Sedalgin-NEO Reviewed by Momizat on . Sedalgin-NEO Tableta Informacion për pacientin. Lexojeni me kujdes tërë informacionin për pacientin përpara se të filloni marrjen e medikamentit. Ruani këtë fle Sedalgin-NEO Tableta Informacion për pacientin. Lexojeni me kujdes tërë informacionin për pacientin përpara se të filloni marrjen e medikamentit. Ruani këtë fle Rating: 0
You Are Here: Home » S » Sedalgin-NEO

Sedalgin-NEO

Sedalgin-NEO Tableta
sedalgin neo

Informacion për pacientin.
Lexojeni me kujdes tërë informacionin për pacientin përpara se të filloni marrjen e medikamentit.

  • Ruani këtë fletë me informacion. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni ndonjë pyetje suplementare drejtohuni mjekut tuaj ose farmacistit.
  • Ky medikament ju është rekomanduar juve personalisht. Mos ua jepni personave të tjerë. Ai mund te jetë i dëmshëm për ta, pavarësisht se kanë simptoma të njëjta me ju.
  • Nëse ndonjë prej reaksioneve të padëshirueshme medikamentoze bëhet serioze ose vini re të tjera që nuk janë përshkruar në këtë fletë me informacion, ju lutemi njoftoni mjekun tuaj ose farmacistin.

Në këtë fletë me informacion:

  1. Çfarë është Sedalgin-neo dhe për çfarë përdoret.
  2. Përpara se të filloni marrjen e Sedalgin-neo.
  3. Si ta merrni Sedalgin-neo.
  4. Reaksionet e mundshme të padëshirueshme.
  5. Ruajtja e Sedalgin-neo.
  6. Informacioni suplementar.

1. ÇFARË ËSHTË SEDALGIN-NEO DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Sedalgin-neo është produkt mjekësor i kombinuar me veprim të theksuar analgjezik dhe antipiretik.
Në këtë kombinim veprimi analgjezik i substancave të veçanta forcohet, pakësohen efektet anësore dhe mundësia për ambientim për shkak të përdorimit të dozave më të vogla prej përbërësve.
Kombinimi jep edhe këto efekte: lëshim i muskulaturës së lëmuar të rrugëve të tëmthit,të urinës dhe të mitrës; veprim sedativ ( qetësues ) mbi sistemin nervor qëndror; efekt i favorshëm mbi enët e trurit dhe ul tensionin e brendshëm trunor ( me efekt pakësim të dhimbjes së kokës ).
Komponenti kafeinë pakëson efektet sedative të përbërësve të tjerë dhe kombinimi në tërësi nuk ul ndjeshëm aftësinë për punë.
Kodeina posedon veprim të theksuar analgjezik dhe kundër kollës dhe forcon efektin analgjezik të metamizolit dhe paracetamolit.
Sedalgin-neo përdoret për mjekimin afatshkurtër dhe simptomatik të dhimbjeve me origjinë të ndryshme që ndikohen vështirë ( nga monoterapia me përbërësit e veçantë ):

  • dhimbje koke, migrenë, dhimbje dhëmbësh;
  • dhimbje pastraumatike, pasoperatore dhe dhimbje pas djegies;
  • nevralgji dhe neurite, dhimbje akute të kyçeve dhe të muskujve.

2. PËRPARA SETË FILLONI MARRJEN E SEDALGIN-NEO
Mos përdorni Sedalgin-neo:

  • nëse keni alergji ( mbindjeshmëri ) ndaj ndonjë prej substancave aktive ose ndihmëse të produktit;
  • nëse keni ndonjë sëmundje të gjakut ( diatezë hemorragjike,anemi aplastike, leukopeni dhe agranulocitozë );
  • nëse keni astmë bronkiale ( “të aspirines” );
  • në rast të disa sëmundjeve të rralla, lidhur me metabolizmin ( insufiçiencë e lindur glukozë -6-fosfatdehidrogjenazës, porfiri hepatike );
  • në insuficiencë të rëndë të veshkave dhe të mëlçisë;
  • në rast të abuzimit me analgjezikë narkotikë, mjete gjumësjellëse dhe sedative;
  • në kohën e shtatzënisë dhe ushqyerjes së fëmijës më gji.
  • në fëmijë.

Përkujdesjet gjatë përdorimit të Sedalgin-neo:
Gjatë mjekimit me produktin përfitimi nga përdorimi i tij duhet të tejkalojë nivel in e rrezikut ose duhet të aplikohet një terapi tjetër.
Mjekimi me produktin duhet të ndërpritet menjëherë në rast të shfaqjes së simptomave të anafilaksisë ( reaksion i papritur i rëndë alergjik me ekzantema, frymëz, ankesa gastrointestinale dhe kardiovaskulare ) dhe agranulozitoze ( pakësim i ndjeshëm i granulociteve – lloj rruazash të bardha të gjakut; temperaturë e lartë, shfaqja e infeksioneve ).
Gjatë përdorimit për një kohë më të gjatë dhe më të shpeshtë të Sedalgin-neo është e nevojshme të bëhet kontroll i formulës se gjakut dhe i treguesve të funksionit të veshkave dhe të mëlçisë.
Pacientët të cilët dikur kanë pasur mbindjeshmëri ndaj metamizolit, nuk duhet ta përdorin përsëri.
Të evitohet aplikimi i tij në pacientë me sëmundje aktive ulçeroze dhe me insuficiencë veshkore dhe të mëlçisë.
Metamizoli, që përmbahet në Sedalgin-neo mund ta ngjyrosë urinën në të kuqe, që nuk ka rëndësi klinike.
Të aplikohet me kujdes në pacientë në moshë të avancuar, për shkak të shfaqjeve më të shpeshta të intoksikacionit.
Përdorimi më i gjatë i Sedalgin-neo mund të shkaktojë vartësi dhe tolerancë ndaj kodeinës që përmbahet në të.

