AMIKACIN Antibiotik i grupit të aminoglukozidëve. Përdoret për mjekimin e infeksioneve të rënda rezistente ndaj gentamicinës dhe tobramicinës, infeksioneve të sistemit respirator, infeksioneve të abdomenit, lëkurës, indit nënlëkuror, mjekimin e sepsës, endokarditit, si dhe infeksioneve të sistemit nervor qendror.
Category: Format Farmaceutike
AMFOTERICIN
AMFOTERICIN Medikament antifungal, përdoret për mjekimin e infeksioneve të thella fungal.
AMFETAMINA
AMFETAMINA Grup i barnave simpatomimetikë, që kanë për qëllim stimulimin e punës së sistemit nervor qendror, lehtësimin e lodhjes dhe mirëqenien neuropsikike.
ALLOPURINOL
ALLOPURINOL Medikament inhibitor i prodhimit të acidit urik. Përdoret për mjekimin e gihtit, hiperurikemisë, parandalimin e hiperurikemisë gjatë mjekimit me kimioterapi.
ALPROTADIL
ALPROTADIL Medikament prostaglandin, që jepet me infuzion dhe përmirëson perfuzionimin e gjakut në mushkëri tek foshnjat e porsalindura me defekte kongjenitale të zemrës dhe që janë në pritje për t’u operuar.
ALPRAZOLAM
ALPRAZOLAM Medikament i grupit të anksiolitikëve. Përdoret si mjekim në gjendje paniku, gjendje anksioze, në stres dhe në gjendje eksitimi.