Pravastatin Axapharm (tableta) Reviewed by Momizat on . Pravastatin Axapharm (tableta) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhëzua Pravastatin Axapharm (tableta) Informacione për pacientët Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin. Ky ilaç është udhëzua Rating: 0
You Are Here: Home » P » Pravastatin Axapharm (tableta)

Pravastatin Axapharm (tableta)

Pravastatin Axapharm (tableta)

Pravastatin Axapharm

Informacione për pacientët

  • Lexojeni këtë fletëudhëzim për pacientët me vëmendje para se ta përdorni ilaçin.
  • Ky ilaç është udhëzuar për ju personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse ata kanë të njëjtat simptome të sëmundjes sikurse ju, ilaçi mund t’i dëmtojë.

Çfarë është Pravastatin Axapharm dhe kur përdoret?
Pravastatin Axapharm me substancën Pravastatin është një medikament, i cili i takon kategorisë Statin (i cili gjithashtu quhet inhibitor reduktues HMG-CoA) .

Pravastatin Axapharm përdoret:

Tek te rriturit

  • Për trajtim të sasisë së rritur të yndyrës në gjak (Kolesterina, Trigliceride), nga Apolipoproteina B dhe rreziqet e tyre në sistemin qarkullues të zemrës;
  • Për zvogëlimin e rrezikut të faktorëve të rrezikshëm të qarkullimit të zemrës, një ataku në tru dhe nevojës për në spital të pacientëve me vlera mesatare të kolesterinës në serum, pas një infarkti të pësuar apo një shtruarje të mëparshme për shkak të Angina pectoris (Angjinës pektorale) të çrregullt.

Në radhë të parë, ndikimi i Pravastatin Axapharm mbështetët në pengimin e krijimit të kolesterinës në trup.
Ekzistojnë tre kategori dozimi të Pravastatin Axapharm (Tabletat nga 10 mg. 20 mg. dhe ato 40 mg) dhe ky bar mund të përdorët vetëm me përshkrim të mjekut.

Çfarë duhet pasur kujdes?
Para fillimit të një terapie me tableta të Pravastatin Axapharm duhet përcaktuar sasia e yndyrës në gjak si dhe sëmundjet tjera si çrregullimet funksionale (p.sh. hipofunksioni tiroid) dhe të bëhet eliminimi i shkaqeve të cilat gjithashtu mund të çojnë deri tek një çrregullim i metabolizmit lipoid.
Trajtimi me Pravastatin Axapharm duhet përkrahur më një dietë të dobët të kolesterinës.
Pasi që gjatë marrjes së Pravastatin Axapharm, tek disa pacientë të caktuar është bërë ndërrimi i vlerave të mëlçisë ose janë lajmëruar dhimbje të muskujve, atëherë mjeku do duhej caktuar këto vlera në intervale të caktuara në mënyrë laboratorike (shikoni gjithashtu << Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Pravastatin Axapharm ? >>).

Kur nuk duhet të përdoret Pravastatin Axapharm?
Pravastatin Axapharm nuk duhet të përdorët kur ka ndjeshmëri ndaj ndonjërit prej elementeve përbërës të këtyre tabletave, kur ka sëmundje aktive të mëlçisë dhe sasisë së lartë të enzimave të mëlçisë, shkaqet e së cilit nuk dihen saktësisht, kur ka kongjestion të vrerit dhe sëmundje të muskujve (Miopati), gjatë shtatzanisë dhe periudhës së gjidhënies si dhe tek fëmijët dhe adoleshentet nën moshën 18 vjeçare.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Pravastatin Axapharm?
Ky ilaç mund të ndikon në aftësinë e reagimit, dhe mund të pengojë aftësinë e drejtimit të një automjeti apo të përdorimit korrekt të një makine.
Në përgjithësi, Pravastatin Axapharm duhet të përdorët me kujdes tek pacientët me histori të sëmundjeve të mëlçisë dhe tek ata me konsumim të lartë të alkoolit.
Gjatë përdorimit të ilaçeve të kategorisë së Statineve do duhej vëzhguar efektet e pjesshme serioze anësore në seksionin e muskujve (Miopatia, Rabdomioloza ).
Tek Rabdomioloza bëhet fjalë për një efekt anësor serioz mbase të rrezikshëm për jetë. Pacientët me faktorë të veçantë të rrezikshmërisë do duhej përdorur ndonjë ilaç të kategorisë së Statineve vetëm nën mbikëqyrje mjekësore, pasi që në këto raste janë të nevojshme disa masa të posaçme mjekësore para fillimit të trajtimit.

