Primolut-Nor tableta Reviewed by Momizat on . Primolut-Nor Tableta Progestogjen oral Informacion i rëndësishëm: ju lutemi lexojeni me kujdes! Përbërja: 1 tabletë Primolut-Nor  përmban: 5mg ose 10mg acetat t Primolut-Nor Tableta Progestogjen oral Informacion i rëndësishëm: ju lutemi lexojeni me kujdes! Përbërja: 1 tabletë Primolut-Nor  përmban: 5mg ose 10mg acetat t Rating: 0
You Are Here: Home » P » Primolut-Nor tableta

Primolut-Nor tableta

Primolut-Nor

primolut-nor

Tableta
Progestogjen oral

Informacion i rëndësishëm:
ju lutemi lexojeni me kujdes!

Përbërja:
1 tabletë Primolut-Nor  përmban:
5mg ose 10mg acetat të noretisteronit.

Indikacionet:

  • Hemorragjia vaginale disfunksionale;
  • amenorrea parësore dhe dytësore;
  • sindroma premenstruale;
  • mastopatia;
  • çrregulimi periodik i menstruacioneve;
  • endometrioza;
  • karcinoma e avancuar e gjirit.

Dozimi dhe përdorimi
Përpara fillimit të trajtimit me Primolut-Nor duhet të bëhet një kontroll rrënjësor i përgjithshërn mjekësor dhe gjinekologjik (duke përfshirë gjirin dhe citologjinë vaginale) dhe të përjashtahet shtatëzania.
Si masë paraprake gjatë trajtimit të zgjatur me Primolut-Nor duhet të bëhen ekzaminime  kontrolli në intervale prej rreth 6 muajsh.
Tabletat duhet të kapërdihen tërësisht me pak lëngje.

Me përjashtim të rasteve kur përshkruhet ndryshe nga mjeku, rekomandohen skemat e mëposhtme të dozimit: 

Hemorragjia vaginale jofunksionale:
Administrimi i 1 tablete Primolut-Nor 5 mg,dy,herë në ditë për 10 ditë çon në ndalimin e hemorragjisë uterine brenda 1- 4 ditësh të pashoqëruar me dëmtime organike.
Në raste të veçanta, hemorragjia pakësohet gjatë ditëve të para pas fillimit të marrjes së tabletave dhe nuk ndalon deri rreth 5-7 ditë më vonë.
Që trajtimi të jetë i suksesshëm, marrja e Primolutit-Nor duhet të vazhdohet rregullisht edhe në rast se hemorragjia ka ndaluar  (deri në një total prej 20 tableta Primolut-Nor 5 mg).
Rreth 2 – 4 ditë pas ndërprerjes së trajtimit do të ndodhë, një hemorragji e ngjashme në intensitet dhe kohëzgjatje me menstruacionin e zakonshëm.

Hemorragjia e lehtë gjatë kohës që merren tabletat
Ndonjëherë mund të ndodhë një hemorragji e lehtë edhe pasi hemorragjia ka ndaluar paraprakisht.
Në raste të tilla marrja e tabletave nuk duhet të ndërpritet.

Mosndalimi i hemorragjisë, hemorragjia shumë e madhe
Nëse hemorragjia nuk pushon, megjithëse tabletat merren në rregull, duhet të merret në konsideratë një shkak organik.
Duhet informuar menjëherë mjeku që ju ndjek,  sepse pastaj në më të shumtën e rasteve janë të nevojshme masa të mëtejshme.
Kjo vlen edhe për rastet kur pas ndalimit paraprak të hemorragjisë, një hemorragji realisht shumë e madhe ndodh përsëri gjatë marrjes së tabletave.

Parandalimi i rishfaqjes së hemorragjisë
Për të parandaluar përsëritjen e hemorragjisë jofunksionale, rekomandohet administrimi profilaktik i Primolutit-Nor gjatë tre cikleve që pasojnë, p.sh. 1 tabletë Primolut-Nor 5 mg dy herë në ditë nga dita e 19-të në ditën e 26-të të ciklit (dita e parë e ciklit- dita e parë e menstruacioneve të fundit).
Hemorragjia ndodh disa ditë pas administrimit të tabtetës së fundit.
Vetëm mjeku mund të vendosë nëse kjo masë është e nevojshme.
Vendimi i tij me pas bazohet në monitorimin e temperaturës bazale të trupit, që duhet të matet çdo ditë.

