Zitara 500mg Profarma Reviewed by Momizat on . ZITARA  500mg Tableta të veshura me film — 500 mg (Azitromicinë dihidrat) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhë ZITARA  500mg Tableta të veshura me film — 500 mg (Azitromicinë dihidrat) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhë Rating: 0
You Are Here: Home » Z » Zitara 500mg Profarma

Zitara 500mg Profarma

ZITARA  500mg

Zitara

Tableta të veshura me film — 500 mg

(Azitromicinë dihidrat)

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj
  • Ky bar është përshkruar per ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor  që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Zitara dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të merrni Zitara
  3. Si ta merrni Zitara
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Zitara
  6. lnformacion i mëtejshëm

1.ÇFARË ËSHTË Zitara DHE PËRSE PËRDORET?
Tabletat e veshura me film Zitara përmbajnë si lëndë aktive azitromicinë dihidrat, ekuivalente me 500 mg azitromicinë.
Azitromicina bën pjesë në grupin e antibiotikëve makrolidë.

Indikohet në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga disa baktere apo mikroorganizma të tjerë si:

  • infeksione të rrugëve të frymëmarrjes (bronkit, pneumoni, faringit, tonsilit, sinuzit);
  • infeksione të veshit;
  • infeksione të lëkurës dhe indeve të buta;
  • infeksione urogjenitale të shkaktuara nga Chlamydia trachomatis.

Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Zitara për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë ky bar.

2. PËRPARA SE TË MERRNI Zitara
Mos përdorni Zitara në qoftë se:

  • keni mbindjeshmëri ndaj azitromicinës, antibiotikëve të tjerë makrolidë, si eritromicina, klaritromicina ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të tabletës; reaksioni alergjik mund të shfaqet me skuqje të lëkurës dhe fishkëllimë të mushkërive;
  • keni dëmtim të funksionit të mëlçisë;
  • jeni duke marrë derivate të ergotit, si ergotamina, që përdoren për trajtimin e migrenës.

Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, këshillohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të veçantë me Zitara
Mjeku juaj duhet të jetë në dijeni nëse keni një nga gjëndjet e mëposhtme:

  • dëmtim të funksionit të mëlçisë;
  • probleme të zemrës.

Marrja e Zitara me ushqim dhe pije
Ky bar duhet të merret 1 orë para ose 2 orë pas ushqimit.

Shtatzania
Në qoftë se jeni shtatzanë ose planifikoni të ngeleni shtatzanë, njoftoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.

Ushqimi me gji
Në qoftë se ushqeni fëmijën me gji, njoftoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk parashikohet që ky bar të ndikojë në aftësinë për të drejtuar automjetin apo për të përdorur makineri.
Megjithatë, efekte të mundshme anësore, si marrje mendsh, duhen marrë në konsideratë kur kryhen këto aktivitete.

Marrja e barnave të tjera

Njoftoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë një nga barnat e mëposhtme:

  • ergotaminë;
  • varfarinë ose antikoagulantë të tjerë;
  • ciklosporinë (përdoret si imunosupresor  pas transplantit të organeve ose palcës së kockave);
  • digoksinë (përdoret në trajtimin e insufiçiencës së zemrës);
  • teofilinë (përdoret në trajtimin e astmës);
  • terfenadinë (antialergjik);
  • antiacide (në këtë rast azitromicina duhet marrë 1 orë përpara ose 2 orë pas marrjes së antiacideve).

Njoftoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë dhe barna të tjera, përfshirë ato që mund të merren pa përshkrimin e mjekut.

3. SI TA MERRNI Zitara?
Tabletat duhen marrë ashtu siç ju ka udhëzuar mjeku.
Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për mënyrën e marrjes së tabletave, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Të rriturit
Në infeksionet urogjenitale pa komplikacione, të shkaktuara nga Chlamydia trachomatis doza është 1000 mg, e cila merret si dozë e vetme.
Për të gjitha indikacionet e tjera, doza është 500 mg. e cila merret si dozë e vetme, për 3 ditë (doza totale 1500 mg).
Si alternativë, doza totale (1500 mg) mund të jepet për një periudhë 5 ditore përkatësisht 500 mg ditën e parë dhe më pas 250 mg ditët e tjera.

