Ulcosan (kapsula) Reviewed by Momizat on . Ulcosan (kapsula) Informacion për pacientët: Përmbajtja e substancave aktive : 20,0 mg omeprazol. Përmbajtja e substancave ndihmese : karbonat magnezi-i butë, h Ulcosan (kapsula) Informacion për pacientët: Përmbajtja e substancave aktive : 20,0 mg omeprazol. Përmbajtja e substancave ndihmese : karbonat magnezi-i butë, h Rating: 0
You Are Here: Home » U » Ulcosan (kapsula)

Ulcosan (kapsula)

Ulcosan (kapsula)

Ulcosan

Informacion për pacientët:

Përmbajtja e substancave aktive : 20,0 mg omeprazol.

Përmbajtja e substancave ndihmese : karbonat magnezi-i butë, hidroksipropilcelulozë, dinatrium hidrogjenfosfat dihidrati, amidon misri, talk, saharoza, peletë sheqeri, hidroksipropilmetil celuloza, Eudragit L 100 55, dioksid titani, polisorbat 80, makrogol 6000, dioksid silici koloidal, kapsula xhelatinoze e fortë.

1.Çfarë është ULCOSAN® kapsula dhe për çfarë përdoret
ULCOSAN® kapsulat përmbajnë omeprazol, barin nga grupi, inhibitorët e pompës protonike“, i cili e zvogëlon prodhimin e acidit të stomakut nga qelizat e stomakut.
Është i caktuar për shërimin e sëmundjeve, të cilat shkaktohen si pasojë e tajimit të tepruar të acidit të stomakut.

Përbërja:

1 kapsulë përmban: 20,0 mg omeprazol.

Paketimi: Kuti me 14 kapsula.

Si vepron ULCOSAN® kapsula
Omeprazol është benzimidazol supstitues. I takon grupit të ri të barnave për regullimin e sekretimit të acidit të stomakut. Inhibitori i pompës protonike inhibon enzimin H+K+-ATP-azës, përgjithësisht pompën protonike në qelizat parietale të mukozës së stomakut, nëpërmes së cilave sekretohet acidi. Si pasojë e kësaj është zvoglimi i sekretimit të aciditetit bazal dhe stimulues, pa mare parasysh llojin e iritimit. Në dozat e rëndomta të terapisë omeprazoli mban PH rreth 3 përgjatë 16 deri 18 orë. Në kombinim me amoksicilinën dhe metronidazolin, është i pazëvendësueshëm në terapinë e ulçerës dhe dhembjeve të shkaktuara nga Helicobacter pylori.

Kur përdoret ULCOSAN® kapsula
- ulçera duodenale dhe e stomakut;
- ulçera rezistente;
- refluks ezofagiti;
- sindromi Zollinger-Ellison;
- eradikimi i Helicobacter pylori në kombinim me antimikrobikët.

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni ULCOSAN® kapsula
- alergjia në komponentet ndihmëse dhe aktive të barit.

Përkujdesjet
Në rast të ulçerës së stomakut duhet mënjanuar procesin malinj. Te personat më të moshuar si dhe te të sëmurët me dëmtim të veshkes dhe mëlçisë nuk duhet të jepet dozë më e madhe se 20 mg omeprazol në ditë. Fëmijëve nuk u rekomandohet omeprazoli.

Marrja e ULCOSAN® kapsula me ushqim dhe pije
Marrja e përnjëhershme e ULCOSAN® kapsula me pije alkoolike do të rezultojë me sedacion të rritur.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Barit nuk duhet të jepet gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies. Bari gjatë shtatzënisë duhet dhënë vetëm atëherë kur përfitimi e tejkalon rrezikun për fetusin. Gratë duhet ta ndërprejnë gjidhënien dhe duhet të kalojnë në mënyrë alternative të të ushqyerit.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Omeprazoli zvogëlon absorbimin e ketokonazolit, ampicilinës, ciankobalaminës dhe të kripërave të hekurit. Për shkak të inhibimit të enzimeve mikrozomale të mëlçisë nën ndikimin e omeprazolit prolongohet eliminimi i këtyre barnave: diazepamit, fenitoinës, aminopirinës dhe varfarinës.
Biodisponimi i digoksinës gjatë marrjes së njëkohshme me omeprazol, rritet për 10 %. Marrje e njëkohshme e depresorëve të palcës kurrizore dhe omeprazoli mund të potencohet efekti leukopenik dhe trombocitopenik.

3. Si përdoret ULCOSAN® kapsula
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Ulçera duodenale:
Rekomandohet 1 kapsulë Ulcosan (20 mg) një herë në ditë para mëngjesit. Shumica e pacientëve janë shëruar pas terapisë dy javore. Në rast se nuk vjen deri te përmirësimi, terapia vazhdohet edhe dy javë. Në rast të ulcerës rezistente në terapi të tjera, doza mund të rritet në 40 mg/ditë.
Ulçera ventrikulare dhe refluks ezofagiti:
Rekomandohet 1 kapsulë Ulcosan (20 mg) një herë në ditë para mëngjesit. Shumica e pacientëve janë shëruar pas terapisë katër javore. Në rast se nuk vjen deri te përmirësimi, terapia zgjatet edhe katër javë. Në rast të ulcerës rezistente në trajtime të tjera, doza mund të rritet në 40 mg/ditë.
Ucera rezistente:
Rekomandohen 2 kapsula Ulcosan (40 mg) një herë në ditë para mëngjesit. Shumica e pacientëve janë shëruar pas terapisë katërjavore. Në rast se vërehet përmirësimi, terapia zgjatet edhe katër javë.
Sindromi Zollinger-Ellison:
Rekomandohet doza fillestare prej 3 kapsulave Ulcosan (60mg) një herë në ditë. Dozimi tjetër është individual, kurse terapia me omeprazol mund të shkojë në kontinuitet më tepër se 5 vjet. Nëse doza ditore me omeprazol është më e madhe se 80 mg, jepet e ndarë në dy doza të ndara. Doza më e madhe ditore nuk guxon të jetë më e madhe se 120 mg/në ditë.
Eradikimi i Helicobacter pylori:
Bakteria Helicobacter pylori është faktori më i rëndësihsëm i rrezikut për formimin e gastritit dhe sëmundjeve ulçeroze. 7-14 ditët e para rekomandohet 1 kapsulë Ulcosan (20 mg) 2 herë në ditë në kombinim me amoksiclinën (Amoxibos), nga 2 kapsula të 500 mg Amoxibos (1000 mg) dy herë në ditë. Me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira terapeutike ekzistojnë skema me kombinime të shumta të dozimit, p.sh.:
Terapia e trefisht në eradikimin e Helicobacter pylori
2 herë në ditë nga 20 mg omeprazol (Ulcosan)
2 herë në ditë nga 1000 mg amoksicilin (Amoxibos)
2 herë në ditë nga 500 mg metronidazol (Metrozol)
Ky kombinim merret 7 ditë, por vetëm Ulcosani edhe 14 ditë.

Nëse përdorni më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!

Nëse harroni të merrni ULCOSAN® kapsula
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar. Vazhdoni përdorimin e barit në intervale të zakonshme.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe ULCOSAN® kapsula mund të shkaktojë efekte anësore
Shumica e pacientëve e përballojnë mirë omeprazolin. Rrallë paraqiten kokëdhembje, diarre, dhembje në stomak, mundim, vjellje, opstipacion, ënjtje dhe alergji.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top