Amenorrea parësore dhe dytësore
Në rastin e amenorresë dytësore trajtimi hormonal duhet të jepet për 8 javët e para pas menstruacioneve të fundit.
Për të shkaktuar një hemorragji të ngjashme me atë menstruale, përpara administrimit të Primolut-Nor duhet të jepet një estrogjen (p.sh. Progynon Depot 10 mg).
Sidoqoftë, përpara fillimit të trajtimit duhet të përjashtohet prania e një tumori protaktin prodhues të gjëndrës pituitare, sepse sipas infomacioneve të kohëve të fundit, nuk  mund të përjashtohet mundësia e rritjes në madhësi të makroadenomave kur ato i ekspozohen dozave më të larta të estrogjenit për periudha të gjata kohe.

Fillimi i trajtimit
2 ampula Progynon-Depot 10 mg i.m. në ditën e parë të trajtimit dhe 1 ampulë Progynon-Depot 10 mg i.m, në ditën e 14-të të trajtimit, të pasuara nga 1 tabletë Primotut®-Nor 5 mg dy herë në ditë nga dita e 19-të e ciktit deri në të 26-ën.
Hemorragjia fillon rreth ditës së 28-të.

Vazhdimi i trajtimit (të paktën mbi 2- 3 cikle)
1 ampulë Progynon Depot 10 mg i.m. në ditën e 6-të dhe të 16 të të ciklit artificial, pasuar nga 1 tabletë Primolut-Nor 5 mg çdo ditë nga dita e 19-të e ciklit deri në të 26-ën (dita e parë e hemorragjisë – dita e para e ciklit).
Mund të bëhet një përpjekje për të ndërprerë trajtimin me estrogjen dhe për të nxitur një hemorragji ciklike nëpërmjet administrimit të 1 tablete Primotur-Nor 5 mg çdo ditë nga dita e 19-të e ciktit deri në të 26-ën.

Përjashtim:
Pacientët për të cilët është përcaktuar se prodhimi endogjen i estrogjenëve është i pamjaftueshëm (amenorrea parësore në disgjenezën gonadale).

Lutemi të vini re 
Kontracepsioni të bëhet me metoda jo-hormonale (me përjashtim të metodës së ritmit dhe temperaturës).
Nëse hemorragjia në intervale të rregullta prej rreth 28 ditësh nuk ndodh sipas  skemës terapeutike (shih më sipër), duhet të merret në konsideratë shtatzënia pavarësisht nga masat mbrojtëse.
Në këto kushte, trajtimi duhet të ndërpritet derisa situata të sqarohet nëpërmjet diagnozës diferenciate.

Sindroma premestruale, mastopatia
Simptomat paramenstruale të tilla si dhembja e kokës, gjendja depresive, mbajtja e ujit në organizëm, ndienja e një tensionimi në gji, mund të lehtësohen ose zbuten nga marrja e 1 tabtete Primotut-Nor 5 mg një ose dy herë në ditë nga dita e 19-të e ciklit deri në të 26-ën.
Vërejtja “Lutemi të vini re” në paragrafin “Amenorrea parësore dhe dytësore” vlen edhe për këtë paragraf.

Rregullimi periodik i menstruacioneve
Menstruacionet mujore mund të avancohen ose të shtyhen në kohë nëse rrethana të caktuara e kërkojnë këtë.
Sidoqoftë, avancimi duhet përfundimisht të preferohet me anë të kombinimeve progestogjen-estrogjen, sepse mundësia e një shtatzënie përjashtohet krejtësisht si rezultat i ndalimit të ovulacionit.
Në të kundërt, shtyrja e menstruacioneve kërkon përdorimin e Primotut-Nor në kohën kur përjashtimi i nevojshëm i shtatëzanisë mund të jetë problematik, meqenëse Primolut-Nor duhet të jepet në një kohë kur shtatzënia nuk mund të përjashtohet sipas metodave të mundshme koherente të ekzaminimit.
Prandaj përdorimi i kësaj metode kufizohet në ato raste në të cilat nuk ka asnjë mundësi shtatzënie të hershme në ciklin përkatës.

Dozimi: 1 tabletë Primolut -Nor 5 mg dy herë në ditë më gjatë se 10 – 14 ditë, duke filluar rreth 3 ditë përpara menstruacionit të pritur.
Hemorragjia do të ndodhë 2 -3 ditë pas ndërprerjes së mjekimit.
Nëse nuk ndodh duhet të konsultoheni me mjekun.