Marrja e medikamenteve të tjera:
Ju lutemi, informoni mjekun tuaj ose farmacistin, nëse merrni ose keni marrë para pak kohe medikamente të tjera, përfshi edhe ato që jepen pa recetë.
Përbërësit e kombinimit ndërhyjnë në metabolizimin ( përvetësimin ) e shumë barnave dhe për këtë arsye duhet të parandalohet kombinimi me produkte të tjera.
Metamizoli pakëson aktivitetin e antikoaguluesve kumarinikë, pakëson nivelin plazmatik të ciklosporinës.
Efektet e tij potencohen nga antidepresivët triciklikë, mjetet orale kontraceptive, alopurinoli.
Aplikimi i njëkohshëm i metamizolit me kloramfenikol dhe produkte të tjera që dëmtojnë palcën e kockave çon në veprim të forcuar mielotoksik ( që pengon funksionin e palcës së kockave ).
Paracetamoli – aplikimi i njëkohshëm me aminofenazon mund të çojë në rritjen e efekteve të të dy produkteve, si edhe në rritjen e toksicitetit të tyre.
Paracetamoli forcon efektet e antikoaguluesve kumarinikë.
Produktet kontraceptive orale pakësojnë efektet e tij.
Rifampicina pakëson efektin e tij analgjezik.
Cimetidina pakëson toksicitetin e tij dhe rrit efektin analgjezik.
Paracetamoli zgjat dekompozimin e kloramfenikolit dhe çon në rrezik të rritur të dëmtimit të palcës së kockave.
Përdorimi i njëkohshëm me alkool dhe medikamente që dëmtojnë mëlçinë çon në rrezik të rritur të dëmtimit të funksionit të mëlçisë.
Kodeina – forcon veprimin e alkoolit, barbiturateve, benzodiazepinave, produkteve për nxitjen e gjumit dhe sedative, që pengojnë sistemin nervor qendror.
Përdorimi i inhibitorëve-MAO ose antidepresivëve triciklikë bashkë me kodeinën mund të forcojë reciprokisht efektet e tyre.
Aplikimi i njëkohshëm me mjete antikolinergjike me kodeinë mund të shkaktojë paralizë të zorrëve.
Kafeina – ul forcën e produkteve gjumësjellëse.
Forcon efektin e mjeteve antiinflamatore josteroidike.
Fenobarbitali – pakëson nivelet plazmatike të dikumarolit dhe aktivitetin e tij antikoagulues; shpejton dekompozimin e grizeofulvinës, hinidinës, doksiciklinës, estrogjeneve, nga herë edhe të fenitoinës, karbamazepinës.
Efekti i tij frenues forcohet kur merret njëkohësisht me alkool, antidepresivë triciklikë, fenotiazinë, analgjezikë narkotikë.
Valproati natriumi dhe acidi valproik frenojnë metabolizimin e fenobarbitalit.

Marrja e Sedalgin-neo me ushqime dhe pije
Duke pasur parasysh tolerancën e pakësuar ndaj alkoolit duhet të evitohet konsumimi i tij gjatë kohës së mjekimit me këtë produkt.

Shtatzënia dhe ushqyerja e fëmijës me gji
Përpara marrjes së çfarëdo medikamenti konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Substancat aktive mund të shkaktojnë dëmtim të fetusit, në rast se aplikohet gjatë shtatzënisë.
Ato kalojnë në qumështin e nënës.
Për këtë arsye Sedalgin-neo nuk aplikohet në kohën e shtatzënisë dhe në periudhën e ushqyerjes së fëmijës me gji.

Drejtimi i automjeteve dhe puna me makina
Shumica prej substancave të Sedalgin-neo ndikojnë mbi sistemin nervor qendror, ndryshojnë reaksionet sensuale-motorike dhe prandaj gjatë mjekimit me këtë medikament rekomandohet të mos drejtohet automjet dhe të mos punohet me makina ose kjo të bëhet me kujdes të rritur.

lnformacioni i rëndësishëm për disa prej substancave të Sedalgin-neo
Për shkak të pranisë së niseshtesë gruri në përbërjen e tij të mas aplikohet në njerëz që kanë enteropati glutenike ( sëmundje e lindur e zorrëve të holla, që shfaqet me diarre gjatë përdorimit të produkteve prej gruri ).
Metabisulfiti natirumi që bën pjesë në substancat ndihmëse mund të shkaktojë reaksione të tipit alergjik, përfshi simptoma anafilaktikë në pacientë të ndjeshëm.

