Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Kliacef (pluhur, tableta)

Kliacef (pluhur, tableta)

kliacef

PËRBËRJA:

KLIACEF pluhur i granuluar për sospension oral flakon 100ml 5%.

5 ml sospension përmbajnë:

Principi aktiv: cefaklor monohidrat ekuivalent me 250 mg cefaklor.

Shtesa: amido i modifikuar, dimetikon 350 c.s , eritrosina E 127, metilceluloze, sodë laurilfosfat, gomë xantana, sakaroze, arome luleshtrydhe.

KLIACEF “500 mg tableta të tretshme” 8 tableta të tretshme.

Një tabletë përmban:

Principi aktiv: cefaklor monohidrat ekuivalent me 500mg cefaklor.

Shtesa: karbonat kalciumi, sodë karboksimetilceluloze, sodë karboksimetilamid, aromë luleshtrydhe.

FORMA FARMACEUTIKE:
Pluhur i granuluar për sospension oral, tableta të tretshme.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE:
antibiotik për përdorim oral,që i përket klasës së cefalosporinave.

INDIKIMET TERAPEUTIKE:
Trajtimi i infeksioneve të shkaktuara nga xherme të ndjeshëm ndaj cefaklorit.

  • Infeksione të aparatit respirator,si pulmonit,bronkit,riakutizime të bronkitit kronik,faringite dhe tonsilite;
  • Otite të veshit të mesëm;
  • Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta;
  • Infeksione të traktit urinar përfshirë edhe pielonefrite dhe cistite;
  • Sinusite;
  • Uretrite gonokoksike.

KUNDËRINDIKIMET
Kliacefi kundërindikohet në pacientët me alergji të njohur ndaj cefalosporinave dhe komponenentëve të tjerë të produktit.
Në përgjithësi kundërindikohet në shtatzëni dhe gjidhënie.

Përdorimi te të sapolindurit: Efikasiteti dhe toleranca e Kliacefit në të sapolindurit më të vegjël se një muaj nuk janë të njohura.

VËMENDJE E VECANTË:
Kliacef nuk ndikon në aftësinë e dhënies së makinës.

PËRDORIMI NË SHTATËZËNI DHE GJIDHËNIA:
Duhet marrë nën kontrollin direkt të mjekut në rastet kur përdorimi është i domosdoshëm.

DOZA,MËNYRA DHE KOHA E MARRJES:

Të rriturit:250mg çdo 8 orë,në infeksione më të rënda doza mund të rritet.
Doza maksimale mund të shkojë deri në 2g në ditë.
Për trajtimin e uretritit gonokoksik akut këshillohet një marrje prej 3g në ditë e shoqëruar me 1g prebenecid.

Fëmijët:20mg/kg peshë/24 orë e fraksionuar çdo 8 orë.
Në infeksione më të rënda (si otite të veshit të mesëm),rekomandohet një dozë prej 40mg/kg peshë /24orë deri në një dozë maksimale prej 1g.

DOZAT DITORE SIPAS PESHËS TRUPORE SIPAS REKOMANDIMIT 40MG/KG (Kliacef 250mg/5ml).

PESHA Deri 8 kg Nga 8-16kg Nga 16-21 kg Mbi 21 kg
3x në ditë(doza e përgjithshme) 100mg(2ml) 200mg(4ml) 250mg(5ml) 300mg(6ml)


Alternative e skemës së marrjes: Në otite media dhe faringite ,doza totale ditore mund të merret në doza të fraksionuara çdo 12 orë; sasia e produktit duhet të shtohet sipas skemës së mëposhtme:

DOZAT DITORE SIPAS PESHËS TRUPORE SIPAS REKOMANDIMIT 40MG/KG (Kliacef 250mg/5ml)

PESHA Deri 8 kg Nga 8-16kg Nga 16-21 kg Mbi 21 kg
2x në ditë(doza e përgjithshme) 150mg(3ml) 300mg(6ml) 400mg(8ml) 500mg(10ml)

Shënim:kjo tabelë i referohet prodozes maximale prej 40mg/kg peshë .
Kuptohet që për dozën 20mg/kg peshë këto doza duhen përgjysmuar.

Këshilla për përdorimin:
Këshilla për përgatitjen: tundeni mirë flakonin para përdorimit ,shtoni ujë deri në nivelin e treguar në të dhe tundeni flakonin deri sa të përftohet një tretësirë uniforme.

Nëse përgatitet sipas këtyre udhëzimeve , 5 ml sospension korrespondojnë:
cefaklor monohidrat ekuivalent me 250mg cefaklor.

Tundeni mirë para çdo marrjeje.

Tabletat e tretshme mund të merren pasi treten në gjysëm gote me ujë.

Kujdes
Pasi është përgatitur të ruhet në frigorifer në pjesën e poshtme në temperaturën nga +2 Gradë Celcius deri në +8 Gradë Celcius dhe të përdoret brenda 14 ditëve.

  • antibiotik per femije
  • antibiotik për përdorim oral
  • bronkit
  • cefaklor monohidrat
  • cefalosporina
  • cistite
  • efektet anesore te cefaklor
  • efektet anesore te Kliacef
  • efektet anesore te kliacef 500mg
  • faringite
  • Infeksione të aparatit respirator
  • infeksione te indeve te buta
  • infeksione te lekures
  • infeksione te traktit urinar
  • kliacef 500mg
  • KLIACEF pluhur i granuluar për sospension oral
  • kliacef shurup
  • Kliacefi kundërindikohet në pacientët me alergji të njohur ndaj cefalosporinave
  • menyra e perdorimit te cefaklor
  • menyra e perdorimit te Kliacef
  • menyra e perdorimit te kliacef 500mg
  • Otite të veshit të mesëm
  • pielonefrite
  • pulmonit
  • riakutizime të bronkitit kronik
  • shurup antibiotik per femije
  • Sinusite
  • tonsilite
  • Uretrite gonokoksike
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes