Cefalexin (kapsula, shurup cefalexin, antimikrobik) Reviewed by Momizat on . Cefalexin (kapsula, shurup cefalexin, antimikrobik) Veprimi Veprimi baktericid i cefalosporinave bazohet në frenimin e reaksioneve enzimatike të nevojshme për s Cefalexin (kapsula, shurup cefalexin, antimikrobik) Veprimi Veprimi baktericid i cefalosporinave bazohet në frenimin e reaksioneve enzimatike të nevojshme për s Rating: 0
You Are Here: Home » C » Cefalexin (kapsula, shurup cefalexin, antimikrobik)

Cefalexin (kapsula, shurup cefalexin, antimikrobik)

Cefalexin (kapsula, shurup cefalexin, antimikrobik)

cefalexin

Veprimi
Veprimi baktericid i cefalosporinave bazohet në frenimin e reaksioneve enzimatike të nevojshme për sintezën e murit stabil të qelizës bakterore.
Është vërtetuar se lidhet për një ose më shumë proteina lidhëse të penicilinës të cilat janë të lidhura me membranën qelizore të bakteries dhe shërbejnë si enzime që katalizojnë disa faza përfundimtare të sintezës së murit qelizor.
Rezultat i kësaj është krijimi i murit qelizor jo të plotë i cili është osmozë-jostabil.

Indikimet
Infeksionet e organeve të sipërme respiratore (tonziliti, faringjiti, sinuziti), otitis media, mastoiditi, infeksionet e organeve të poshtme respiratore (bronkiti akut dhe egzacerbimet akute dhe kronike të bronkitit kronik, pneumonia), infeksionet e traktit urinar (pielonefriti akut dhe kronik, cistiti, prostatiti), infeksionet në gjinekologji dhe opstetrikë, infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta, infeksionet e eshtrave dhe nyjave, gonorrea.

Kundërindikimet
Kundërindikimet absolute: ndjeshmëria në antimikrobikët e cefalosporinës.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Të rriturit dhe fëmijët me moshë mbi 12 vjeç: 250 mg Cefalexin çdo 6 orë ose 500 mg çdo 8-12 orë.
Doza mund të rritet te infeksionet serioze, maksimalisht deri 1-1,5 g çdo 6-8 orë.

Fëmijët: 25-50 mg/kg të masës trupore në ditë, të ndara në dy, tre ose 4 doza të barabarta.
Doza më e lartë ditore është 100 mg/kg të masës trupore.

Fëmijët tre muaj deri tre vjeç: 125-250 mg cefaleksinë (gjysmë deri një lugë suspension), dy herë në ditë.

Fëmijët tre deri shtatë vjeç: 250-500 mg (një deri dy lugë suspension), dy herë në ditë.

Fëmijët gjashtë deri dymbëdhjet vjeç: 500 mg cefaleksinë (dy lugë suspensioni ose dy kapsula nga 250 mg), dy herë në ditë ose 250-500 mg (një deri dy lugë suspension ose një deri dy kapsula nga 250 mg) katër herë në ditë.

Efektet anësore
Reaksionet gastrointestinale, siç janë mundimi, vjellja dhe diarrea, paraqiten rrallë.
Efektet e shpeshta anësore janë të njëjta sikurse te përdorimi oral i cefalosporinave tjera.

Ruajtja
Bari ruhet në temperaturë të dhomës 15ºC – 25ºC, në vend të thatë, të mbrojtura nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë 
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 16 kapsula nga 250 mg dhe 500 mg,
shishe me 100 ml shurup (250 mg / 5 ml).

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top