Të moshuarit
Mund të përdoren dozat e përshkruara për të rriturit.

Fëmijët
Ky bar indikohet vetëm në fëmijët që peshojnë më  shumë se 45 kg.
Në këtë rast mund të përdoren dozat e përshkruara për të rriturit.
Për fëmijët që peshojnë më pak se 45 kg, mund të përdoren forma të tjera të azitromicinës (si p.sh. pezullitë).
Në rast se pacienti ka dëmtim të funksionit të mëlçisë ose të veshkave, mjeku mund të ndryshojë dozën.
Flisni me mjekun tuaj nëse vuani nga ndonjë prej sëmundjeve të përmendura më sipër.

Në qoftë se keni marrë më shumë Zitara
Në qoftë se keni marrë më shumë Zitara se sasia që duhet të merrnit ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.
Mbidozimi mund të japë të përziera, të vjella, diarre  dhe probleme me stomakun.

Në qoftë se keni harruar të merrni Zitara
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar!
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
Merrini tabletat përgjatë gjithë kohës së trajtimit.
Në qoftë se trajtimi ndërpritet më herët sesa duhet, infeksioni mund të rikthehet.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË Zitara
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve anësore të mundshme.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Disa efekte anësore mund të shfaqen në fillim të trajtimit dhe të zhduken spontanisht gjatë vazhdimit të trajtimit.
Efektet anësore janë të renditura më poshtë sipas shpeshtësisë së shfaqjes së tyre.

Të zakonshme (shfaqen në më shumë se 1 në 10 pacientë): çrregullime dhe krampe të stomakut, ndjenjë e të qënit jo mirë, diarre.

Të pazakonta (shfaqen në më pak se 1 në 100 pacientë por në më shumë se 1 në 1000 pacientë): humbje oreksi, çrregullim i shijes, defekim, fryrje dhe probleme me tretjen, kruarje vaginale, skuqje dhe kruarje të lëkurës, dhimbje të kyçeve, të përziera, vertigo, dhimbje koke, përgjumje, të fikët.

Të rralla (shfaqen në më pak se 1 në 1000 pacientë, por në më shumë se 1 në 10000 pacientë): mpirje ose ndjenjë shpimi, shtim të sensibilizimit të lëkurës ndaj diellit, skuqje dhe deskuamim të rëndë të lëkurës, rrahje të shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, hypotension, kapsllëk, inflamacion të zorrëve, ndjenjë këputjeje, çngjyrosje të gjuhës, infeksione mykotike të gjuhës dhe vaginës, inflamacion të pankreasit (pankreatit), inflamacion ose insufiçiencë renale, hepatit, ndryshim të niveleve të enzimave të mëlçisë, zverdhje të lëkurës dhe të syve (ikter), insufiçiencë hepatike, nervozizëm, irritim, pagjumësi, të ndjerit hiperaktiv, ulje ose humbje të përkohshme të dëgjimit, zhurmë në veshë, ulje të numrit të ruazave të bardha të gjakut.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të përmendura më sipër ju shqetëson.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues  ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI Zitara?
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Zitara pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!

6.INFORMACION I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Zitara?

Lënda vepruese është azitromicinë dihidrat.

Çdo tabletë e veshur me film përmban azitromicinë dihidrat ekuivalente me 500 mg azitromicinë.

Përbërësit e tjerë janë: amidon i prexhelatinizuar, fosfat kafçiumi bibazik, kroskarmelozë natriumi, stearat magnezi, laurilsulfat natriumi, opadry II white Y-30-18037 (laktozë monohidrat, hipromelozë 15 cP, dioksid titani Cl 77891, triacetin (triacetat gliceroli)).

Përmbajtja e paketimit

Forma e paketimit:
kuti me 3 tableta të veshura me film.                                                                        PROFARMA 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top