Ju lutemi informoni mjekun tuaj para fillimit të trajtimit me Pravastatin Axapharm, kur Ju:

  • Keni funksion të kufizuar të veshkave apo funksion të tiroideve;
  • Keni pasur më parë apo akoma keni sëmundje ekzistuese të muskujve (p.sh. që ka të bëj me varësi trashëguese apo me trajtim të mëparshëm me Statine e barna tjera), apo nëse në historinë e juaj familjare ka pasur raste të sëmundjeve të muskujve.
  • Konsumoni sasi të madhe të alkoolit.

Ju do duhet menjëherë të informoni mjekun në qoftë se gjatë trajtimit me Pravastatin Axapharm do të lajmërohen shqetësime të pashpjegueshme të muskujve si p.sh. dhimbje të muskujve apo ligështi dhe ngërçe.
Rreziku nga efektet e tilla anësore mund të jetë i rritur nëse pacienti ka sëmundje përcjellëse (posaçërisht tek sëmundjet infektive apo konsumim të shumtë të alkoolit), apo nëse Pravastatin Axapharm merret së bashku me ilaçe tjera të caktuara (p.sh. Statine apo Fibrate).
Tek te ashtuquajturat homozigotet e rralla të hiperkolesterolemisë (tepricë e kolesterolit në gjak) familjare, është për tu pritur një ndikim më i ulët i këtij lloji të ilaçeve. Deri me tani nuk qëndrojnë faktet e përvojës së duhur klinike me Pravastatin Axapharm.
Ju duhet menjëherë ti tregoni mjekut në qoftë se ju duhet ti nënshtroheni një transplanti apo vuani nga ndonjë sëmundje autoimune dhe prandaj trajtoheni me përbërësin aktiv farmaceutik Ciclosporin.
Informoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse vuani nga ndonjë sëmundje tjetër, keni alergji apo merrni ilaçe tjera (të blera vet!) apo i konsumoni ato për përdorim të jashtëm.

A duhet të merret Pravastatin Axapharm gjatë shtatzanisë apo në periudhën e gjidhënies?
Pravastatin Axapharm nuk duhet të merret gjatë shtatzanisë apo periudhës së gjidhënies.
Gjatë trajtimit me Pravastatin Axapharm është i nevojshëm një kontracepsion i besueshëm tek pacientet që janë në gjendje të lindin fëmijë.
Pacienteve do duhej shpjeguar rreziqet e mundshme si dhe masat e duhura kontraceptive.
Sidoqoftë, nëse mbeteni shtatzënë, atëherë do duhet menjëherë ta ndërprisni trajtimin me Pravastatin Axapharm dhe të flisni me mjekun mbi situatën e krijuar.

Si ta përdorni Pravastatin Axapharm?

Dozimi tek të rriturit
Dozimi me Pravastatin duhet caktuar nga mjeku juaj.
Doza fillestare dhe ajo konservuese është zakonisht në mes të 10 deri në 40 mg. në ditë.
Pravastatin Axapharm duhet përdorur si dozë të vetme në mbrëmje para shkuarjes në gjumë.
Tabletat do duhej gëlltitur me lëngje.
Mjeku juaj pas 4 javëve, duke u varur nga sasia e yndyrës në gjak do ta bënë ndryshimin e dozimit duke u bazuar në gjendjen reale.
Për zvogëlimin e rrezikut të faktorëve të rrezikshëm të qarkullimit të zemrës pas një infarkti të pësuar për fillim dozimi kryesisht përbëhet nga 40 mg në ditë. Varësisht nga sasia e yndyrës në gjak, mjeku juaj do ta ndryshojë dozimin duke u bazuar në rrethanat e krijuara.

