Slim & Active Kafe për Humbjen e Peshës Reviewed by Momizat on . Slim & Active Kafe për Humbjen e Peshës Slim & Active Kafeja për humbjen e peshës është prodhuar nga kafeja tradicionale e përzier me bimë të cilat kanë Slim & Active Kafe për Humbjen e Peshës Slim & Active Kafeja për humbjen e peshës është prodhuar nga kafeja tradicionale e përzier me bimë të cilat kanë Rating: 0
You Are Here: Home » S » Slim & Active Kafe për Humbjen e Peshës

Slim & Active Kafe për Humbjen e Peshës

Slim & Active Kafe për Humbjen e Peshës

Slim & Active Kafeja për humbjen e peshës është prodhuar nga kafeja tradicionale e përzier me bimë të cilat kanë efekt të heqes së urisë dhe ekstrakte të bimëve natyrore Griffonia Simplicifolia. Ka aromë të fortë të kafesë, shije të këndshme dhe efekt mahnitës në humbjen e peshës. Efekti i saj fillon që nga dita e parë e përdorimit duke ulur oreksin e tepruar dhe shtuar energjinë. Gjatë përdorimit të kafesë për humbjen e peshës do të ndiheni të ngopur, atraktiv dhe plot energji.

Si vepron
Slim & Active Kafeja për humbjen e peshës rrit ndjenjën e të qenit i ngopur dhe dukshëm ul oreksin e tepruar. Ndihmon organizmin në tretjen efektive dhe pastrimin e tij nga toksina. Pasi që ul oreksin dhe ne nuk hamë sasi të tepërta ushqimi, kafeja për humbjen e peshës stimulon organizmin për t’i shfrytëzuar si burim energjie shtresat dhjamore të depozituara në trupin tonë.

Si përgatitet dhe përdoret
Përgatitet si instant kafe e zakonshme duke i shtuar 200 ml ujë të vluar një qeseje të kafesë për humbjen e peshës. Nuk ka nevojë ti shtoni sheqer por mund t’i shtoni pak qumësht pa yndyrë varësisht nga shija e preferuar.E përshtatshme për personat me peshë të tejkaluar trupore, për eliminimin e yndyrës pas lindjes dhe për personat që dëshirojnë të mirëmbajnë peshën trupore, e sidomos për personat që kanë oreks të tepruar. Gjithashtu mund të përdoret për ngritjen e nivelit të energjisë në trupin tonë. Mund të përdoret vetëm ose në kombinim me Slim & Active Soft Gel kapsullat për personat që dëshirojnë efekte më të shpejta, apo për ata që kanë nevojë të dobësohen më shumë se 5 kg, si dhe nga personat që kanë shtresa dhjamore të ngjeshura.

Përdorimi: Nga një qese në ditë (gjatë paradites para ose pas mëngjesit).
Kushtet e ruajtjes: Të ruhet në vend të thatë dhe të errët, në vende nuk mund të arrihet nga fëmijët.
Afati i përdorimit: 24 muaj Standardi: Q/YB001-07.
Slim & Active Kafeja për humbjen e peshës nuk zëvendëson ushqimin dhe nuk është preparat mjekues.
Slim & Active Kafeja për humbjen e peshës është 100% me përmbajtje bimore, pa asnjë efekt anësor.

Vërejtje:
Kategorive të mëposhtme u ndalohet përdorimi i Slim & Active Kafesë për humbjen e peshës para konsultimit paraprak me mjekun e tyre personal:
Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, që kanë pësuar sulm në zemër apo në tru;
Personat që vuajnë nga psikoza apo janë të varur nga droga, ilaçet apo alkooli;
Personat që vuajnë nga hipertiroidizmi (hyperthyroidism), pamjaftueshmëria e mëlçisë dhe veshkave;
Personat që vuajnë nga hiperplazia e prostatës ose glaukoma;. Gratë shtatzëna apo gjatë fazës së të ushqyerit në gji;
Nuk rekomandohet të merret së bashku me ilaçe tjera.

Tags:

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top