Necid (injeksion) Reviewed by Momizat on . Necid (injeksion) CEFONICID bisodic 1 gr. Necid është antibiotik i grupit të cefalospirinave të gjeneratës së dytë. Forma farmaceutike Injektabël (pluhur + tret Necid (injeksion) CEFONICID bisodic 1 gr. Necid është antibiotik i grupit të cefalospirinave të gjeneratës së dytë. Forma farmaceutike Injektabël (pluhur + tret Rating: 0
You Are Here: Home » N » Necid (injeksion)

Necid (injeksion)

Necid (injeksion)

Necid

CEFONICID bisodic 1 gr.
Necid është antibiotik i grupit të cefalospirinave të gjeneratës së dytë.

Forma farmaceutike
Injektabël (pluhur + tretësirë)
Cefonicid 1g intramuskul
(IM)-përmban lidokainë + tretësirë (2.0 mg)

Informacione klinike
Rezulton specifik në infeksionet e rënda bakteriale.
Vepron mbi ato gram-negative të cilet janë rezistentë ndaj antibiotikëve të zakonshëm.

Indikacione terapeutike

  • Infeksione të rrugëve respiratore;
  • Infeksione të traktit urinar;
  • Infeksione të lëkurës;
  • Infeksione të kockave dhe artikulacioneve.

Profilaksi kirurgjikale: marrja e një doze prej 1 gr cefonicid para ndërhyrjes kirurgjikale, ul incidencën e infeksioneve post operatore nga bakterie të ndryshme, duke formuar një mbrojtje nga infeksionet si gjatë ndërhyrjes ashtu dhe 24 orë pas ndërhyrjes.
Doza të tjera pasardhëse të cefonicidit mund të përdoren për dy ditë të tjera pasardhëse në pacientë të cilët janë nënshtruar arterioplastikës me proteza. Cefonicid ul incidencën e sepsisit post operator që mund të shkaktojë ndërhyrja cezario, preparati përdoret vetëm pas lidhjes së kordonit ombelikal.

Kundërndikimet
Në personat që kanë manifestuar hipersensibilitet nga celofosporinat e tjera ose hipersensibilitet nga lidokoina. Në shtatzëni gjatë periudhës së gjidhënies.

Efektet anësore
Reaksionet hipersensibiliteti, urtikaria, puriti, erozione kutane, ethe dhe temperaturë, edema. Efekte të tjera anësore: dhembje abdominale, tenezma, dyspepsia.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Te të rriturit një dozë e vetme ditore Intramuskul (IM)
Zakonisht dozimi për të rriturit jepet 1(një) g cefanicid në 24 orë intravenoz (IV) ose intramuskul (IM). Doza ditore mbi 1 g janë rrallë herë të nevojshme.
Të fëmijët jepet intramuskul (IM) ose intravenoz (IV). Doza ditore 50 mg/kg.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top