Prolife (flakon) Reviewed by Momizat on . Prolife (flakon) Studime të shumta kanë treguar që për shkak të një diete jo të mirë ( si psh: konsum i tepruar i fibrave dhe jeshillëqeve ), përdorimit të zgja Prolife (flakon) Studime të shumta kanë treguar që për shkak të një diete jo të mirë ( si psh: konsum i tepruar i fibrave dhe jeshillëqeve ), përdorimit të zgja Rating: 0
You Are Here: Home » P » Prolife (flakon)

Prolife (flakon)

Prolife (flakon)

prolife flakon

Studime të shumta kanë treguar që për shkak të një diete jo të mirë ( si psh: konsum i tepruar i fibrave dhe jeshillëqeve ), përdorimit të zgjatur ose pa kriter të antibiotikëve, etj lindin çrregullime të bezdisshme në nivel intestinal që manifestohen në forma të ndryshme si:
diarre, konstipacion, fryrje, meteorizem, dhe nganjëherë infeksione të renda intestinale.
Shkaku i përbashkët i këtyre gjëndjeve është zakonisht një gjëndje e keqe e florës intestinale që nuk arrin më të zhvillojë ndonjërin nga funksionet e saj të rëndësishme fiziologjike siç janë: mbrojtja kundër baktereve patogjene ose përmbushja dhe komletimi i digjestionit të proteinave, lipideve, dhe karbohidrateve.

ÇFARE ËSHTË PROLIFE ?
Është një ekuilibrues modern i florës intestinale që ndërhyn në mënyrë natyrale dhe pa kundërindikacione.
Bëhet fjalë për një integrator dietetik që kombinon doza korrekte të vitaminave të grupit B( B1, B2, B6, B12, ) me një grup fermentesh laktike si dhe glukoligosakaride.

FERMENTET LAKTIKE: Streptokokus termofilus, Laktobacilus sporogenes, Laktobacilus acidofilus, Laktobacilus bulgarikusl, Bifidobakterium bifidum.Të gjithë së bashku në një dozë prej 5 miliardë paraqesin një nivel të rritur stabiliteti ndaj temperaturës dhe aciditetit të stomakut.
Përveç kësaj përthithen shpejt nga zorra duke çuar shumë shpejt në stabilizimin e florës bakteriale.

GLUKOLIGOSAKARIDET: Bëjnë pjesë në kategorinë e sheqernave me varg të shkurtër të cilët duke u shtuar në zorrën e alteruar, stimulojnë proçeset enzimatike të tretjes së amideve, celulozës dhe fibrave duke parandaluar konsekuencat e fermentimit.

VITAMINAT (B1, B2, B6, B12) janë shumë të rëndësishme për mirëqënien e organizmit tonë në përgjithësi.
Prolaif është në flakon prej 10 ml në të cilët laktobacilet dhe vitaminat B janë të vendosura në kapak, ndërsa glukoligosakaridet në flakon. Një kuti përmban 10 flakone.

MËNYRA E PËRDORIMIT.
1 flakon në ditë.
Këshillohet të merret pas ushqimit.

VËMENDJE:
Mos i tejkaloni dozat e rekomanduara për përdorim të përditshëm.
Mbajeni në një vend të freskët.
Mbajeni larg fëmijëve.
Përmban qumësht dhe përbërës me bazë qumështi.
Të konsumohet brenda datës së skadencës së treguar mbi kuti.

FORMA FARMACEUTIKE:
Prolaif është në flakon prej 10 ml në të cilët laktobacilet dhe vitaminat B ndodhen në tapën e flakonit ndërsa glukoligosakaridet në flakon.
Për këtë arsye duhet treguar kujdes i veçantë gjatë hapjes së flakonit i cili bëhet në këtë mënyrë:
1) E rrotullojmë tapën në kah të akrepave të orës deri sa të dëgjojmë një “Klik”
2) E tundim fort flakonin pa e hapur atë në mënyrë që komponentët të përzihen mirë.
3) E hapim flakonin duke e rrotulluar tapën në të kundërt dhe e pijmë përzierjen.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top