Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Category: Format Farmaceutike

ANALGJETIKË

ANALGJETIKË Grup medikamentesh, të cilat përdoren për qetësimin e dhimbjeve. Ndahen në opioidë dhe joopioidë.

+

AMPICILLIN

AMPICILLIN Antibiotik beta laktamik i grupit të penicilinave. Përdoret për mjekimin e infeksioneve respiratore, urinare, biliare dhe të traktit tretës.

+

AMOXICLAV

AMOXICLAV Antibiotik, kombinim i amoksicilinës dhe acidit klavulanik. Përdoret për mjekimin e infeksioneve, në të cilat shtamet e baktereve prodhojnë betalaktamazë, duke përfshirë infeksionet respiratore, urogjenitale, abdominale, celulit, infeksione të rënda stomatologjike.

+

AMOXICILLIN

AMOXICILLIN Antibiotik i grupit të penicilinave beta laktamik. Përdoret për mjekimin e infeksioneve, si: infeksione të traktit të sipërm respirator, otit media, bronkit akut dhe kronik, sepsis bronkial kronik, bronkopneumoni, cistit, uretrit, pielonefrit, bakteriuri gjatë shtatzënisë, infeksione gjinekologjike, gonorre, peritonit, septicemi, sepsis intraabdominal, endokardit bakteror, infeksione të lëkurë, në indet e buta, abscese dentare etj.

+

AMNIOGLIKOZIDET

AMNIOGLIKOZIDET Grup i medikamentevë antibiotike baktericide. Në këtë grup bëjnë pjesë: gentamicina, neomicina, streptomicina, tobramicina.

+

AMILODIPINE

AMILODIPINE Medikament antihipertensiv i grupit të bllokuesve të kanaleve të kalciumit. Përdoret për mjekimin e hipertensioit arterial si dhe si profilaksi ndaj anginës pektorale stabile.

+

AMITRIPTILINE

AMITRIPTILINE Medikament antidepresiv. Përdoret për mjekimin e depresionit i shoqëruar me ankth ose insomni, si dhe për mjekimin e urinimit gjatë natës në shtrat.

+

AMIODARON

AMIODARON Medikament antiaritmik. Përdoret për mjekimin e takiaritmive të shoqëruara me sindromën Wolf Parkinson White, flaterit atrial, fibrilacionit atrial, si dhe në të gjitha aritmitë ku nuk mund të përdoren barnat e tjera.

+

AMINOFILINË

AMINOFILINË Medikament bronkodilatator. Përdoret tek obstruksioni i rrugëve të frymëmarrjes, në astmë bronkiale, në edemë kardiake.

+

AMILORID

AMILORID Medikament i grupit të diuretikëve. Përdoret në kombinim me diuretikët tiazidikë dhe diuretikët e ansës për ruajtjen e kaliumit.

+
  • Previous
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • Next

Website interesante

  • Informacione mjekesore

Categories

  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • Format Farmaceutike
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • Lajme
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes