ARFEN Reviewed by Momizat on . ARFEN Ju lutemi lexojeni me kujdes këtë udhëzues. Ai përmban informacion te rëndësishëm rreth barit tuaj. 1. PËRSHKRIMI Emri i këtyre tabletave është ARFEN. Ato ARFEN Ju lutemi lexojeni me kujdes këtë udhëzues. Ai përmban informacion te rëndësishëm rreth barit tuaj. 1. PËRSHKRIMI Emri i këtyre tabletave është ARFEN. Ato Rating: 0
You Are Here: Home » A » ARFEN

ARFEN

ARFEN

arfen

Ju lutemi lexojeni me kujdes këtë udhëzues. Ai përmban informacion te rëndësishëm rreth barit tuaj.

1. PËRSHKRIMI

Emri i këtyre tabletave është ARFEN. Ato përmbajnë, si lëndë vepruese, paracetamol.
Përbërës të tjerë joveprues të tabletës janë celuloza mikrokristaline dhe stearati i magneziumit.
Tabletat e ARFEN janë të rrumbullakta, me shënim në njërën faqe, dhe kanë ngjyrë të bardhë.
Çdo tabletë përmban 500mg paracetamol.
ARFEN mund ta gjeni në paketa që kanë 20 ose 100 tableta.

2. ÇFARË DUHET TË DINI RRETH KËTIJ BARI

Të dhëna të përgjithshme

Paracetamoli përdoret për trajtimin e dhimbjes (analgjezik) dhe uljen e temperaturës së rritur të trupit (antipiretik).

Përdorimet terapeutike

Ju mund të përdorni ARFEN kur keni dhimbje koke, kriza të migrenës, dhimbje muskulare ose reumatizmale, dhimbje dhëmbësh, dhimbje gjatë menstruacioneve.
Gjithashtu, në rastet kur ftoheni ose ju ka zënë gripi, mund të përdorni paracetamol, pasi ai lehtëson shqetësimet trupore dhe ul temperaturën e rritur.

Kundërindikimet

Ju nuk duhet të përdorni ARFEN njëkohësisht me barna të tjerë që gjithashtu përmbajnë paracetamol.
ARFEN nuk duhet të përdoret edhe në rastet kur ju jeni të mbindjeshëm ndaj paracetamolit apo përbërësve të tjerë të formulimit (janë shënuar më lart).

Përkujdesjet gjatë përdorimit

  • Ndonëse mund ta merrni ARFEN pa recetë mjekësore, ju duhet pa tjetër të këshilloheni paraprakisht me mjekun nëse vuani ose keni vuajtur më parë nga sëmundje të mëlçisë ose të veshkave.
  • Edhe në qoftë se jeni mbi 65 vjeç, përsëri nuk ka nevojë të ndryshoni dozën e këshilluar.
  • Në qoftë se jeni shtatzënë këshillohuni me mjekun përpara se të përdorni ARFEN.
  • Ju mund ta përdorni ARFEN edhe në qoftëse usheni fëmijën me gji.
  • Për fëmijët nga 6 deri 12 vjeç ka një skemë të veçantë dozimi.
  • Fëmijët nën 6 vjeç mund ta përdorin ARFEN vetëm me këshillën e mjekut.

Ndërveprimet me barnat e tjerë

Tregojini mjekut për barnat që përdorni edhe kur ato mund të merren pa recetë.

  • Këshillohuni me mjekun tuaj në rastet kur përdorni ndonjërin nga barnat e mëposhtëm:
  • Metoklopramid ose Domperidone (për trajtimin e të përzierave dhe të vjellave).
  • Kolestiraminë (për trajtitnin e nivelit të rritur të kolesterolit në gjak).
  • Antikoagulantë (hollues të gjakut).

Në këtë rast është e mira që të mos përdorni për një kohë të gjatë, për ditë, barna kundër dhimbjes. Megjithatë, herë pas here, ju mund të përdorni ARFEN.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Të rriturit, përfshi edhe të moshuarit, dhe fëmijët mbi 12 vjeç mund të përdorin 1-2 tableta ARFEN, çdo 4 orë.

Tabletat nuk duhen marrë më shpesh se çdo 4 orë. Nuk duhet të përdoren më tepër se 8 tableta në ditë. Në qoftë se ankesat dhe shenjat e sëmundjes nuk ndryshojnë këshillohuni me mjekun.

Fëmijët 6-12 vjeç mund të përdorin 1/2 tablete ARFEN, çdo 4 orë sipas nevojës.

Nuk duhet të përdoren më tepër se 4 tableta në ditë.
Në rast se ankesat dhe shenjat e sëmundjes vazhdojnë më teper se 3 ditë këshillohuni me mjekun.

Për fëmijët nën 6 vjeç mund të përdomi ARFEN shurup, por më parë duhet të këshilloheni me mjekun.

Mbidozimi

Në rast se përdorni shumë më tepër tableta nga çfarë këshillohet më lart, duhet të shkoni patjetër në spital, edhe sikur per çastin te mos ndjeni asnjë lloj shqetësimi.
Paracetamoli mund te shkaktojë, ndonjëherë me vonesë, dëmtime serioze të mëlçisë.
Në këto raste nuk duhet të harroni të merrni me vete paketën e barit, me qëllim që tua tregoni atë mjekëve.

Efektet e padëshiruara

ARFEN zakonisht tolerohet mirë dhe shumica e pacientëve nuk kanë efekte të padëshiruara prej tij.
Në raste të rralla, disa njerëz, mund të kenë reaksione alergjike, p.sh rash kutan (skuqje, në trajtën e puçrave te vogla, të lëkurës).
Ka të dhëna që në raste shumë të rralla paracetamoli mund të shkaktojë çrregullime të gjakut.
Efektet e padëshiruara zakonisht zhduken pas ndërprerjes së mjekimit.

Në rast se ndjeni efekte të padëshiruara, që ju mendoni se kanë lidhje me përdorimin e paracetamolit, njoftoni mjekun ose farmacistin menjëherë.

Data e skadencës së këtij preparati

Data e skadencës së këtij preparati është e shtypur si në jashtë ashtu edhe brenda paketimit të produktit.ARFEN nuk duhet të përdoret mbas kësaj date.
Ruajtja ARFEN duhet të ruhet në temperaturë dhome (15 deri 25 Gradë Celcius) dhe në vend të thatë.

3. INFORMACIONE LIDHUR ME PËRDORIMIT E SAKTË TË BARNAVE

  • Ju duhet ta merrni këtë bar vetëm për sëmundjet ku ai gjen përdorim.
  • Në rast se keni ndonjë pyetje lidhur me mënyrën se si duhet përdorur ky bar, apo në qoftë se keni probleme, që mendoni se lidhen me përdorimin e këtij bari, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Lexoni me kujdes këtë udhëzues.
  • Mos i ruani barnat ne vende ku temperatura është e lartë ose lagështia është e madhe (p.sh në banjo). Mos i ruani barnat në vende që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me dritën e diellit.
  • Në qoftë se paraqitja e barit ka ndryshuar ose në qoftë se data e përdorimit të tij ka kaluar mos e përdoni barin.
  • Të gjithë barnat duhen mbajtur në vende të paarritshme nga fëmijët.

4. Tabletat ARFEN mund të blihen edhe pa recetë mjekësore.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top