: 3 herë në ditë nga 1 tabletë, pas ushqimit. Trajtimi i zgjatur: 2 herë në ditë nga 1 tabletë, pas ushqimit.

Fëmijët 2-5 vjeç:
1,2-1,6 mg/kg/ditë. 2 herë në ditë nga ½ e tabletës.
Fëmijët me peshë trupore mbi 20 kg mund të marrin 2-3 herë në ditë nga 1 tabletë.

Shurupi:
Të rriturit dhe fëmijët me moshë mbi 14 vjeç:

3 herë në ditë nga 2 lugë kafeje.
Pas përmirësimit të simptomave të sëmundjes, doza zvogëlohet 3 herë në ditë nga 1 lugë kafeje shurup.

Fëmijët 1-2 vjeç:
2 herë në ditë nga ½ lugë kafeje ;
Fëmijët 2-5 vjeç:
3 herë në ditë nga ½ e lugës së kafesë.
Fëmijët mbi 5 vjeç:
2 deri 3 herë në ditë nga 1 lugë kafeje shurup.

Efektet anësore
Në raste të rralla në aparatin tretës mund të shfaqen efekte anësore.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15-25 Gradë Celcius, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 30 tableta nga 30 mg;
shishe 100 ml (15 mg/5 ml).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top