Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Category: Format Farmaceutike

ANTIARITMIKË

ANTIARITMIKË Grup i medikamenteve, të cilat përdoren për parandalimin dhe mjekimin e aritmive (çrregullimin e rrahjeve ritmike të zemrës). Këtu bëjnë pjesë: amiodaroni, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, betabllokuesit, digitalikët, disopyramidi, lidokaina, mexiletini, procainamidi.

+

ANTIANKSIOLITIKË

ANTIANKSIOLITIKË Grup i medikamenteve, të cilat përdoren për mjekimin e gjendjeve anksioze.

+

ANTIALERGJIKË

ANTIALERGJIKË Grup i medikamenteve, të cilat përdoren për parandalimin dhe mjekimin e reaksioneve alergjike; këtu përfshihen kortikosteroidet, antihistaminikët, adrenalina.

+

ANTAGONISTËT E ANGIOTENZINËS II

ANTAGONISTËT E ANGIOTENZINËS II Grup i medikamenteve, të cilat përdoren për mjekimin e hipertensionit arterial duke bllokuar veprimin e angiotenzinës II, e cila vepron si vazokonstriktor. Në dallim nga ACE inhibitorët këta nuk shkaktojnë kollë. Grupit të këtyre i takojnë: losartan, valsartan, candeartan, irbesartan etj.

+

ANTACIDET

ANTACIDET Grup i medikamenteve, që përdoren për mjekimin e gjendjeve dispepsike, refluksin ezofageal, djegiet në stomak, ezofagitin dhe ulcerat peptide. Zakonisht janë të përbëra nga komponimet e magneziumit dhe aluminit duke neutralizuar acidin klorhidrik në stomak.

+

ANKSIOLITIKË

ANKSIOLITIKË Medikamente që përdoren për mjekimin e ankthit.

+

ANHIDROTIKË

ANHIDROTIKË Medikamente të cilat ndalojnë djersitjen, siç janë barnat antikolinergjikë.

+

ANGIOTONIKË

ANGIOTONIKË Medikamente që fuqizojnë tonusin e enëve.

+

ANESTETIKË

ANESTETIKË Grup medikamentesh, të cilat shkaktojnë anestezi lokale apo të përgjithshme.

+

ANASTROZOLE

ANASTROZOLE Medikament antineoplastik nga grupi i inhibitorëve të enzimave. Përdoret për mjekimin e kancerit të gjirit tek gratë pas menopauzës.

+
  • Previous
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • Next

Website interesante

  • Informacione mjekesore

Categories

  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • Format Farmaceutike
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • Lajme
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes