Nolicin 400 mg Reviewed by Momizat on . Nolicin 400 mg tableta të veshura me cipë  Norfloksacinë Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzuesin. Nolicin 400 mg tableta të veshura me cipë  Norfloksacinë Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzuesin. Rating: 0
You Are Here: Home » N » Nolicin 400 mg

Nolicin 400 mg

Nolicin
nolicin

400 mg tableta të veshura me cipë 
Norfloksacinë

Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ja jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.
  • Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Nolicin
  2. Përpara se të merrni Nolicin
  3. Si përdoret Nolicin
  4. Efektet e mundshme anësore
  5. Si merret Nolicin
  6. lnformacione të mëtejshme

1. Çfarë është dhe përse përdoret Nolicina
Nolicina është një agjent antimikrobial i grupit të kinoloneve.
Ajo vepron duke shkatërruar bakteret që janë të ndjeshme ndaj saj dhe shkaktojnë infeksione të ndryshme në organizëm.

Ajo përdoret për trajtimin e:

  • infeksioneve të traktit urinar dhe prostatës,
  • diarresë infektive,
  • gonorresë.

Ajo përdoret gjithashtu për parandalimin e:

  • infeksioneve të traktit urinar,
  • diarresë së udhëtarit,
  • infeksioneve tek pacientët me imunitet të kompromentuar.

2. Përpara se të merrni Nolicin
Mos merrni Nolicin:

  • nëse jeni alergjik ( i mbindjeshëm ) ndaj norfloksacinës, ndaj ndonjë bari i tjetër të grupit të kinoloneve ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Nolicinës,
  • nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji.

Nolicina nuk duhet të jepet tek fëmijët dhe adoleshentët në periudhën e rritjes.

Tregoni kujdes të veçantë me Nolicinën
lnformoni mjekun nëse keni epilepsi ose sëmundje tjetër të sistemit nervor qëndror ( veçanërisht çrregullime që mund të çojnë në konvulsione ).
Efektet anësore mund të shfaqen më shpesh në të tilla raste.
Gjatë trajtimit me Nolicin ju mund të zhvilloni hiperndjeshmëri ndaj dritës së diellit dhe dritës artificiale ultraviolet.
Për rrjedhojë rekomandohet të evitoni ekspozimin ndaj dritës së diellit ose dritës artificiale ultraviolet.
Nëse keni pamjaftueshmëri të veshkave, mjeku do t’ju reduktojë dozën në përputhje me të.
Rekomandohet që të pini shumë lëngje gjatë trajtimit me Nolicinë.
Pyesni mjekun se sa likid gjatë ditës është i përshtatshëm për ju.
Nëse keni provuar dhimbje përgjatë tendinit gjatë trajtimit me Nolicinë, pyesni mjekun.
Evitoni aktivitetet fizike.

Marrja e barnave të tjera
Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Nëse jeni duke marrë barna për djegien e stomakut ( antiacide, sukralfat, barna që përmbajnë hekur, alumin, bismuth, magnez, kalcium ose zink ), absorbimi i norfloksacinës reduktohet.
Prandaj rekomandohet marrja e Nolicin dy orë përpara këtyre barnave.
Nëse jeni duke marrë barna për trajtimin e bronkitit kronik dhe astmës ( teofilinë ) ose barna për frenimin e sistemit imun ( ciklosporinë ) gjatë trajtimit me Nolicin mund të shfaqen efekte anësore pasi ekziston mundësia e rritjes së teofilinës ose ciklosporinës në gjak.
Mjeku duhet të masë sasinë e këtyre barnave në gjak dhe mund të përshkruajë doza më të ulura.
Marrja e njëkohëshme e Nolicin me barna për parandalimin e mpiksjes së gjakut mund të rrisë veprimin e këtyre barnave dhe mund të shfaqet gjakrrjedhje.
Marrja e njëkohëshme e kortikosteroidëve me Nolicinën mund të rrisë rrezikun për tendinitit ose rupturë të tendinit.
Efekti i disa barnave ( sulfonilure ) mbi reduktimin e glukozës mund të rritet gjatë trajtimit me Nolicin.
Mos merrni bashkë me Nolicin barna për trajtimin e infeksioneve bakteriale të traktit urinar ( nitrofurantoinë ) pasi përdorimi i njëkohshëm redukton efektin e të dy barnave.

Marrja e Nolicin me ushqim dhe pije
Nolicin mund ta merrni para ose gjatë ushqimit.
Nuk duhet ta merrni me qumësht ose kos, pasi produktet e lëngshme të bulmetit reduktojnë sasinë e norfloksacinës në gjak.
Merreni Nolicin një orë para ose dy orë pas pirjes së qumështit.
Gjatë trajtimit nuk rekomandohet marna e alkoolit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të merrni çdo lloj bari.
Rreziku i efekteve anësore mbi fetusin nuk mund të përjashtohet.
Nëse jeni shtatzënë, mjeku do t’ju përshkruajë Nolicin vetëm në raste të veçanta, kur përfitimet e tejkalojnë rrezikun për fetusin.
Kur trajtoheni me Nolicin nuk duhet të ushqeni fëmijën me gji.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nolicin mund të ulë përqëndrimin prandaj duhet të tregoni kujdes ndërsa ngisni makinën ose përdorni makineri derisa të kuptoni sesi reagon organizmi juaj ndaj barit.
Efekti anësor mund të jetë më i madh nëse njëkohësisht me barin merrni edhe alkool.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Nolicinës
Azo ngjyruesi E 110 mund të shkaktojë reaksione alergjike.