3. SI TA MERRNI SEDALGIN-NEO
Aplikoni gjithmonë Sedalgin-neo saktë sipas instruksioneve në këtë fletë me informacion për pacientin.
Nëse nuk jeni të sigurt për diçka e pyesni mjekun tuaj ose farmacistin!
Merret nga goja, doza caktohet nga mjeku.
Zakonisht merret nga 1 tabletë 3-4 herë në ditë.
Doza maksimale e njëhershme është 2 tableta, ndërsa doza maksimale ditore -6 tableta.
Kursi i mjekimit është maksimalisht 3 ditë.
Tabletat merren gjatë ngrënies, me lëngje.
Produkti nuk është i përshtatshëm për fëmijë!

Nëse keni marrë më shumë se doza e nevojshme e Sedalgin-neo.
Nëse keni marrë një dozë më të lartë nga ajo e rekomanduar, menjëherë drejtohuni për ndihmë mjekut!
Në rast mbidozimi mund të shfaqen disa prej këtyre simptomave:
Deprimim i sistemit nervor qëndror që shprehet në marrje mendsh, përgjumje, ngadalësim të reflekseve, deprimim të frymëmarrjes,lodhje të forte deri në humbje të ndërgjegjes, ngadalësim të pulsit, ulje të presionit arteror.
Në rast se vihen re disa prej simptomave të mbidozimit është e nevojshme të ndërpritet përdorimi i produktit, të bëhet lavazh i stomakut, të rekomandohen karbon aktiv dhe mjete simptomatike.
Deri në jashtëqitjen e tij nga organizmi duhet të mbahet një frymëmarrje adekuate dhe presion stabil arteror.

Nëse keni harruar ta merrni Sedalgin-neo.
Mos merrni dozë të dyfishuar për të kompensuar dozën që keni harruar ta merrni.
E bëni këtë në kohën tjetër të rregullt të marrjes.
Nëse keni pyetje suplementare lidhur me përdorimin e këtij medikamenti, ju lutemi drejtohuni mjekut tuaj ose farmacistit.

4. REAKSIONET E MUNDSHME TË PADËSHIRUESHME
Si çdo medikament tjetër Sedalgin-neo mund të shkaktojë reaksione të padëshirueshme, me gjithë se ata nuk shfaqen tek secili.
Në shumicën e rasteve ato janë të përkohshme dhe zhduken pas ndërprerjes së mjekimit.
Në disa pacientë mund të vihen re:

  • rrezik në rritje i anafilaksisë ( reaksion i rëndë alergjik që kërcënon jetën ) dhe agranulocitozë ( ulje e numrit të leukociteve me tendencë për infeksione ), që mund të shfaqen në çdo një etapë të mjekimit dhe nuk janë në vartësi të dozës;
  • reaksione alergjike: të kruajtura, ekzantema, provokim i krizës astmatike, dispne ( frymëz ),
  • trakti gastrointestinal – tharje në gojë, dhimbje barkore, të përziera, të vjella, kapsllëk ose diarre, rritje e transaminazave të mëlçisë;
  • sistemi nervor – përgjumje, lodhje, humbje ekuilibri, tremor, konfuzione, shqetësim, shfaqje e vartësisë në rast të përdorimit më të gjatë;
  • sistemi kardiovaskular -ulje e presionit arteror, takikardi, ekstrasistoli ( puls jo ritmik );
  • sistemi urinar – në rast të përdorimit për një kohë të gjatë të dozave të larta është e mundshme të dëmtohen veshkat ( nefrit intersticial, shfaqje e insufiçiencës veshkore );
  • sistemi i formimit të gjakut – në raste shumë të rralla anemi hemolitike, trombocitopeni ( pakësim i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve ).

Nëse ndonjë prej reaksioneve të padëshirueshme bëhet serioze ose vini re të tjera që nuk janë përshkruar në këtë fletë me informacion për pacientin, ju luterni informoni mjekun tuaj ose farmacistin.

 5. RUAJTJA 
Ruhet në vend të sigurt, larg fëmijëve !
Në temperaturë nën 25 °C.
Mos përdorni Sedalgin-neo pas skadimit të afatit të shënuar mbi paketimin prej kartoni.
Afati i skadimit: 3 ( tre ) vjet nga data e prodhimit.

6. INFORMACIONI SUPLEMENTAR
Çfarë përmban Sedalgin-neo:
Substancat aktive në një tabletë janë: Paracetamol 300 mg, Metamizole sodium 150 mg, Caffeine 50 mg, Phenobarbital 15 mg, Codeine phosphate hemihydrate 10 mg.
Substancat e tjera: celulosë mikrokristaline, niseshte gruri, povidon, krospovidon, metabisulfit natriumi, talk dhe stearat magnezi.

Si duket Sedalgin-neo dhe çfarë përfshin paketimi
Nga 10 tableta të paketuara në blister prej fletës PVC/AL.
Nga 2 blistera në kuti kartoni.                                                                   Actavis

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top