Paracetamol (supostë, tableta, shurup) Reviewed by Momizat on . Paracetamol (supostë, tableta, shurup) Veprimi Paracetamol shfaq efekte analgjezike dhe antipiretike si rezultat i frenimit të sintezës së prostaglandinave, që Paracetamol (supostë, tableta, shurup) Veprimi Paracetamol shfaq efekte analgjezike dhe antipiretike si rezultat i frenimit të sintezës së prostaglandinave, që Rating: 0
You Are Here: Home » P » Paracetamol (supostë, tableta, shurup)

Paracetamol (supostë, tableta, shurup)

Paracetamol (supostë, tableta, shurup)

Paracetamol

Veprimi
Paracetamol shfaq efekte analgjezike dhe antipiretike si rezultat i frenimit të sintezës së prostaglandinave, që është karakteristikë për analgjezikët josteroidë. Prostaglandinat shfaqen me aktivizimin e sintetazës prostaglandine endoperokside dhe ciklooksigjenazës. Këto enzime bëjnë konverzionin e acidit arakidonik në produkte të ndërmjetme jostabile PGG2 dhe PGH2.

Ciklooksigjenaza shfaq dy forma COX1 dhe COX2, prej të cilave COX2 merr pjesë me citokininet si induktor i inflamacionit. Paracetamoli, si dhe barnat tjera të këtij grupi, ndërpret aktivitetin e ciklooksigjenazës dhe krijimin e prostaglandinave. Mendohet se paracetamoli ka ndikim direkt në SNQ duke ndikuar në qendrën për dhembje dhe termorregullim.

Indikimet
Analgjezik dhe antipiretik, i përshtatshëm sidomos për të sëmurët e ndjeshëm ndaj acidit acetilsalicilik, për të sëmurët me çrregullime në koagulimin e gjakut ose me ulçerë të stomakut, përdoret në dhembje koke, dhembje dhëmbësh, dhembje artikulare, neuralgji, mialgji, dhembjet menstruale, dismenorre, dhembjet postraumatike dhe postoperative, përdoret për uljen e temperaturës trupore në gjendje me ethe.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëri ndaj paracetamolit, insufiçiencë renale dhe hepatike, shtypja e lartë intrakraniale, dëmtimet kraniale dhe cerebrale, çrregullimet manifeste respiratore, mungesa gjenetike e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Të rriturit, nga goja:
Nga 0,5-1 g, 3-4 herë në ditë. Doza maksimale ditore, për mjekim afatshkurtër është 4 g, ndërsa për mjekimin afatgjatë 2,5 g.

Fëmijët nën 1 vjeç nga goja:
Nga 60 mg, 3-4 herë në ditë; 1-6 vjeç: 60-150 mg, 4 herë në ditë; 6-12 vjeç: 150-300 mg, 4 herë në ditë. Doza maksimale ditore për fëmijët 3-6 vjeç është 480 mg, ndërsa për fëmijët e rritur është 1,2 g.

Efektet anësore
Paracetamoli, përgjithësisht tolerohet mirë nga organizmi. Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë dhe pankreatiti. Ka të dhëna se gjatë mjekimit afatgjatë ose përdorimit të dozave të larta mund të shfaqen reaksione hematologjike (trombocitopeni, leukopeni, pancitopeni, e më rrallë agranulocitozë).

Ruajtja
Tabletat ruhen në temperaturë dhome 15-25 Gradë Celcius, në vend të thatë të mbrojtur nga drita.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim. Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 500 tableta nga 500 mg dhe shishe me 100 ml shurup nga 120 mg/5 ml.

Veprimi
Paracetamoli ushtron veprim analgjezik dhe antipiretik si rezultat i frenimit të sintezës së prostaglandinave, që është karakteristikë për analgjezikët josteroidë. Prostaglandinat formohen me aktivizimin e sintetazës prostaglandine endoperokside dhe ciklooksigjenazës. Këto enzime konvertojnë acidin arakidonik në produkte ndërmjetem jostabile, PGG2 dhe PGH2.
Ciklooksigjenaza shfaqet në dy forma COX1 dhe COX2, prej të cilave COX2 merr pjesë me citokinine si induktor i inflamacionit. Paracetamoli, si dhe barnat tjera të këtij grupi, ndërpret aktivitetin e ciklooksigjenazës dhe formimin e prostaglandinave. Mendohet se paracetamoli ka ndikim direkt në SNQ në qendrën për dhembje dhe termorregullim.

Indikimet:
Analgjezik dhe antipiretik, i përshtatshëm sidomos për të sëmurët e ndjeshëm ndaj acidit acetilsalicilik; për të sëmurët me çrregullime në koagulimin e gjakut ose me ulçera të stomakut; përdoret në dhembje koke, dhembje dhëmbësh, dhembje artikulare, neuralgji, mialgji, dhimbjet menstruale, dismenorre, dhembjet postraumatike dhe postoperative; përdoret për uljen e temperaturës në gjendje me ethe.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëria ndaj paracetamolit; insufiçienca renale dhe hepatike; shtypja e lartë intrakraniale; dëmtimet kraniale dhe cerebrale; çrregullimet manifeste respiratore; mungesa gjenetike e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Nga rektumi: për fëmijët 1-5 vjeç: 125-250 mg, deri 4 herë në ditë. Për të moshuarit: Dozat janë të ngjajshme me ato që merren nga goja (supostet që përmbajnë 500 mg paracetamol).

Efektet anësore
Paracetamoli, në përgjithësi tolerohet mirë nga organizmi. Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione alergjike në lëkurë dhe pankreatiti. Ka të dhëna se gjatë mjekimit afatgjatë ose përdorimit të dozave të larta mund të shfaqen reaksione hematologjike (trombocitopeni, leukopeni, pancitopeni, e më rrallë agranulocitozë).

Ruajtja
Tabletat ruhen në temperaturë dhome 15ºC – 25ºC, në vend të thatë të mbrojtur nga drita.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim. Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 10 suposte nga 80 mg, 125 mg, 250 mg dhe 600 mg.

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top