Picillin (injeksion) Reviewed by Momizat on . Picillin (injeksion) Piperaciline fl 2 gr. Piperacilina është një antibiotik beta-laktamik në klasën e ureido penicilinave. Përbërja 1 flakon përmban: Lëndë vep Picillin (injeksion) Piperaciline fl 2 gr. Piperacilina është një antibiotik beta-laktamik në klasën e ureido penicilinave. Përbërja 1 flakon përmban: Lëndë vep Rating: 0
You Are Here: Home » P » Picillin (injeksion)

Picillin (injeksion)

Picillin (injeksion)

picillin

Piperaciline fl 2 gr.
Piperacilina është një antibiotik beta-laktamik në klasën e ureido penicilinave.

Përbërja
1 flakon përmban:
Lëndë vepruese: piperaciline natrike e barasvlefshme me 2 gr piperacilinë.

Një ampulë tretës përmban: lidokaine klorhidrate 0.5%; uje për injeksion 4 ml.

Indikacionet
Piperacilina këshillohet të përdoret për të trajtuar infeksione bakteriale serioze.

Bakteret gram-negative
Pseudomonas, Proteus indolo-positiv dhe indolo-negativ, Citrobakter, Klebsiella, Enterobakter, Serratia, E. Colli, H. Influenzae, N. Meningitidis, N. Gonorrhoea.
1. Infeksione të komplikuara dhe të thjeshta të veshkave dhe të rrugeve genito-urinare.
2. Infeksione akute dhe kronike të rrugëve të frymëmarrjes.
3. Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta.
4. Parandalim i infeksioneve gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Bakteret anaerobe
Piciline është e indikuar në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret anaerobe dhe veçanërisht; B. Fragilis, Clostridium, Peptococcus dhe Peptostreptococcus.
1. Infeksione pneumo-pulmonare si empiema, pulmonite dhe absceset pulmonare.
2. Infeksione të kavitetit abdominal si peritonite dhe abscese.
3. Infeksione gjinekologjike si endometrite, inflamacione pelvike dhe salpingite.
4. Infeksione të lëkures dhe indeve të buta.
5. Septicemia.
6. Profilaksi peri-operatore.

Bakteret gram-pozitive dhe të përzierë
Picilina është e indikuar edhe në trajtimin e infeksioneve të mësiperme të shkaktuar nga baktere gram-pozitive si; Streptokoke, pneumokoke, stafilokoke jopenicilinaze prodhues dhe enterokoke si dhe nga shtame të përziera gram-negative dhe positive.

Gjithashtu:
• Në trajtimin e infeksioneve të këmbës diabetike.
• Si terapi empirike në neutropenine febrile (psh. pas kimioterapise).

Kundërindikacionet
Të mos përdoret piperacilina nëse jeni alergjik ndaj një prej përbërësve të preparatit. Nëse keni patur ndonjë reaksion alergjik ndaj penicilinave psh amoxicilinës, cefalosporinave psh cefaleksinës ose antibiotikëve beta-laktamik psh imipenemit është mirë të mos e përdorni piperacilinën.
Gjithashtu të mos përdoret nëse në të njëjtën kohë jeni duke marrë antibiotik tetraciklik psh doksiciklinë.

Efektet anësore
Diarre, marrje mendsh, dhimbje koke, feçe të errëta; dhimbje, enjtje ose skuqje tek vendi i injeksionit, lodhje.
Reaksione alergjike ndaj preparatit ose ndonjë prej përbërësve të tij.

Mënyra e përdorimit
Piperacilina zakonisht përdoret së bashku me një inhibitor të betalaktamazes, sic është tazobaktami. Ky kombinim ka provuar efektivitet të lartë ndaj shumë patogjeneve gram-pozitive, gram-negative dhe anaerobe duke përfshirë këtu edhe Pseudomonas aeruginosa.

Doza dhe mënyra e administrimit
Piperacilina nuk absorbohet në rrugë orale, prandaj ajo duhet administruar në rrugë venoze ose muskulare sipas kësaj skeme:

Fëmijë nën 6 vjeç; 0.5 g x 2 herë/ditë.

Fëmijë 6 vjeç-18 vjeç; 1 g x 2 herë/ditë.

Të rritur; 2 g x herë/ditë.

Ndërsa përzierja piperaciline/tazobaktam administrohet intravene çdo 6-8 orë.
Preparati mund të jepet edhe me infusion të vazhdueshëm.

Kujdes!
Duhet patur parasysh se piperacilina është një nga ato preparate, rritja e dozës së të cilit nuk do të rriste edhe efektin e tij.
Nëse jeni shtatzanë ose planifikoni për të qënë shtatëzanë atëhere më parë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.
Në qoftë se vuani nga fibroza cistike, sindromi i zorres së irrituar, sëmundje të ndryshme veshkash ose insufiçiencë kardiake si dhe nëse manifestoni probleme hemorregjike, këshillohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara përdorimit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top