3. Si merret Nolicin
Merreni gjithmonë Nolicin egzaktësisht siç ju ka thënë mjeku.
Duhet të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.
Mjeku do të përshtasë dozimin dhe kohëzgjatjen e trajtimit në bazë të sëmundjes.
Merrini tabletat me ujë ose çaj.
Doza e zakonshme është 1 tabletë ( 400mg ) dy herë në ditë.
Trajtimi i infeksioneve të traktit urinar dhe gastrointestinal zgjat për 3 deri 14 ditë, dhe në prostatitin kronik bakterial për disa javë.
Për parandalimin e infeksioneve të traktit urinar, merrni gjysëm tablete ( 200 mg ) Nolicinë në ditë dhe për parandalimin e diarresë së udhëtarit 1 tabletë ( 400 mg ) në ditë.
Nëse keni imunitet të kompromentuar, për parandalimin e infeksioneve duhet të merrni 1 tabletë ( 400 mg ) dy herë në ditë.
Nëse keni dëmtim të funksionit të veshkave, mjeku do t’ju përshtasë dozimin në përputhje me të.

Nëse keni marrë Nolicin më shumë se sa ju duhet
Doza shumë të mëdha mund të shkaktojnë nauze, të vjella, diarre, në raste shumë të rënda gjithashtu marrje mendsh, lodhje, konfuzion dhe konvulsione.

Nëse harroni të merrni Nolicin
Mos merrni doze dyfishe për të zëvendësuar tabletën e humbur.
Nëse harroni të merrni një tabletë, merreni atë sa më shpejt që tu kujtohet, përveç se nëse është afër koha për dozën tjetër.

Nëse ndaloni së marri Nolicin
Merreni barin për aq kohë sa ju ka përshkruar mjeku.
Edhe nëse ndiheni mirë, infeksioni mund të jetë akoma i pranishëm dhe mund të rishfaqet nëse e ndërprisni shpejt trajtimin.
Nëse keni pyetje të mëtejshme rreth përdorimit të këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet e mundshme anësore
Si të gjitha barnat, Nolicin mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund t’i ketë ato.
Efektet anësore klasifikohen në grupet e mëposhtme sipas frekuencës:

Shumë të zakonshme Prek më shumë se 1 përdorues në 10
Të zakonshme Prek 1 deri 10 përdorues në 100
Jo të zakonshme Prek 1 deri 10 përdorues në 1000
Të rralla Prek 1 deri 10 përdorues në 10 000
Shumë të rralla Prek më pak se 1 përdorues në 10 000
Të panjohura Frekuenca nuk mund të vlerësohet me të dhënat e disponueshme. 

 
Të zakonshme : nauzea.
Jo të zakonshme : dhimbje koke, marrje mendsh, depresion, mungesë oreksi ose diarre, rritje e numrit të ezinofileve ( eozinofilia ), rënie e numrit të leukociteve ( leukopenia ) ose rritje e nivelit të disa enzimave ( transaminazave, fosfatazës alkaline dhe laktat dehidrogjenazës ).
Diarrea është persistente vetëm në raste të veçanta.
Si e tillë, mund të jetë shenjë e një forme të veçantë të inflamacionit të zorrës së trashë ( koliti pseudomembranoz ); për rrjedhojë, ju duhet të informoni mjekun.
Të rralla : lodhje, nivele të rritura të uresë dhe kreatininës në gjak, dhe rënie e sasisë së rruazave të kuqe të gjakut ( hematokritit ).
Shumë të rralla : pagjumësi, konfuzion, nervozizëm, irritabilitet, frikë, të dëgjuarit dhe të parit e gjërave ( haluçinacione ), dhe zhurmë në vesh, reaksione mbindjeshmërie, të tilla si të kruara, rash, urtikarje ose forma më të rënda të reaksioneve të mbindjeshmërisë, të tilla si shok anafilaktik, reaksione të rënda të lëkurës, inflamacion ose rupturë e tendinit ( zakonisht është rezultat edhe i faktorëve të tjerë gjithashtu).
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose ju vini re ndonjë efekt tjetër që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Si të ruhet Nolicin
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Mos e përdorni Nolicin pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadimit i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Ruajeni nën 30°C.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose plehërat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin si flaken barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë.
Këto masa ndihmojnë në ruajtjen e ambientit.

6. Informacione të mëtejshme
Çfarë përmban Nolicin
Substanca aktive është norfloksacina.
Çdo tabletë e veshur me cipë përmban 400 mg norfloksacinë.
Përbërësit e tjerë janë povidon, niseshte glikolat natriumi ( tipi A ), mikrokristalinë celuloze, silic koloidal anhidër, stearat magnezi dhe ujë i distiluar në bërthamën e tabletës, dhe hipermelozë, talk, dioksid titaniumi ( E171 ), ngjyrë portokalli FCF ( E110 ) dhe propilen glikol ( E1520 ) në veshjen e tabletës.

Si duket Nolicina dhe çfarë përmban paketimi
Tabletat e veshura me cipë janë portokalli, të rrumbullakta, lehtësisht bikonvekse, të shënjuara në njërën anë.
Tableta mund të ndahet në dy pjesë të barabarta.
Nolicina është e disponueshme në kuti me 20 tableta të veshura me cipë në pako blister.
Kutia përmban 2 pako blister me nga 10 tableta.

Informacion mbi përshkrimin
Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.                                              KRKA

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top