ALFABLLOKUES Medikamentet Grup i medikamenteve, të cilat ndalojnë stimulimin mbi receptorët alfa adrenergjikë të sistemit nervor simpatik. Përdoren për mjekimin e hipertensionit arterial, si dhe tek trakti urinar për mjekimin e zmadhimit të prostatës.
Category: Format Farmaceutike
ALENDRONIC Acidi
ALENDRONIC Acidi Medikament për mineralizimin e strukturës së eshtrave. Përdoret për mjekimin e osteoporozës tek gratë pas menopauzës, osteoporozës tek meshkujt, osteoporozës së shkaktuar nga mjekimi afatgjatë me kortikosteroide, si dhe për mjekimin e sëmundjës Paget.
AEROSOLË Medikamentet
AEROSOLË Medikamentet Suspension i lëngjeve në përmasa shumë të vogla ose pikave solide në ajër. Mund të përdoren vetëm për inhalim.
ACETILCISTEIN
ACETILCISTEIN Medikament mukolitik. Përdoret si terapi ndihmëse për eliminimin e mukusit viskoz në sëmundjet akute dhe kronike bronkopulmonare. Gjithashtu përdoret edhe si antidot kundër paracetamolit në rastet e marrjes së sasive të mëdha, që, zakonisht, janë toksike për mëlçinë.
ACETAZOLAMID
ACETAZOLAMID Medikament, i cili përdoret për mjekimin e glaukomës, acidozës respiratore, diurezës dhe kontrollin dhe ruajtjen e lëngjeve.
ACETAMINOFEN (paracetamol)
ACETAMINOFEN (paracetamol) Medikament analgjezik dhe antipiretik. Përdoret për mjekimin e dhimbjeve të kokës, të dhëmbëve, dhimbjeve artikulare, dismenorre, mialgji, neuralgji. Është i përshtatshëm sidomos për pacientët që kanë ndjeshmëri ndaj aspirinës dhe për të sëmurët me ulcerë gastroduodenale.
ACENOCOUMAROL
ACENOCOUMAROL Medikament antitrombotik. Përdoret për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve tromboembolike.
ACEBUTOLOL
ACEBUTOLOL Medikament i grupit të betabllokuesve. Përdoret për mjekimin e hipertensionit arterial, anginës pektorale dhe aritmive.