Endometrioza
Trajtimi fillohet në ditën e 5-te të ciklit me 1 tabtete Primolut-Nor 5 mg 2 herë në ditë, duke e rritur në 2 tableta 5 mg 2 herë në ditë në rast hemorragjie në trajtë njolle.
Kur hemorragjia ndërpritet dosa fillestare mund të reduktohet.
Zgjatja e trajtimit është të paktën 4 – 6 muaj.
Gjatë trajtimit, ovulacioni dhe menstruacionet nuk ndodhin.
Pas ndërprerjes së trajtimit hormonal do të ndodhë hemorragjia.

Karcinoma progresive e gjirit
Provat ktinike kanë treguar se Primolut-Nor mund të ndikojë pozitivisht në karcinomën progresive të gjirit.
Dozimi i përcaktuar nga mjeku mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme nga njëri rast në tjetrin dhe duhet të ndiqet me shumë rreptësi.

Efektet anësore
Në raste të rralla mund të japë të përziera.

Kundërindikimet
Shtatzënia, çrregullimet e rënda të funksionimit të mëlçisë, sindroma Dubin-Johnson, sindroma Rotor, tumore të kaluara ose të pranishme të mëlçisë (në karcinomat progresive të gjirit vetëm nëse këto nuk janë pasojë e metastazave), herpes gjatë një shtatzënie të mëparshme, proçese tromboembolike.

Arsyet për ndërprerjen e menjëhershme të marrjes së Primolut-Nor
Shfaqja për herë të parë e një dhembje koke migrenoze ose rastesh më të shpeshta dhimbjesh të forta të pazakonta koke, çrregullime të papritura të perceptimit (p.sh.: çrregullime të të parit, të të dëgjuarit), shenjat e para të tromboftebitit ose tromboembotisë (psh.: dhembje të pazakonta në këmbë ose mpirje e tyre, dhembje therëse gjatë frymëmarrjes apo të kolliturit pa ndonjë arsye të dukshme), një ndjenjë dhembjeje dhe shtrëngimi në kraharor, operacione të planifikuara (6 javë *para) dhe imobilizime (p.sh:pas aksidenteve) shfaqja e verdhëzës, e hepatitit, e kruaries në të gjithë trupin, rritja e dukshme e tensionit të gjakut, shtatëzania, hiperkalçemia (në gratë me karcinomë të gjirit).

Shënime të veçanta
Duhet të njoftohet mjeku në rast se e sëmura vuan nga diabeti, sepse kjo sëmundje kërkon mbikqyrje të kujdesshme.
Kërkesa për antidiabetikë oralë ose insulinë mund të ndryshojë.
Nga studjuesit epidemiotogë është arritur në përfundimin se përdorimi i estrogjen/ progestogjenëve oralë që përmbajnë frenues të ovulacionit pasohet nga rritja e incidencës së sëmundjeve tromboembolike.
Megjithëse Primolut-Nor nuk përmban estrogjen, duhet të kihet parasysh një rrezik më i madh për tromboemboli,  veçanërisht aty ku ka një histori sëmundjesh tromboembolike, në prani të diabetit të rëndë me ndryshime vaskutare ose anemisë me qeliza në formë drapri.
Eshtë vënë re se rastet e rralla të tumoreve beninje dhe rastet edhe më të rralla të tumoreve malinje të mëlçisë mund të rrezikojnë jetën si rezultat i hemorragjisë intraabdominale të shkaktuar pas përdorimit të substancave hormonale të tilla si ato që përmban Primolut-Nor.
Prandaj duhet informuar mjeku në qoftë se keni ankesa të pazakonta të pjesës së sipërme të barit të cilat nuk zhduken vetvetiu brenda pak kohe.
Investigimet e kohëve të fundit konfirmojnë se pjesërisht noretisteron acetati metabolizohet në etinitestradiol.
Meqënëse vetitë estrogjenike të noretisteronit janë gjithmonë  të provuara dhe të eksperimentuara në praktikën ktinike, atëherë zbulimet e tanishme të karakteristikave metabotike të tij nuk ndryshojnë rekomandimet ekzistuese për përdorim.
Broshura shkencore përmban information më të hollësishëm për mjekun.

Paketimi
Tableta prej 5 mg ose 10 mg.
Ruajeni medikamentin me kujdes dhe larg fëmijëve.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top