FLUDITEC Reviewed by Momizat on . FLUDITEC® karbocisteine Shurup për të rritur 5%. Shurup për fëmijë 2%. PËRBËRJA: Fluditec 5%. Karbocisteine 5g: Eksipientë: glycerol, metil parahidroksibenzat, FLUDITEC® karbocisteine Shurup për të rritur 5%. Shurup për fëmijë 2%. PËRBËRJA: Fluditec 5%. Karbocisteine 5g: Eksipientë: glycerol, metil parahidroksibenzat, Rating: 0
You Are Here: Home » F » FLUDITEC

FLUDITEC

FLUDITEC® karbocisteine

fluditec

Shurup për të rritur 5%.
Shurup për fëmijë 2%.

PËRBËRJA:
Fluditec 5%. Karbocisteine 5g:
Eksipientë: glycerol, metil parahidroksibenzat, saharozë, metil oranxh S, patent blu V, hidroksid natriumi, shije karameli, ujë i purifikuar q.s.f. 100 ml.

Fluditec 2%: karbocisteine 2g.
Eksipientë: glycerol, metil parahidroksibenzat, saharozë, metil oranxh 5, hidroksid natriumi, shije banane, ujë i purifikuar q.s.f. 100 ml.

FORMA FARMACEUTIKE
Fluditec 2%: shurup në shishe 125 ml
Fluditec 5%: shurup në shishe 125 dhe 300 ml.
RRUGA E ADMINISTRIMIT: nga goja.

KLASA FARMAKO-TERAPEUTIKE: MUKOLITIK (R: sistemi respirator) .

INDIKACIONET:
Fluditec 5%: Ky produkt mjekësor është i indikuar për të rriturit në rast të infektimeve respiratore të mëparshme me vështirësi të ekspektorimit (nxjerrjes së sekrecioneve bronkiale).
Fluditec 2%: Ky produkt është një agjent hollues i sekrecioneve bronkiale. Ai lehtëson nxjerrjen e sekrecioneve me anë të kollës.
Është i rekomanduar në kongjestionin e bronkeve, veçanërisht gjatë episodeve akute të bronkitit.

KUNDRA-INDIKACIONET: Të mos merret në rast të alergjisë ndaj njërit prej komponenteve (veçanërisht ndaj metil parahidroksibenzoatit dhe parabeneve te tjere).
Nuk duhet përdorur tek fëmijët e vegjël (poshtë 2 vjeç) sepse mund të agravojë kongjestionin bronkial.

NË RAST DYSHIMI MOS HEZITONI TË PYESNI MJEKUN OSE FARMACISTIN TUAJ
Kujdesi në marrje: Mos merrni barna të tjera kundra kollës apo barna që thajnë sekrecionet bronkiale, gjatë trajtimit me Fluditec.
Përdoreni me kujdes në rastet e ulçerave gastrike apo duodenale.
Mbani parasysh përmbajtjen e sheqerit prej 5,25g/15ml (Fluditec 5%) dhe 3,5g/5ml (Fluditec 2%) në rastet me diabet apo të atyre që ndjekin një regjim me përmbajtje të ulët sheqeri.
Ky medikament përmban natrium.Ky medikament përmban 150 mg natrium për çdo kup matëse e mbushur deri 15 ml (Fluditec 5%) ose 13 mg natrium për çdo kupë matëse e mbushur deri në gradimin 15 ml (Fludietc 2%).
Prandaj kjo gjë duhet patur në konsideratë në personat që bëjne dietë të kontrolluar me natrium.
Ky medikament përmban metil parahidroksibenzat(E218 ) dhe agjentin ngjyrues ( muzg i verdhë FCF E110 ),prandaj mund të shkaktojë reaksion alergjik.
NËSE KENI PYETJE TË TJERA PËR MEDIKAMENTIN MOS HEZITONI TË PYESNI MJEKUN TUAJ

SHTATZANIA DHE USHQYERJE ME GJI:
Ky medikament do të përdoret në shtatzani vetëm me këshillën e mjekut.
Si rregull i përgjithshëm, gjithmonë pyesni mjekun apo farmacistin tuaj para se të merrni një mjekim në rast se jeni shtatzanë apo duke ushqyer fëmijën me gji.

EKSIPIENTË ME EFEKT TË NJOHUR: saharoza,natrium, metil  parahidroksibenzat(E218 ) dhe agjentin ngjyrues ( muzg i verdhë FCF E110 ) .

ADMINISTRIMI DHE POSOLOGJIA:
Fluditec 5%: VETËM PËR TË RRITUR (mbi 15 vjeç): një masë dozuese e mbushur deri në 15ml, 3 herë në ditë, mundësisht të merret jashtë vakteve. Periudha e trajtimit është e kufizuar deri në 5 ditë.
Fluditec 2%: FËMIJË MBI 5 VJEÇ: 1 masë dozuese e mbushur deri tek shenja 5 ml, 3 herë në ditë.
FËMIJË NGA 2 DERI 5 VJEÇ: 1 masë dozuese e mbushur deri tek shenja 5 ml, 2 herë në ditë.
NËSE KENI PYETJE TË TJERA PËR MEDIKAMENTIN MOS HEZITONI TË PYESNI MJEKUN TUAJ
Mos e kaloni asnjëherë dozën prej 5 ml, 2 herë në ditë. Mos e kaloni periudhën 8-10 ditore pa u këshilluar me mjekun.

EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME:
Si të gjithë substancat aktive, ky medikament mund të shkaktojë efekte anesore te shkalleve te ndryshme, në disa njerëz: mundësi për çrregullime të tretjes, si p.sh. dhimbje stomaku, nauze, të vjella dhe diarre. Është e këshillueshme të reduktohet doza në këto raste.
JU LUTEM INFORMONI MJEKUN APO FARMACISTIN TUAJ PËR ÇDO EFEKT ANËSOR QË NUK PËRMENDET NË KËTË FLETËPALOSJE, APO PËR ÇDO TRAJTIM TJETER  QËJU JENI DUKE MARRE.

TË MBAHET LARG FËMIJËVE.
Të mos përdoret pas datës së skadencës të vendosur tek paketimi.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Comments (2)

  • nada

    pershendetje, doja tju pyesja se nese fluditec i ka dhene efekte anesore femijes si diarre dhe vjellje te ushqimit, per sa dite mund te kalojne keto efekte anesore? faleminderit

    Reply
    • farmacisti

      pershendetje!!! ne disa raste fluditec mund te jape diarre. Me qene se femija juaj i ka pasur keto simptoma duhet ti jepni sa me shume lengje per ta hidratuar dhe tresol. nqs diarrea dhe vjellja nuk kalon brenda 24 oreve ju keshilloj te kryeni nje vizite te mjeku juaj.faleminderit.

      Reply

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top