MUSCOFLEX 4 mg Reviewed by Momizat on . Muscoflex° 4 Mg Capsule PËRMBAJTJA: çdo kapsulë përmban 4 mg tiokolkikozid. VETITË FARMAKOLOGJIKE: Veçoritë farmakodinamike: Tiokolkikozidi ështe një derivat gj Muscoflex° 4 Mg Capsule PËRMBAJTJA: çdo kapsulë përmban 4 mg tiokolkikozid. VETITË FARMAKOLOGJIKE: Veçoritë farmakodinamike: Tiokolkikozidi ështe një derivat gj Rating: 0
You Are Here: Home » M » MUSCOFLEX 4 mg

MUSCOFLEX 4 mg

Muscoflex°
4 Mg Capsule

muscoflex
PËRMBAJTJA:
çdo kapsulë përmban 4 mg tiokolkikozid.

VETITË FARMAKOLOGJIKE:
Veçoritë farmakodinamike:
Tiokolkikozidi ështe një derivat gjysmësintetik i glikozidit natyral kolkikozid.
Ai zotëron veprim relaksant mbi muskujt e skeletit.
Gjatë studimeve preklinike është gjetur se tiokolkikozidi tregon afinitet selektiv për receptorët e acidit gamaaminobutirik (GABA) dhe receptorët glicinergjik.
Ka të dhëna që tregojnë se veprimi relaksant mbi muskujt është pasojë e aktivizimit të drejtpërdrejtë të receptorit GABA në nivel spinal; mendohet se kjo veti ndërmjetëson veprimin relaksant mbi muskujt e skeletit.
Veprimi glicinomimetik i tiokolkikozidit mund të vërehet në nivele të ndryshme të sistemit nervor.
Duket se keto veti janë përgjegjëse për veprimin e tij në spazmat me natyrë reumatologjike dhe traumatike, si dhe në spazmat me origjinë qëndrore.
Megjithate, tiokolkikozidi nuk ka veprim të ngjashëm me kuraret.
Ai nuk shkakton paralizë të pllakës motore dhe për pasojë nuk shfaqen probleme respiratore.
Gjithashtu, tiokolkikozidi nuk ka ndikim mbi sistemin kardiovaskular.

Veçoritë farmakokinetike:
Përthithja:
Përthithja e  tiokolkkozidit pas marrjes nga goja është e shpejtë; përqëndrimi plazmatik maksimal arrihet në rreth 60 minuta.
Në vullnetarët e shëndetshëm, pas marrjes nga goja të një doze 8 mg, është gjetur që biodisponibiliteti i kësaj rruge është 24% krahasuar me rrugën intramuskulare të marrjes.

Shpërndarja:
Lidhja me proteinat plazmatike është në masën 13%.
Tiokolkikozidi lidhet kryesisht me albuminat plazmatike.
Ai shpërndahet në indet dhe lëngjet e organizmit.
Mesatarja e vëllimit të dukshëm të shpërndarjes, pas injektimit intramuskular të një doze të vetme 4 mg është 76 L.

Metabolizimi:
Gjysmëjeta e eliminimit  është ndërmjet 2.5-5 orëve.
Vendi kryesor i metabolizimit është gjaku.
Enzimat hepatike nuk marrin pjesë në metabolizimin e këtij bari.

Eliminimi (jashtëqitja):
Rreth 20% e dozës së dhënë jashtëqitet e pandryshuar në urinë, ndërsa 75-81% jashtëqitet nëpërmjet lëngut të tëmthit (biles) në feçe.

INDIKIMET:
Tiokolkikozidi indikohet në trajtimin simptomatik të çrregullimeve muskulare, reumatologjike, traumatike dhe neurologjike të shoqëruara me spasticitet dhe kontrakture muskular.
Si në rastin e gjëndjeve të mëposhtme:

  • Torticolis;
  • Dhimbje shpine;
  • Sëmundje degjenerative të vertebrave, si p.sh. lumbalgji;
  • Patologji statike të vertebrave;
  • Çrregullime me origjinë traumatike dhe neurologjike të  shoqëruara me spasticitet;
  • Gjatë rehabilitimit.