Këshillë: Mos e bëni ndryshimin e dozimit të caktuar nga mjeku juaj.
Nëse besoni që ilaçi ndikon dobët apo ka ndikim të tepruar, atëherë bisedoni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Metodat e aplikimit
Kohëzgjatja e trajtimit me Pravastatin Axapharm është e sistemuar në bazë të nevojave të pacientëve dhe varët nga toleranca e medikamentit.
Në raste të caktuara, mjeku juaj mund ta përshkruajë si shtesë një bar plotësues të acidit të vrerit (Colestid, Quantalan, Ipocol).
Në rast të një kombinimi të këtillë, atëherë Pravastatin Axapharm duhet të merret 1 orë para apo më shumë se 4 orë pas marrjes së preparatit tjetër.
Nëse do kini nevojë për një ilaç kundër thartësirës së stomakut(antacidit), atëherë këtë do duhej marrë së paku 1 orë para marrjes së Pravastatin Axapharm.

Cilat efekte anësore mund ti ketë Pravastatin Axapharm?

Gjatë marrjes së Pravastatin Axapharm mund të shfaqën këto efekte anësore:
Çrregullime të zorrëve-stomakut, dhimbje të muskujve, ngërçe apo ligështi të muskujve, lëkurë e thatë, ekzema (kryesisht të natyrës së lehtë) dhe kruarje e lëkurës, ndryshime në sipërfaqen e lëkurës së kokës dhe flokëve (duke përfshirë rënien e flokëve), dhimbje të gjymtyrëve, parastezia (therja,dhimbja, ndjenja e mpirjes së duarve dhe këmbëve), marramendja, hutimi, çrregullime të gjumit, dhimbje në gjoks dhe në afërsi të zemrës, çrregullime të urinimit, çrregullime në të parin, lodhje, çrregullime seksuale funksionale.

Në raste individuale mund të lajmërohen këto efekte anësore: ënjtja (angjiodema), ulje e tensionit të gjakut, puçrra të kuqërremta në formë bishtaleci në hapësirën e fytyrës apo në gjymtyrë, verdhëza/hepatiti, probleme me mëlçi, infeksion të pankreasit (pankreatiti).
Nëse do e vëreni ndonjë efekt anësor që nuk është i përshkruar këtu, atëherë do duhej ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?

Afati i përdorimit/Mirëmbajtja
Barnat mund të përdorën vetëm deri në datën e shënuar me «EXP.» në paketim.
Pravastatin Axapharm do duhet të ruhet në temperaturë të dhomës (15-25°C) të mbrohet nga ndriçimi dhe lagështira si dhe në vendet ku nuk mund ti mbërrijnë fëmijët.
Tabletat e mundshme të mbetura pas përfundimit të trajtimit apo tabletat me afat të skaduar duhet ti ktheni për asgjësim (tek farmacisti).
Informacione të mëtejme ju jap mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informacione më të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Pravastatin Axapharm?

1 tabletë Pravastatin Axapharm e 10 mg. përmban 10 mg. Pravastatin, Laktozë dhe ndihmesat tjera.
1 tabletë Pravastatin Axapharm e 20 mg. përmban 20 mg. Pravastatin, Laktozë dhe ndihmesat tjera.
1 tabletë Pravastatin Axapharm e 40 mg. përmban 40 mg. Pravastatin, Laktozë dhe ndihmesat tjera.

Ku mund të merrni Pravastatin Axapharm? Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me përshkrim mjekësor.
Pravastatin Axapharm e 10 mg: 30 dhe 100 tableta.
Pravastatin Axapharm e 20 mg: 30 dhe 100 tableta.
Pravastatin Axapharm e 30 mg: 30 dhe 100 tableta.

 

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top