Ulcezol (kapsula) Reviewed by Momizat on . Ulcezol (kapsula) Omeprazol 20 mg Kapsula rigide gastrorezistente Principi aktiv Çdo kapsulë Ulcezol përmban 20 mg omeprazol. Indikacionet terapeutike Të rritur Ulcezol (kapsula) Omeprazol 20 mg Kapsula rigide gastrorezistente Principi aktiv Çdo kapsulë Ulcezol përmban 20 mg omeprazol. Indikacionet terapeutike Të rritur Rating: 0
You Are Here: Home » U » Ulcezol (kapsula)

Ulcezol (kapsula)

Ulcezol (kapsula)

ulcezol 20mg

Omeprazol 20 mg
Kapsula rigide gastrorezistente

Principi aktiv
Çdo kapsulë Ulcezol përmban 20 mg omeprazol.

Indikacionet terapeutike

Të rriturit:

  • Trajtimi i ulçerës duodenale.
  • Ulçera gastrike.
  • Ezofagiti i shkaktuar nga refluksi.
  • Trajtimi i ulçerës peptike të shoqëruar nga infeksioni me Helicobacter pylori.
  • Trajtim dhe profilaksi i ulçerave gastrike e duodenale.
  • Gastropati erosive e shkaktuar nga përdorimi për kohë të gjatë i antiinflamatoreve josteroide.
  • Trajtimi dhe parandalimi i recidivave të ezofagiteve të shkaktuar nga refluksi gastroezofageale.
  • Trajtimi i dispepsise funksionale jo ulçeroze.
  • Sindromi Zollinger-Ellison.

Te fëmijët:

  • Trajtimin e ezofagiteve të rënda të shkaktuara nga refluksi gastroezofageal, në fëmijë mbi dy vjeç, për një periudhë jo më të gjatë se dy muaj.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet nga produkti dhe përbërësit e tij.
shtatzënia dhe gjidhënia.

Ndërveprimet
Përthithja e disa preparateve mund të modifikohet nga gjëndja acide e ambjentit intragastrik. Përthithja e ketokonazolit mund të zvogëlohet gjatë trajtimit me omeprazol, ashtu sikurse edhe gjatë trajtimit me frenues të tjerë të sekrecionit acid. Nuk është evidentuar ndërveprim midis omeprazolit dhe përdorimit të përkohshëm të antiacideve.
Duke ditur se omeprazoli metabolizohet në hepar nga citokromi P450, duhet njohur mundësia e zgjatjes së kohës së eleminimit të diazepamit, fenitoinës, varfarinës dhe antagonistë të tjerë të vitaminës K, të cilët janë të gjithë substrat të pjesshëm për këte enzimë.

Efektet e padëshiruara
Disa nga më të shpeshtat janë; dhimbje koke, diarre, dhimbje barku, nauzea, marrje mendsh, çrregullime të gjumit.
Frenuesit e pompës mund të jenë të lidhur edhe me inçidencën e lartë për fraktura të artikulacionit kokso-femoral si dhe të diarresë nga clostridium difficile.

Kujdes!
Rekomadohet monitorimi i pacientëve në tajtim me fenitoinë, pasi mund të nevojitet edhe reduktimi i dozës së këtij preparati.
Në pacientë të cilët trajtohen me varfarinë ose antagonistë të tjerë të vitaminës K, rekomandohet monitorimi i INR-se.
Nuk është vënë re ndërveprim i omeprazolit me ushqimin.

Doza dhe administrimi
Këshillohet që tableta Ulcezol, të merret në mëngjes duke e shoqëruar me një gotë ujë. Kapsula nuk duhet të përtypet ose përbërja e saj të tretet.
Për të rriturit doza e rekomanduar është nje kapsulë Ulcezol në ditë.
Në pacientë të cilët vuajnë nga ulçera duodenale e rëndë, këshillohet të merret 40 mg omeprazol në ditë (dy kapsula në një administrim).
Doza e rekomanduar për ulçerën gastrike është 20 mg në ditë.
Kohëzgjatja e mjekimit për pjesën më të madhe të pacientëve është katër javë.
Vetëm në ato raste kur ulçera nuk është cikatrizuar plotësisht atëhere është e nevojshme, zgjatja e mjekimit 6-8 javë. Në ulçerat peptike të shoqëruara nga infeksioni me Helicobakter pylori atëhere sugjerohet terapia tripel: Ulcezol 20 mg dy herë në ditë me dy antibiotikë për një javë terapi.
Në rast profilaksie, këshillohet një tabletë Ulcezol ne dite.
Në sindromen Zllinger-Ellison, doza e keshilluar është 60 mg omeprazol ne dite (tre tableta Ulcezol në një marrje të vetme).

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top