KUNDËRINDIKIMET:
Tiokolkikozidi është i kundërindikuar në pacientët me mbindjeshmëri ndaj tij apo kolkicinave, me hipotoni muskulare dhe me paralizë flakside (të flashkët).

PARALAJMËRIME DHE PËRKUJDESJE:
Në rast se shfaqet diarre doza duhet të pakësohet.
Nevojitet të tregohet kujdes në pacientët me insufiçiencë renale.
Në rast se është e nevojshme, kapsulat mund të merren njëkohesisht me një bar mbrojtës të stomakut (gastroprotektiv).
Me qënë se produkti përmban laktozë-monohidrat, nuk duhet të përdoret në personat me galaktozemi kongenitale, intolerancë ndaj fruktozes, malabsorbim (keqpërthithje) të glukozës dhe galaktozës, pamjaftueshmërinë e laktozë dhe sukrozeizomaltozës.

Shtatzënisë dhe ushqyerja me gji:
Shtatzënia
Kategoria e shtatzënisë: B ose C.
Me qënë se nuk janë kryer studime të përshtatshme, të mirë-kontrolluara në gratë shtatzëna, tiokolkikozidi nuk duhet të përdoret gjatë barrës (shtatzënisë).
Ushqyerja me gji
Tiokolkikozidi sekretohet në qumështin e gjirit të gruas.
Për këtë arsye, ai nuk duhet të përdoret në gratë që ushqejnë  me qumështin e  gjirit.

EFEKTET E PADËSHIRUARA:
Rrallë mund të vërehen reaksione në lëkurë, të tilla si rash (shpërthime), enjtje, reaksione alergjike dhe pseudo-alergjike (vaskulit alergjik).
Rrallë mund të shfaqen efekte të padëshiruara gastrointestinale, të tilla si: gastralgjia (dhimbja e stomakut) dhe diarrea (heqja e barkut).
NË RAST SE JU SHFAQEN EFEKTE TË PADËSHIRUARA TË PAPRITURA NJOFTONI MENJËHERË MJEKUN

NDËRVEPRIMET ME BARNA TË TJERË
Nuk janë raportuar ndërveprime me barna te tjerë.
Tiokolkikozidi nuk duhet të përdoret njëkohësisht me barna të tjerë që zotërojnë të njëjtat efekte.

DOZA DHE MËNERA E PËRDORIMIT
Dozimi në të rritur
Dozimi i keshilluar është një ose dy kapsula, dy herë në ditë.
Kohëzgjatja e këshilluar e trajtimit është 5-7 ditë.
Kapsulat duhet të merren pas ushqimit, të shoqëruara me një gotë me ujë.
Në rastet klinikisht të rëndë, trajtimi duhet të fillohet duke e dhënë barin me injeksion intramuskular (çdo ampulë permban 4 mg tiokolkikozid).
Kohëzgjatja e këshilluar e trajtimit me injeksione intramuskulare është 3-5 dite.
Në rast se bari përdoret njëkohësisht me fizoterapinë, me qëllim që të arrihet efekti optimal, ai duhet dhënë 1-2 orë përpara.

Dozimi në fëmijët
Tiokolkikozid nuk këshillohet të përdoret në fëmijë.

MBIDOZIMI:
Nuk janë raportuar raste mbidozimi.
Në rast mbidozimi këshillohet dhënia e trajtimit simptomatik dhe suportiv.

RUAJTJA:
Të ruhet nën 25°C, në temperaturë dhome.
Bari duhet të ruhet në paketimin e tij origjinal, në vende të paarritshme prej fëmijëve.

PAKETIM:
Kuti me blister me 20 kapsula

MUND TË SHITET VETËM PËRKUNDREJTË RECETËS MJEKËSORE.
TË MOS PËRDORET PA U KËSHILLUAR FILLIMISHT ME MJEKUN.     bilim    PHARMACEUTICALS           

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top