Polyvag (kapsula vaginale, antibiotik) Reviewed by Momizat on . Polyvag (kapsula vaginale, antibiotik) 1. ÇFARË ËSHTË POLYVAG® DHE PËR ÇFARË PËRDORET Ky bar i takon një grupi antibiotikësh i cili përmban 3 substanca aktive d Polyvag (kapsula vaginale, antibiotik) 1. ÇFARË ËSHTË POLYVAG® DHE PËR ÇFARË PËRDORET Ky bar i takon një grupi antibiotikësh i cili përmban 3 substanca aktive d Rating: 0
You Are Here: Home » P » Polyvag (kapsula vaginale, antibiotik)

Polyvag (kapsula vaginale, antibiotik)

Polyvag (kapsula vaginale, antibiotik)

Polyvag

1. ÇFARË ËSHTË POLYVAG® DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Ky bar i takon një grupi antibiotikësh i cili përmban 3 substanca aktive dhe atë neomicin dhe polimiksin B si agjent antiinfektiv dhe nistatin si agjent veprues ndaj këpurdhave dhe gjermeve.
POLYVAG kapsula shkrihet 10minuta pas aplikimit, brenda së cilës kohë edhe i liron agjentët veprues në vaginë.

Indikacionet:
POLYVAG kapsulat janë të përcaktuara për trajtimin lokal të sëmundjeve bakteriale ginekologjike si dhe infeksioneve bakteriale të vaginës dhe cerviksit.

POLYVAG është i indikuar:

për trajtimin e mestruacineve jo të zakonshme me ngjyrë si të bardhë(fluor vaginalis) i shkaktuar nga:

  • agjentët konvencional;
  • Candida albicans;
  • infeksione të përziera.

si preventivë:

  • para të gjitha ndërhyrjeve kirurgjikale në vaginë
  • para abortit
  • para ekzaminimeve intrauterine (hysterografia).

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI POLYVAG® KAPSULA VAGJINALE

Mos e merrni POLYVAG® Kapsula vagjinale dhe tregoni mjekut tuaj nëse:

  • ju jeni alergjik (tepër i ndjeshëm) ndaj këtij bari apo ndonjë përbërësi tjetër.
  • Nëse përdorni diafragmë apo kondom;
  • Nëse jeni shtatzanë apo nënë gjidhënëse;

Përdorimi i këtij bari është në përgjithësi i papërshtatshëm kur administrohen preparate spermicidale. 

Kini kujdes të veçantë me POLYVAG® kapsula vagjinale
Mjekimi duhet të ndërpritet nëse shfaqen një irritim lokal apo ndonjë reaksion alergjik.
Tejndjeshmëria lokale mund të kufizojë përdorimin e njëkohshëm të antibiotikëve sistemik të ngjashëm.
Nuk mund të përjashtohet mundësia e paraqitjes së efekteve sistemike, si p.sh. dëmtimi i veshkave.

Marrje e barnave tjera
Ju lutem tregoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër.
Kjo përfshin barnat që blini pa një recetë, duke përfshirë edhe barnat bimore.
Mos përdorni prezervativë gjatë kohës që përdorni POLYVAG kapsulat vagjinale. Gjithashtu edhe përdorimi i preparateve tjera spermicidale është i kundërindikuar.

Shtatzëni dhe gjidhënia
Bisedoni me mjekun tuaj para se të marrin këtë bar nëse jeni shtatzënë, jeni duke planifikuar që të bëheni.

Shtatzania ose ushqyerja me gji.
Ky bar nuk duhet të përdoret gjatë shtatzanisë apo gjidhënies.

Ndikimi i barit në aftësitë psikofizike dhe motorike
POLYVAG® Kapsula vagjinale nuk do ndikojë në aftësitë tuaja për ngarje ose përdorur ndonjë makineri.

3. SI TË MERRET POLYVAG® KAPSULA VAGJINALE
Gjithmonë merreni barin sipas përshkrimit të mjekut apo farmacistit tuaj.
Ky bar është i destinuar vetëm për përdorim nga femrat e rritura.

Marrja e këtij bari
- Doza e zakonshme është nga një kapsulë vagjinale të aplikohet thellë në vaginë, para gjumit, për 12 ditë rresht.

Rekomandim:
- Gjatë mjekimit me POLYVAG kapsulat vagjinale mbani higjenën në nivel, përdorni të mbathura pambuku, shamngni përdorimin e dushit vagjinal apo përdorimit të tamponave dhe në qoftë e mundur përjashtoni apo kufizoni marrëdhëniet seksuale.
- Mjekimi i partnerit është rast individual dhe varet nga sygjerimet e mjekut tuaj.
- Mos e ndërpritni mjekimin gjatë periudhës së ciklit menstrual.

Nëse ju merrni më shumë POLYVAG® Kapsula vagjinale se sa ju duhet 
Raste të mbidozimit nuk janë të njohura. Mbidozimi akut duhet të mjekohet në bazë të simptomave.
Në raste të mbidozimit aksidental apo përdorimit nga fëmijët konsutohuni me mjekun tuaj.

Nëse harroni të merrni POLYVAG® Kapsula vagjinale
- nëse ju harroni një dozë, duhet marrë atë sa më shpejt që ju kujtohet. Megjithatë, në qoftë se është gati koha për dozën tjetër, tejkaloni dozën e harruar.
- nuk duhet të merret një dozë e dyfishtë (dy doza në të njëjtën kohë) për të zëvendësuar një dozë të harruar.

Nëse ndaloni së marri POLYVAG® Kapsula vagjinale
Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme në përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun apo farmacistin tuaj.

4. EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Ashtu si të gjitha barnat tjera, POLYVAG® Kapsula vagjinale mund të shkaktojë efekte anësore edhe pse ato nuk paraqiten tek çdokushi.
Nëse ju keni një reaksion alergjik të POLYVAG® duhet të shihni një mjek menjëherë.

Një reaksion alergjik mund të përfshijnë:
- kontakt dermatitis, sidomos gjatë përdorimit të zgjatur.
Në dozën e rekomanduar efektet anësore janë shumë të rralla.
Nëse ndonjë nga këto efekte anësore bëhet serioz, ose nëse vëreni ndonjë efekte anësorë që nuk është i shënuar në këtë fletëudhëzim, ju lutem tregoni mjekut tuaj ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE QËNDRUESHMËRIA
Fëmijët të mos kenë arritje në këtë bar!
Ruani në paketim origjinal në temperaturë deri në 25°C.
-Mos përdorni pas datës së skadimit të cilën është deklaruar në kuti dhe blister.
-Data e skadimit ka të bëjë me ditën e fundit të atij muaji

Afati i përdorimit
18 muaj.

6. INFORMACIONE SHTESË

Çfarë përmban POLYVAG®:
a. Neomicin sulfat 35.000 Nj.N
b. Polimiksin B sulfat 35.000 Nj. N
c. Nistatin 100.000 Nj. N

Përbërësit tjerë janë:
dimetilpolisiloksan, vaj soja i hidrogjenuar, vaj soja pjesërisht i hidrogjenuar, metil p-hidroksibenzoat, Propil p- p-hidroksibenzoat, zhelatin

Çfarë përmban një kuti POLYVAG®
Blister PVC –ALU me 6 kapsula vagjinale, të mbështjellura në blister alumini dhe fletëudhëzimin.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top